RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

Gjithçka gati për turneun e 13-të “Adem Jashari”

1 min read

nga Artan Muhaxhiri

Shtëpia e Sporteve, Prishtinë, 21 Nëntor 2011 – Këshilli organizativ i turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” dhe institucionet që e kanë përkrahur sivjet këtë turne, mbajtën konferencën e parafundit për media, 4 ditë para fillimit të kësaj gare. Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi i cili njëherit është i pari i këshillit organizativ, ka folur më hollësisht për përgatitjet që po bëhen rreth kësaj gare. Finalja e këtij viti, për herë të parë do të zhvillohet jashtë kryeqytetit, saktësisht në Ferizaj, i cili qytet sipas nënkryetarit të Federatës së Boksit Zahir Shabani, është i gatshëm të presë aktin final të kësaj gare. Për ecurinë e përgatitjeve në aspektin professional dhe konkurencën që i pret përfaqësuesit kosovarë, folën kompetentët e kësaj federate. Ky do të jetë edicioni I 13-të i turneut “Adem Jashari”, në të cilin tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen 13 shtete evropiane. Gjysëmfinalet do të mbahen të premten më 25 nëntor, nga ora 13h00 dhe 20h00 në Prishtinë, kurse finalje të shtunën më 26 nëntor nga ora 15:15 në Ferizaj.

 

 

 

 

 

 

3 thoughts on “Gjithçka gati për turneun e 13-të “Adem Jashari”

  1. Pershndetje per gjith federaten e boksit, ju deshiroj sukses ne kete turnir te bacit Adem, ishalla fitojn gjith bokserat kosovar, tregojn boks te mire si gjith here

    tung Naser bokseri i klubi Prizrenit

  2. Pershendetje ju urojm nje turne te suksesshem dhe madheshtor ashtu si e ka edhe emrin .Kisha nje verejtje per federaten pse mos te organizohet edhe turne per junioret qe te shihen pergatitja e boksiereve tane ne aren nderkombetare, pasi vijne shume shtete.Gjith te mirat dhe edhe njeher suksese .

  3. Shum bukur qe 13 shtete do te qenkan pjesmares ne turneun me madheshtor qe organizohet ne Kosove Turneu i boksit Adem Jashari.
    pra nga 13 shtete do te jen diku nja 50 boksjer te huaj, por athu mjafton qe nga boksjerat Kosovar te marin pjes vetem 3 ose 4, shum keq, kjo menyr e menagjimit te perfaqueses se Kosoves ne boks shum boksjer i diskriminon e sidomos ata qe jan Kampion shtetror, athy ky turne organizohet vetem per te huajt… apo edhe per boksjerat e Kosoves, nese Boksjerat e Kosoves nuk do te ken mundesi te krijojn pervoj nderkombetare ketu ater si do te boksojn ne turne nderkombetare jasht Kosoves, e pa logjikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.