RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Fatjon Sorra boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2010”

3 min read

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, Kosovë, 13 Shkurt 2010 – Turneu i dytë tradicional “Pavarsia 2010” u mbajt sot nën organizimin e FboxK – Federatës së boksit të Kosovës. Turneu ishte një ditorë ku morrën pjesë shtetet fqinjë, Maqedonia, Mali i Zi, Sanxhaku dhe nikoqiri Kosova. U zhvilluan nëntë lufta ku pati boks mjaft cilësor. Dy lufta u zvilluan në konkurrencën e juniorëve, një në konkurrencën e femërave dhe gjashtë lufta në konkurrencën e seniorëve.

Boksieri më i mirë u shpall Fatjon Sorra i cili mposhti boksierin gjakovar, Mehmed Asllanin me vendim unanim. Lufta e përshkrua si mjaft e rrept por Sorra kishte përgaditje më të madhe fizike, që rezultoi me fitoren e tij.

Një Duel që ishte mjaft i mirë do të thoshim  ishte ai mes Kadri Murselit dhe Shkelqim Bega, ku juria nuk ju dha ndonjë çmim, mirpo ishte një luftë mjaft e fortë ku fitues doli boksieri nga Ferizaji. Edi Kabashi dhe Ali Fredi e përmbyllën me barazim. Njëri prej meçeve më atraktiv  është zhvilluar në mes boksierit shqiptar, Alban Bermeta dhe atij nga Mali i Zi, Dragan Roganovic.Bermeta gjatë gjithë luftës ka qenë agresor në ring mirpo ishte boksieri malazes ai që dha goditje të pastërta. Edhe Bujar Sejdiu në kategorinë 81 kg (Kosova) ishte mjaft i përgatitur dhe me një boks të mirë, e ka detyruar boksierin maqedonas, Real Emërllahun, që në rundin e dytë të dorëzoi meçin. Talenti i ri Gazmend Gashi nuk arriti të tregon vlerat e tij. Ai huri në ring me shumë rrespekt ndaj kundërshtarit, dhe humbi me pikë.

Të gjitha duelet u transmetuan nga televizioni publik RTK,  komentatori Blerim Vuniqi i ndihmuar nga analisti i Kosovaboxing.org – Artan Vërbica i cili ishte në detyrën e expertit.

Paraqesim të gjitha rezultatet e duele që u zhvilluan sot dhe epitet që fituan pjesëmarrësit :

Konkurrenca e juniorëve :
60 Kg – Gazmend Gashi (Kosovë) – Haris Collakovic (Sanxhaku)  – 0:2
Refer në ring ishte : Rasim Rrustemi

75 Kg – Kadri Murseli (Kosovë) – Shkëlqim Bega (Shqipëri) – 2:0
Refer në ring ishte : Sreten Boskovic

Konkurrenca  femërore :
57 kg – Fatlume Ahmeti  (Kosovë) – Suada Sadikova (Maqedoni) – RSCO 3
Refer në ring ishte : Latif Demolli

Konkurrenca e meshkujve :
57 kg – Edi Kabashi (Kosovë) – Ali Fredi (Maqedoni) – Barazim
Refer në ring ishte : Rrustem Konjuhi

60 kg – Liridon Zeqiri (Kosovë) – Mustafa Ibrahimi (Maqedoni) – 2:0
Refer në ring ishte : Agim Tahiraj

69 kg – Milot Shabani (Kosovë) – Fakis Gorcevic (Sanxhaku) – RSCO 2
Refer në ring ishte : Agim Shala

75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) – Dragan Roganovic (Mali i Zi) – 0:2
Refer në ring ishte : Latif Demolli

81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) – Read Emerllahu (Maqedoni) – RSCO 1
Refer në ring ishte : Rrustem Konjuhi

+ 91 kg – Mehmed Asllani (Kosovë) – Fatjon Sorra (Shqipëri) – 0:2
Refer në ring ishte : Sreten Boskovic

Juria profesionale  në krye me legjendën tone të boksit, Nazif Gashi (Kosovë), Dejan Popovic (Mali i Zi), Ergyn Shillovski (Maqedoni), dhe Demo Lopec (Sanxhaku) zgjodhi ma të mirët :

Boksieri më i mirë i turneut : Fatjon Sorra (Shqipëri)
Tekniku më i mire i turneut : Fatlume Ahmeti (Kosovë)
Boksieri më Fair-Play : Haris Collakovic (Sanxhaku)
Qifti më luftarak : Edi Kabashi (Kosovë) dhe Ali Fredi (Maqedoni
)

3 thoughts on “Fatjon Sorra boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2010”

  1. me intereson meqi mes boksierit Mehmet Asllani dhe Fatjo Sorra si asht zhvilluar se nuk kam mujt ta shikoj a esht mundshme te shihet dhe cil me te vertet prej ktyre boksierve ka luftu ma mir ne realitet?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.