RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Amir Khan fiton përballjen me Alexanderin

1 min read

Amir KhanMGM Las Vegas, SHBA, 13 nëntor 2014 – Ylli britanik i boksit, Amir Khan, ka fituar përballjen e madhe me amerikanin Devon Alexander në Las Vegas të shtunën mbrëma. Përballja e vlefshme për titullin WBC Silver në kategorinë velter i takoi Khanit me vendim unanim pas 12 raundeve. Khan ishte bindshëm më i mirë në vlerësimet e tre anëtarëve të jurisë. Pas meçit britaniku 28-vjeçar shprehu dëshirën për t’u përballur me Mayweatherin. “Vërtet besoj se e kam merituar tash mundësinë për të sfiduar boksierin më të mirë në botë dhe ai është Mayweather. Ai është kundërshtari ideal për mua. Do të ishte si një lojë shahu, mirëpo unë kam tepër shkathtësi për të. Unë kam shkathtësitë dhe lëvizjet për të mposhtur atë”, ka thënë Khan, përcjell “BBC”.

Kosovaboxing.org
14 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.