RTK

RTKLive
8 Maj, 2024

Exclusive: Intervistë me Petrit Dobroshin

3 min read

Petrit Dobroshi është njëri ndër boksierët më të talentuar që ka pasur boksi shqiptar ndonjëhere. Ai ka pasur një karierë të pasur në boksin amator. Më pastaj ka debutuar në boksin profesionist tek ekipi i njohur i Berlinit, Saurland Event. Dobroshi në Saurland ka zhvilluar tre duele duke shënuar tre fitore. Ai sa ishte në Saurland ka pësuar një lëndim në krahrorin e tij të majtë dhe është përballur gjatë gjithë karieres së tij me këtë lëndim duke operuar krahun dy herë.  Pas dy viteve pushimi të dhunshëm i rikthet boksit. Ekipi i tij Saurland nuk ja vazhdon kontratën dhe ai kërkon mjedis të ri, duke kaluar tek ekipi tjetër i madh, Universum Box Promotion. Edhe tek Universum i përsëritet lëndimi ku e operon për here të tretë. Petriti nuk dorëzohet dhe vazhdon edhe përkundër ngecjes në karierë. Kalon tre vite të sukseshme në Universum duke shënuar 6 fitore dhe 1 barazim. Tani kur shoku i tj Felix Sturm bëhet pjesë menagjuese dhe krijon klubin e tij, është normale që Dobroshi i bashkangjitet. Petriti zhvilloi javën e kaluar një duel kundër litvanezit, Jevgenijis Kiselevs duke shënuar fitore me vendim unanim në 6-raunde. Duelin e tij të radhës pritet ta zhvilloj nga fundi i muajit Mars. Dobroshi ka rekord prej 10 fitoreve dhe 1 barazimi. Deri më tani është i pamposhtur dhe shpresojmë që kariera e tij do të ketë rritje në këtë vit. KosovaBoxing.org e kontaktoi boksierin duke ju sjellur Petritin më afër tek ju dhe disa lajme reth vazhdimit të karierës së tij.

KosovaBoxing.org – Pershendetje Petrit, si jeni, a jeni mirë.
Petrit Dobroshi – Mirë faleminderit, ju si jeni.

KosovaBoxing.org – Ju përgëzoj për promovimin tuaj në ekipin e ri “Plus One Promotion” dhe suksese në të ardhmen.
Petrit Dobroshi – Faleminderit, edhe unë ty të përgëzoj Artan për web-siten e ri dhe jeni të mirëseardhur gjithëmonë.

KosovaBoxing.org – Urime për fitoren e javës kaluar. Sa ka qenë kjo fitore e rëndësishme për juve ?
Petrit Dobroshi – Po ka qenë mjaft e mirëseardhur dhe besoj që do të kam më shumë meçe këtë stinor.

KosovaBoxing.org – Petrit, një pjesë të karierës e keni kaluar në Saurland Event, pastaj në Universum Box Promotion dhe tani në ekipin tuaj të ri, Plus One Promotion. Cfarë është kjo experiencë për juve dhe çka pritni në të radhmen ?
Petrit Dobroshi – Kam kaluar një kohë të gjatë në boksin profesionist. Kam mësuar shumë tek ekipi Saurland dhe Universum. Tani pres më shumë në klubin e ri. Besoj që mundësit do ti kam dhe me fitore të një pas njëshme do të më ipet rasti të luftoj për ndonjë titull.

KosovaBoxing.org – Shoku yt i ngushtë Felix Sturm është pjesë menagjuese e klubit tuaj të ri. Sa do ta keni ma lehtë tani ?
Petrit Dobroshi – Po atë e kam shok të ngushtë dhe ai gjithëmonë më ka përkrah. Me të flas drejtpërdrejt dhe kam përkrahjen e tij. Besoj që këto dite do takohemi dhe do të flasim për shumë gjëra.

KosovaBoxing.org – Adhuruesit e tuaj janë kurreshtar dhe dëshirojnë t`a dinë se kur do të kemi duelin  tuaj të radhës ?
Petrit Dobroshi – Lufta ime e radhës do të jetë në fund të muajit Mars mirpo nuk e di datën saktësisht dhe nuk është definitive. Do t`ju lajmeroj patjeter.
KosovaBoxing.org – Ju faleminderoj për kohën që gjetët për ne dhe suksese në të ardhmen.

Intervista u zhvillua nëpërmjet telefonit nga Artan Vërbica me 1 Shkurt 2010.

1 thought on “Exclusive: Intervistë me Petrit Dobroshin

  1. Pershendetje Petrit qysh je, a je mire, si po kalon a je ka bokson mo, urime per gjitha fitoret qe i ke bo veq vazhdo se shum i mir je te preshendet djali i migjes artani tung klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.