RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

Gjysmëfinalja e parë e turneut “Adem Jashari”

2 min read

Turneu filloi me meçin e parë ndërmjet boksierit nga Kosova Kreshnik Kokollari dhe boksierit nga Italia, Gallo Luliano. Meçi ishte mjaft i mirë dhe për tre raunde u tregua boks cilësor, ndëra fitues u shpall Kreshnik Kokollari me vendim të gjyqëtarëve 5 me 0. Emocionet në palestër i sjelli meçi dytë ndërmjet Gazmend Gashit nga Kosova ku boksoi për tre raunde fortë me polakun Majrush Kaczmarczyk. Gashi për tre raund i mbajti shiquesit në këmb duke treguar luftë të bukur kundër boksierit me më shumë përvojë Kaczamrcyk. Fitues në fund ishte Gashi me vendim unanim 5 me 0. Ndërkohë ky ishte meçi më i mirë i gjysmëfinales së parë. Meçi tretë ishte ai ndërmjet Ivan Njegac nga Kroacia dhe Ibrahim Mustafi nga Maqedonia, por ky meç ishte mjaft i ngathtë krahasur me meçin paraprak. Fitues gjyqëtarët e vlerësuan kroatin Ivan Njegac 5 me 0. Dueli i katët ishte ai nga pjesëmarrësit të kampionatit botëror, Asmer Bilalli nga Shqipëria dhe boksierit perspektiv nga Kosova, Arton Brahimaj. Në dy raundet e para të dytë ishin mesatar nga ajo që treguan, ndërsa raundi i tretë ishte përcaktues ku Bilalli doli më i mirë duke u vlerësuar 5 me 0 nga gjithë gjyqëtarët. Edhe meçi pestë ishte jo edhe aq interesant. Të dytë më shumë u mbyllën se sa u munduan të plasojnë ndonjë godtije, si duket forcën e ruanin për finale. Dueli i parafundit ishte mjaft i dobët për nga niveli, të dytë bëren më shumë kapje se që dhanë godtije. Dueli përfundoi me vetëdorëzim nga ana e sllovenit Matic, pasi dëmtoi arkadën dhe u dorëzua. Meçi fundit u zhvillua ndërmjet boksierit nga Shqipëria, Nelson Hysa dhe boksierit nga Sllovenia Labinot Xhoxhaj. Ky meç ishte mjaft i mirë ndërsa Xhoxhaj doli fitues me vendim të gjyqëtarëve 4 me 1.

Rezultatet nga gjysmëfinalja e pare e turneu “Adem Jashari” :

56 kg – Kreshnik Kokollari (Kosovë) vs. Gallo Luliano (Itali) – 5:0
60 kg – Ivan Njegac (Kroaci) vs. Ibrahim Mustafi (Maqedoni) – 5:0
64 kg – Majrush Kaczmarczyk (Poloni) vs. Gazmend Gashi (Kosovë) – 0:5
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri) vs. Artan Ibrahimi (Kosovë) – 5:0
75 kg – Marko Bozovic (Mali i Zi) vs. Milan Satek (Çekia) – 5:0
81 kg – Samustur Matic (Slloveni) vs. Konstantin Alexander (Bullgari) – RSCO 3
+ 91 kg – Nelson Hysa (Shqipëri) vs. Labinot Xhoxhaj (Slloveni) – 1:4

Gjyqëtarët:
Latif Demolli
Rrustem Konjuhi
Rade Vujovic
Losho Nesev
Aliriza Rexhepi
Agim Rexhepi
Agim Shala
Agim Tahiraj

Matës i kohës :
Safet Syla
Fadil Bekteshi

Delegat :
Piotr Byrdy
Sylejman Voca

Shpend Ahmeti
25 Nëntor 2011

2 thoughts on “Gjysmëfinalja e parë e turneut “Adem Jashari”

  1. Flm Artan per gjitha, kto qe po i ben per boksin kosovar dhe do te vazhdoj edhe me shum me pune qe te arrij rezultete me te medhaja. Respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.