Foto: Eroll Popova

Boksieri perspektiv Elvis Hetemi ka nënshkruar me ekipin e njohur SES Boxing nga Magdeburgu.

Hetemi për disa muaj ka stërvitur në Magdeburg me trajnerin Dirk Dzemski, duke bindur krerët e ekipit të SES-it ti ofrojnë kontratë.

“Më është dhënë rasti të stërvitem në ekipin SES Boxing dhe poashtu të boksoj në ngjarjen e tyre të zhvilluar me 3 shkurt të këtij viti në Halle, duke dëshmuar të ardhmen time këtu” theksoi Hetemi për faqën e SES Boxing.

Në ditët e ardhshme do të caktohet data e meçit të ardhshëm.

”Jam falenderues që traineri Dirk Dzemski dhe presidenti Ulf Steinforth kanë besuar në mua. Shpresoj në bashkpunim të thellë dhe mbështetje të madhe ku së bashku do të arrijmë suksese të mëdha” theksoi Hetemi.

Pjesë e ekipit të SES Boxing janë edhe dy boksierët shqiptarë, Robin Haxhi Krasniqi dhe Jurgen Uledaj.

www.kosovaboxing.org
27 mars 2018