RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Boksierët më të mirë në vite të zgjedhur nga Kosova Boxing

1 min read

Kosova Boxing në vazhdimësi që nga themelimi ka zgjedhur boksierët më të mirë në vite.

Shefat Isufit i takoi epiteti i boksierit më të mirë për 2019. Isufi është boksieri i 11-të që zgjidhet nga fundi i vitit 2009 ku atë botë u themelua agjencioni Kosova Boxing.

Deri më tani pesë herë është zgjedhur Robin Haxhi Krasniqi (2011, 2012, 2014, 2016 dhe 2018), Edis Tatli dy herë (2013 dhe 2015). Elvir Muriqi, Nuri Seferi, Ibrahim Balla janë zgjedhur nga njëherë. Tani ky epitet i takon edhe Shefat Isufit i cili në meçin kundër britanikut Billy Joe Saunders tregoi vlera të mëdha.

Boksierët më të mirë në vite:
2009 – Elvir Muriqi
2010 – Nuri Seferi
2011 – Robin Haxhi Krasniqi
2012 – Robin Haxhi Krasniqi
2013 – Edis Tatli
2014 – Robin Haxhi Krasniqi
2015 – Edis Tatli
2016 – Robin Haxhi Krasniqi
2017 – Ibrahim Balla
2018 – Robin Haxhi Krasniqi
2019 – Shefat Isufi

Kosova Boxing
8 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.