RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Callum Smith gjysmëfinalisti i parë në “World Boxing Super-Series”

2 min read

Smith mposht me vendim unanim Erik Skoglund

Echo Arena, Liverpool, Angli, 16 shtator 2017 – Ashtu siç ishte pritur dhe doli të jetë, ku favoriti i parë i përballjes “World Boxing Super Series Super-Middleweight”, anglezi Callum Smith arriti të mposht sonte suedezin Erik Skoglund me vendim unanim pas 12-raundeve.

Smith (23-0, 17 KO) ishte më i mirë për një nuancë të vogël në këtë përballje ndaj Skoglund (26-1, 12 KO) i cili pësoi humbjen e parë në karrierë. Skoglund që konsiderohej autsajder në këtë përballje tregoi meç të fortë, por nuk kishte forcë të bëj diç më shumë në raundet kur ai u deshtë të shpërthej. Dhe pikërisht në raundin e dhjetë, ishte Smith i cili dridhi Skoglund-in me një kroshe të majtë duke vazhduar me goditje të një pas njëshme, por që suedezi u tregua i menqur duke u lëshuar me një gjunjë duke pritur numërimin. Ai vazhdoi meçin duke u mbajtur deri në fund, por kjo tregon se kjo ishte përcaktuese që ai humbi përballjen e çerekfinales.

Tre gjysëmfinalet tjera do të janë këto:
1.
Avni Yildirim (16-0, 10 KO) vs. Chris Eubank Jr (25-1, 19 KO) – boksojnë me 7 tetor në Hans Martin Schlayer në Stutgart, Angli.
2. George Groves (26-3-0, 19 KO) vs. Jamie Cox (24-0, 13 KO) – boksojnë me 14 tetor në Wembley Arena në Londër, Angli.
3. Juergen Braehmer (48-3-0, 35 KO) vs. Rob Brant (22-0, 15 KO) – boksojnë me 28 tetor në Sport and Congress Center në Schwerin, Gjermani.

www.kosovaboxing.org
16 shtator 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.