Kampionja e botës që përfaqëson Republikën e Çekise, ekipin gjerman SES Boxing dhe poashtu gjithë shqiptarët, Fabiana Bytyqi (14-0, 5 KO) do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBC, kategoria Atom, kundër kampionës së Meksikës, Maria Soledad Vargas (12-3-1, 1 KO) me 6 prill në Usti Nad Labem të Çekisë.

Kjo do të jetë mbrojta e parë e titullit të botës për Fabianën, pasi atë e fitoi me 22 shtator të vitit të kaluar kundër anglezës, Denise Castle.

Do të jetë një përballje interesante për Fabianën. Ajo deri më tani është menaxhuar mjaft mirë nga ekipi SES Boxing e sidomos nga trajneri dhe menaxheri, Lukas Konecny duke u ngritur në pedistialin më të madh, duke u shpallur kampione e botës.

www.kosovaboxing.org
28 shkurt 2018