Enj. Gus 6th, 2020

K-1: Badr Hari kundër Hesdy Gerkes me 29 Maj

2 min read

Pas një procesi të gjatë dhe negociatave që patën me dy legjendat e kick-boxit, Ernesto Hoost dhe Remy Bonasky, ekipi i njohur Show-Time zbarkoi më në fund ku gjeti kundërshtarin e radhës për marokenin, Badr Hari. Me 29 Maj në Amsterdam Badr Hari do të takohet me Hesdy Gerges. Kjo luftë tani u bë zyrtare.

Ekipi Show-Time me gjithë tentimet që ka pasur për ta arranzhuar duelin me Bonjasky apo Hoost, më në fund është kënaqur që kanë arritur marrveshje me egjiptianin. Gerges është një emer i madh në kick-box ku ka arritur të fitoj gjatë karrierës, Ruslan Karaev, Paul Slowinski, etj. “Gerges është një kërcënim i vërtetë, dhe nëse ai vjen në lojë me një plan të përsosur dhe e ekzekuton atë mënyrë të përkryer, një fitore nuk është jashtë pyetje” kishte deklaruar një prej trainereve të tij . Ai do të ketë edhe një duel para se të takohet me Badr Harin. Ai mbrëmë pati një duel në Roterdam të Holandës ku mundi Ashwin Bairak me vendim unanim pas tre raundeve.

Pas humbjes vitin e kaluar në gjysmëfinale në “Grand Prix” të Japonisë, kundër Semmy Schildt, marokeni Badr Hari është rikthyer këtë vit me fitore spektakulare ndaj Mourad Bouzidi me KO në raund të dytë, në turneun “Grand Prix” të Cekisë. Ai më pas kishte treguar se këtë vit do të përmbyll me titull të kampionit botërorë dhe në Grand Slam-in që do të zhvillohet në fund të vitit në Japoni do t`i mposht të gjithë. Badr Hari është kick-boxieri më i popullarizuar në botë.

Artan Vërbica
28 Shkurt 2010

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.