RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Exclusive: Intervistë me Ardian Krasniqin

3 min read

Prishtinë, 13 Qershor 2010 – Ardian Krasniqi ka qëndruar disa ditë për pushime në vendlindje në Kosovë. Kosovaboxing.org intervistoi boksierin tonë duke ju sjellur më shumë rreth boksierit tonë që po zhvillon karrier të sukseshme  në boksin profesionist në Zvicër. Ardian Krasniqi është nga qyteti i Suharekës. Ai ka emigruar në Zvicër në viten 1992 ku së bashku me familje ju bashkangjitë babait të tij, i cili kishte shkuar disa vite me parë. Ardian Krasniqi ka zhvilluar afër 150 meçe në boksin amator duke fituar tre herë titullin e kampionit për junior dhe tre herë për senior. Ai ka debutuar vitin e kaluar në boksin profesionist dhe deri tash ka bërë shtatë duele duke fituar të gjitha, ndër to katër me ndërprerje. Krasniqi ka të ardhme të ndritur në boksin profesionist.

Kosovaboxing.org : Përshendetje nga redaksia jonë. Si po kaloni në Kosovë ?
Ardian Krasniqi : Mirë faleminderit, mirë se ju gjejë .

Kosovaboxing.org: Keni zhvilluar një karierë të sukseshme në boksin amator duke fituar shumë tituj dhe pjesmarrës në shumë turne dhe kampionate. Sa ju ka ndihmuar boksi amator?
Ardian Krasniqi : Po kam zhvilluar shumë meçe dhe jam pjekur si boksier. Kam afër 150 meçe dhe boksoj që nga mosha 12-vjeçare, gjë shumë e sukseshme për mua. I kisha sugjeru boksieret tanë të bëjnë më shumë përvojë në boksin amator para se të hyjnë në boksin profesionist. Kjo do t`ju ndihmojë shumë.

Kosovaboxing.org : Tre herë kampion i Zvicrës për junior dhe tre herë kampion në konkurrencën e seniorëve (2005,2006, 2007) por në vitin 2008 u lënduat dhe nuk arritet që të merrni pjesë në Lojrat Olimpike, mirpo prapë një sukses mund t`a quajmë karrierën tënde në boksin amator?
Ardian Krasniqi: Po jam i kënaqur me arritjet e mia. Ishte dëshirë të merrja pjesë në Pekin por fati nuk deshti.

Kosovaboxing.org : E përmendët se keni filluar boksin me 12-vjeç, cila ishte inspirimi, motivi apo idoli u juaj që të mereni me boks?
Ardian Krasniqi: Ka qenë gjermani Henry Maske dhe polaku Dariusz Michalczewski. Të dy kampiona botëror në atë kohë.

Kosovaboxing.org: Deri më tani keni bërë shtatë duele në boksin profesionist dhe në të gjitha keni shënuar fitore, sa jeni i kënaqur?
Ardian Krasniqi: Jam i kënaqur deri më tani. Deri më tani kam fituar të gjitha duelet dhe nuk po ngutem, dua të përsosem sa më shumë me boksin profesionist për sfida të mëdha.

Kosovaboxing.org: Kur mund të presim duelin tënd të ardhshëm ?
Ardian Krasniqi : Në muajin Shtator, më ka thënë menagjeri im Michele Barra. Do të jetë një duel prapë në gjashtë raunde.

Kosovaboxing.org: Cka mund të presin  adhuresit e tuaj në të ardhmen?
Ardian Krasniqi: Shpresoj që most i zhgënjej dhe të vazhdoj me atë ritëm sikurse deri tani. Jam shumë i motivuar për sukses, pres ti radhis akoma fitoret.

Kosovaboxing.org: A keni të shtoni diçka për fund?
Ardian Krasniqi: I përshendes të gjithë adhuruesit e mi dhe juve ju dëshiroj suksese të metejme.

Intervista u zhvillua ditë më parë në Princ Coffee në Prishtinë nga Artan Vërbica.

2 thoughts on “Exclusive: Intervistë me Ardian Krasniqin

  1. Shume mire ka dal intervista, veq ma mire kemi kalu live qe e kemi ba intervisten tu pi kaffe, suksese ardii…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.