RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Zhuta fitues i trofeut “Gongu i Artë 2011”

2 min read

Boksieri nga Struga, Fatlum Zhuta, është fitues i edicionit të 41-të, të turneut ndërkombëtar në boks, “Gongu i Artë 2011”. Zhuta (75kg) në finale mposhti boksierin nga Tunizi, Amor Bahri me 7:4. Paraqitja e tij e shkëlqyeshme përballë Bahrit i solli anëtarit të Sindit, çmimin e boksierit më të mirë të këtij turneu tradicional që është një ndër garat më të vjetra sportive në vend. “Në karrierën time më ka munguar ky trofe dhe ja që tani arrita të njëjtën ta marrë dhe të bëj realitet ëndrrën time. Isha i përgatitur për këtë eveniment pasi ka kohë që përgatitjet e mija janë intensive. Ndaj kundërshtarit tim në finale vendosa që të sulmoj gjatë gjithë kohës dhe e njëjta mu shpërblye. Ky titull për mua do të thotë shumë sepse më jep vullnet që të vazhdoj me sukseset në të ardhmen”, pohoi Zhuta për Kosovaboxing.org.

Në këtë turne suksese arritën edhe boksierët nga përfaqësuesja e Shqipërisë e cila u paraqit me tre boksier në finale, duke fituar dy të arta. Bilalli fitoi ndaj Brulic 5 me 0, ndërsa Demaj poashtu mposhti Tashkov 6 me 0. Edhe Sergjo Sina tregoi performancë të mirë, por ky i fundit u dëmtua nga gjyqëtarët duke iu fal fitoren bullgarit Hristov. Në fund traineri i kombëtarës sonë Zef Gjoni u zgjedh traineri më i mirë i turneut pasi arriti me tre finalist në finale.

Në edicionin e 41-të, të “Gongut të Artë” morën pjesë më shumë se 40 boksierë nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Spanja, Rumania, Italia, Sllovenia, Moldavia, Bjellorusia, Serbia dhe Tunisi.

Rezultatet Finale :

52 kg – Georgi Andonov (Bulgari) vs. Viktar Dzyhun (Bjelorusi) – 2:0
56 kg – Alesio Di Savino (Itali) vs. Afet Ajredini (Maqedoni) – 4:2
60 kg – Siarhey Kunitsyn (Bjelorusi) vs. Ayrin Ismetov (Bulgari) – 2:0
64 kg – Angel Hristov (Bullgari) vs. Sergjo Sina (Shqipëri) – 2:0
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëria) vs. Ervin Brulic (Slloveni) – 5:0
75 kg – Fatlum Zhuta (Maqedoni) vs. Amore Bahri (Tunisi) – 7:4
81 kg – Dzemal Bosnjak (bopsna hercegovina) vs.Victor Kutioshi (Moldavia) – 5:3
91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Dimitar Tashkov (Maqedoni) – 6:0
+91 kg – Urban Rock (Slloveni) vs Aymen Trabelsi (Tunisi) – 5:3

Foto : Shaqir Dauti

Avdyl Salihu
13 Nëntor 2011

7 thoughts on “Zhuta fitues i trofeut “Gongu i Artë 2011”

  1. Urime Fatlum e suksese dhe ne te ardhmen e dhasht zoti te stolisesh dhe me trofeun Adem Jashari,dhe nje here urime e vetem suksese te metutjeshme.

  2. artan pse nuk pajisen dhe talentat kosovar me pasaport shqiptare per tu perfaqsu ne turne nderkomtare ashtu si ne futboll? a mundesh te me japesh nje shpjegim te lutem?

  3. Pershendetje Ardit …

    Për këtë pyetje nuk jam unë kompetent, por kësaj pyetje mund t`ju drejtohesh Federatës së Boksit të Kosovës dhe Federatës së Boksit të Shqipërisë. Drejtohu atyre dhe pastaj komento këtu tek ne, përgjigjet e tyre. Do të ishte mirë për të gjithë lexuesit tanë për këtë përgjigje.
    Emailat : fboxk@hotmail.com dhe albbox@live.com.

    Shume pyetje me vend, te pergezoj per kete. Do te ishte te kemi nje perfaqësuese se bashku, ku besoj do te kishte suksese.

    Respekt
    Artani

  4. Me ben pershtypje gjith boksierat kosovar po shkojn e boksojn neper Europe me ngjyrat e nje flamuri tjeter. Jane me gjith mend shum. Kosova paska qene nje burim talentash por per te ardhur keq, flamurin shqiptar nuk po e shofim askund te ngrihet. Nejse federata shqiptare eshte e mbushur me injorata qe jan te gjith nen urdhrat e nje personi i cili eshte egoist i cmendur. Jan te paktet ato qe cojn zerin dhe ato do shkarkohen, denohen ose diskriminohen dhe ky esht realiteti tek ne nuk e di cfar ndodh ne Kosove.

    Juve si gazetar ju pergezoj qe shfaqni realitetin dhe ju kshilloj qe ta beni gjithmon cfar do kostoje qe mund te keni te pakten opinioni boksdashes do ju mbeshtes fuqishem.per mendimin tim fakti qe kosovaret nuk e kan rrugen e hapur ne Shqiperi per te boksuar me ngjyrat e flamurit ton te perbashket duhet ngritur si problem nga ju si nje gazetar revulocionar qe jeni, dhe ti denoncojm si drejtuesit e Kosoves dhe te Shqiperise per mungesen e bashkpunimit sepse un e konsideroj si krim ndaj atdheut tone dhe ndaj sportit te boksit. Ndjej keqardhje te madhe qe diskutojm per nje tem qe sduhej vene kurr ne diskutim.

  5. Ardit, në çdo pyetje duhet te përgjigjet personi i autorizuar. Duhet te mesohemi te pergjigjemi, kjo eshte obligim dhe kulture sportive, me cfardo komenti, qofte i mireseardhur per nje pale, qofte per tjetrin. Duhet fryma sportive te ecë përpara, prandaj mos hezito, e nese nuk përgjigjen, atëhere kemi te drejt ti kritikojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.