RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Aleksandër Rama boksieri më i mirë i turneut “Lah Nimani”

3 min read

Përgatiti dhe Fotografi:
Shpend Ahmeti

Mitrovicë, 20 Maj 2012 – Qyteti i minatorëve ka qenë mikëpritës i edicionit të pestë të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”. Ishte hera e parë që turneu ishte transferuar nga kryeqyteti Prishtina, në qytetin e Mitrovicës, gjë që u pritë mjaft mirë nga të gjithë. Pjesëmarrëse ishin shtetet,  Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina dhe Kroacia. Ky edicion ishte cilësor dhe dha disa ndeshje mjaft të bukura. Gjithësej u zhvilluan 11 meçe dhe 2 parameçe. Turneu për herë të parë në vendin tonë u vlerësua dhe u numërua me sistemin kompjuterik të gjyqëtarëve.

Boksieri më i mirë u zgjedh boksieri nga Shqipëria, Aleksandër Rama. Ai përball kishte boksierin nga Kroacia, Matej Medvedoviç. Rama shfaqi boks mjaft të bukur ku gjyqëtarin në ring Rrustem Konjuhi e detyroi tre herë ti numëroj kundërshtarit, deri sa e ndërpreu këtë meç të një anshëm. Kjo paraqitje e Ramës i dha epitetin e boksierit më të mirë, gjë që ishte plotësisht e merituar.

Dueli çifti më luftarak ishte në konkurrencën e femërave, ai ndërmjet Albulena Gubetinit dhe boshnjakës Edita Lesnik. Ishte ky një meç mjaft i bukur ku shikuesit ishin mjaft të zhurshëm me paraqitjen e boksierës sonë, ku Gubetini fitoi me rezultat të përgjithshëm 6 me 2. Gubetini 16-vjeçare me pariqitjen e saj, tregoi se është perspektiv e madhe e boksit tonë.

Tekniku më i mirë u zgjedh boksieri i klubit më të famshëm në vendin tonë KB.Prishtinës, Arian Gashi. Gashi përball kishte boksierin nga Maqedonia Bojan Ristevski, të cilin e mposhti me rezultat 8 me 5. Gashi gjatë gjithë kohës dominoi edhe pse kishte një kundërshtar mjaft të denjë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Alban Bermeta fitoi përballjen ndaj boksierit nga Maqedonia, Shaqir Dauti. Bermeta edhe një herë tregoi klasin e tij, ndonëse nuk u pa ndonjë rezistencë nga Dauti i talentuar. Si duket Dauti e kishte respektuar mjaft shumë Bermetën dhe si pasojë e kësaj erdhi humbja e tij me dorëzim nga ana e trajnerit Skender Jahiu.

Liridon Zeqirit iu deshën vetëm pak sekonda për të treguar sa i kompletuar është. Zeqiri e filloi furishëm duelin ku e detyroi trainerin kundërshtar të tërhjek boksierin e tij. Mëkat që Zeqiri nuk kishte ndonjë boksier më cilësor për të kënaqur publikun mitrovicas.

Një duel interesant u zhvillua edhe ndërmjet perspektivës së Shqipërisë, Denis Nurja dhe boksierit mitrovicas, Besart Xhafa. Nurja konsiderohej favorite ndaj Xhafës, por Xhafa tregoi rezistencë dhe përballje të mirë. Dueli u përmbyll me rezultat 5 me 4 në të mirë të Nurjes.

Gazmend Gashi nuk ishte bindës siç ishte pritur nga ai, mirëpo ai doli për një pike të fitoj ndaj kroatit mjaft të papërshtatshëm Ivan Njegac. Rezultati përfundimtar 3 me 2 për Gashin. Gashi këtë paraqitje jo të mirë e arsyetoj se në 6 muajt e fundit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Fatos Ferizi ishte më i mirë se maqedonasi Isak Sulejmani. Ferizi dominoi këtë meç duke triumfuar me rezultat 6 me 1.

Malazesi Danilo Milacic ishte më i mirë se Visar Rexhepi i Kosovës, të cilin e mposhti me rezultat të ngushtë 2 me 1. Milacic ishte për një nuance më i mirë dhe tregoi teknikë të mirë.

Boksieri që më së keqi pësoi këtë ditë, ishte boksieri nga Prizreni, Naser Shala i cili pësoi knokaout nga boksieri i talentuar nga Maqedonia, Saso Laskorovski. Ai pësoi një knokdovn së pari, për të marrur pastaj një knokaut klasik.

Meçet:

52kg. Fatos Ferizi
(Kosovë)
Senior
6-1
Isak Sulejmani
(Maqedoni)
64kg. Visar Rexhepi
(Kosovë)
Kadet
1-2
Danilo Milacic
(Mali i Zi)
60kg. Liridon Zeqiri
(Kosovë)

Kosovë

senior

RSCO 1

Xhelajdin Mejdo
(Maqedoni)
64kg. Naser Shala
(Kosovë)
senior

RCO 1

Leskaroski  Saso
(Maqedoni)
64kg. Gamend Gashi
(Kosovë)
Senior

3-2

Ivan Njegac
(Kroaci)
66kg. Albulena Gubetini
(Kosovë)
Junior

6-2

Edita Lesnik
(Bosne e Hercegovinë)
69kg. Besart Xhafa
(Kosovë)
junior

4-5

Denis Nurja
(Shqipëri)
69kg. Arian Gashi
(Kosovë)
senior

8-5

Bojan Ristevski
(Maqedoni)
75kg. Alban Bermeta
(Shqipëri)
Senior

RSCO 3

Shaqir Dauti
(Maqedoni)
81kg. Shemsi Seferi
(Kosovë)
Senior

0-2

Arber Elezaj
Kosovë
81kg. Aleksander Rama
(Shqipëri)
Senior
RSCO 3
Matej Medvedovic
(Kroaci)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.