RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Analizë: Nuri Seferi një boksier që po len gjurmë

3 min read


Vitin e kaluar të gjitha mediat shqiptare kanë përzgjdhur si boksierin më të mire të vitit 2008-të. I patrembur, guximtarë, i forte, me karakter shqiptari, e bëjnë Nuri Seferin njërin ndër boksierët më të mire të të gjitha kohërave shqiptare.

Jo rastësisht u zgjodh boksier i vitit ku zhvilloi një vit të përkryer duke mposhtur Josip Jalusic me vendim unanim pas dymbëdhjet roundeve, ku mbrojti titullin Global Boxing Union të kategorisë kruzer. Më pastaj u takua me ish-kampionin botërorë Herbie Hide në Ankara të Turqisë ku boksieri i natyralizuar anglez u gjend në dysheme nga boksieri ynë në round të parë dhe poashtu në round të dytë e shpëtoi gongu dhe doli që më pastaj ta gjen veten dhe të triumfoj padrejtësisht. Nuriu në atë duel lëndoi këmbën dhe nuk rrezikoi asgjë deri më fund edhe pse boksieri nigerian doli fitues i pamerituar, por më pastaj u kritikua mjaft. Boksieri ynë i bëri apel drejtpërdrejt por edhe nëpërmjet mediave botërore për revansh, por nga Hide kjo nuk u pranua. E vërtet sepse e pa që ka të bëjë me një boksier të fortë dhe të uritur për suksese. Nuriu më pastaj shënoi edhe dy fitore tjera, njërën në Shkup dhe tjetrën në Burgedorf duke përmbyllur një stinor të shkëlqyeshëm.

Gjatë karierës së tij 10-vjeqare në boksin profesionist ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke u përballur disa here me boksier me nam botërore si, Taras Bidenko, Nicolai Popov, Denis Bekhatov, Marco Huck (kampion botërorë aktual në versionin WBO), ish-kampionin botërorë Herbie Hide etj. Pra Nuriu në disa raste është përballur me sakrifica dhe padrejtësi por njëherit ka treguar se ka guxim të boksoj në Rusi, Turqi, Gjermani e vende tjera ku ka qenë e vështirë të fitohet, por ai ka insistuar dhe luftuar deri në fund dhe nuk është dorëzuar dhe nuk është gjetur asnjë here në dysheme. kjo e bën këtë boksier edhe më të madh.

Ka zhvilluar vetem një luftë këtë vit në Gostivar ku kënaqi publikun vendas duke mposhtur hungarezin, Tamas Polster me knock-out në round të dytë. Ai do të zhvillojë duelin e dytë këtë vit në prani të publikut të kryeqytetit zvicëran, Bern ku nuk do të mungojnë adhuruesit shqiptarë.

Edhe pse i rritur në Burgedorf të Zvicrës, Nuriu mburrej gjithëmon me preardhjen e tij, me kombin dhe për flamurin kuq e zi dykrenare. Ky “patriot” i them patriot, sepse nuk mundi ta shef veten asnjë herë në ring me flamur zvicëran por insistoi dëshirën e tij të kahëmotshme që të luftoj me flamurin tone kuq e zi dhe me ndihmën e disa miqëve në Shqipëri iu dha nënshtetësia shqiptare.

Nuri Seferi i bashkohet sukseseve të arritura të boksiereve tanë shqiptar si Laun Krasniqi, Elvir Muriqi, etj, duke treguar cilësi të sportit fisnik më popullor në ruzullin botërore. Akoma ka mbetur të jap ky luftëtar i cili krijoj një imazh të madh neper botë për popullin tone. Besojmë që në vitet e ardhshme do t`i ipet ndonjë mundësi të sfidoj ndonjë titull botërorë.

Nuri Seferi do të boksoj me afrikanin nga Tanzania, Joseph Marwa këtë të shtunde në parameç të duelit për titullin e kampionit botërorë mes Vitali Klitschko vs Kevin Johnson.

Artan Vërbica
10 Dhjetor 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.