Rrallë herë ndodh që një femër të shpallet boksierja më e mirë e ndonjë shteti apo një agjencioni të boksit. Por, boksierja jonë Fabiana Bytyqi me sukseset e arritura ka lënë prapa të gjithë meshkujt e boksit shqiptarë.
Fabiana në vitin që po lamë pas arriti suksese të jashtzakonshme duke mbrojtur titullin e kampionës së botës për të reja “WBC Youth” dhe duke fituar një tjetër titull “WBO Youth” dhe për të fituar edhe një çmimë të çmuar të versionit WBC, titullin e argjendtë “WBC Silver”.

Shkëlqeu kundër ruses Evgeniya Zablotskaya duke fituar titullin e dytë në karrierë, atë WBO

Sportovni Halla, Kralovka, Pragë, Çeki, 11 mars 2017 – Meçin e parë të vitit Fabiana Bytyqi e zhvilloi kundër rusës, Evgeniya Zablotskaya (8-14-0, 4 KO) e vlefshëm për titullin evropian të versionit WBO, për të reja, “WBO Youth”.
Fabiana e dominoi meçin në dhjetë raunde duke fituar një betejë e cila i dha vetëbesim të madh drejt ngritjes së saj drejt sfidave edhe më të mëdha. Pas dhjetë raundeve tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierës sonë me rezultat të thellë, dy 98-92 dhe njëri 97-93. Ky ishte titulli i dytë i fituar në karrirë për Fabianën pas titullit të fituar “WBC Youth”.
Fabiana mposhti një boksiere të klasit botëror , venzualesen Luisana Bolivar
Hotel Maritim, Magdeburg, Gjermani, 30 shtator 2017 – Fitoren e dytë Fabiana e shënoi në Magdeburg të Gjermanisë. Ajo mbrojti titullin “WBC Youth” duke mposhtur kundërshtaren nga Venezuela, Luisana Bolivar (4-5-0, 1 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve. Dy gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e Fabianës me 97-93, ndërsa njëri 96-94 për boksierën tonë.
Dueli u karakterizua me shumë sulme nga dy boksieret. Fabiana fillonte që nga fillimi duke e ndjekur Bolivarin, ndërsa ajo me një mbrojtje të mirë kundër përgjigjej bukur me mbrojtje dhe goditje të bukura, por që Fabiana duke e ndjekur në çdo raund arrinte në fund të raundeve ta lodhte duke goditur më shumë goditje të pastërta duke fituar raundet në momente vendimtare. Për këtë arsye edhe gjyqëtarët patën punë të vështirë duke pasur hamendje për kend të vlerësojnë meçin, që nga raundi në raund.
Përmbyllë vitin suksesshëm duke fituar titullin e tretë në karrierë
Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 2 dhjetor 2017 – Kampionja e botës për të reja në versionin WBC, Fabiana Bytyqi fitoren e tretë të vitit dhe titullin e tretë në karrierë “WBC Silver” arriti ta fitoj kundër ka arritur të fitoj kundër kundërshtarës nga Tanzania, Fatuma Yazidu. Fabiana arriti ta mposht afrikanën me nakaut teknik në raund të dytë. Kjo fitore e dërgoi atë lartë në rangimet botërore në versionin WBC që mund të sfidoj titullin e botës këtë vit.

Fabiana ka një karrierë të ndritshme deri më tani. Ajo ka radhitur 12 fitore (4 KO) të një pas njëshme, ndërsa që nuk njeh humbjet për tre vite në boksin profesionist. Ajo po përmbyll një vit të suksesshëm këtë vit me tre meçe të rëndësishme, të gjitha fitore duke mbrojtur titullin “WBC Youth” duke fituar titullin “WBO Europe” dhe duke fituar tani edhe titullin tjetër të familjes së WBC-së, “WBC Silver”. Ky suksesë i jashtzakonshëm i jep asaj titullin e boksierit më të mirë të vitit 2017 nga agjencioni Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org 
2 janar 2018