RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Gjysmëfinalja e dytë e turneut “Adem Jashari”

2 min read

Gjysmëfinalja e dytë e turneut Adem Jashari e zhvilluar në Prishtinë solli disa meçe interesante. Meçi i parë u zhvillua ndërmjet Alen Fetahoviç nga Bosne Hercegovina dhe boksierit nga Maqedonia Dzemal Sakipovski. Ky duel ishte mjaft i mirë, ku fitues doli Fetahoviç me 5-0. Meçi i dytë u zhvillua ndërmjet boksierit më të mirë në dy vitet e fundit Liridon Zeqirit dhe italianit Papa Mateo. Ky meç ishte mjaft i bukur ku Zeqiri tregoi më shumë shkathtësi, ndonëse italiani ishte mjaft i rezistueshëm, ku Zeqiri fitoi 5 me 0. Slloveni që siguroi finalen e neserme ishte Zver Denis i cili mposhti maqedonasin Nikola Mitevski duke e mposhtur me vendim unanim 5 me 0. Duel interesant u zhvillua edhe ndërmjet boksierit më të  popullarizuar nga Shqipëria, i cili gëzon respekt të madh në Kosovë, Alban Bermetës dhe sllovenit Alish Venko. Dueli ishte mjaft i përafërt por  në fund gjyqëtarët i dhanë fitore Bermetes 5 me 0. Në peshën deri 81 kg, u zhvillua meçi ndërmjet kroatit Ivor Galekovic dhe çekut Tomash Palaj. Kroati Galekovic fitoi me ndërprerje në raund të dytë. Dy duelet e fundit u zhvilluan në peshën deri 91 kg, ku Nikola Milaciç nga Mali i Zi doli fitues ndaj boshnjakut Ivan Ramlajk me 5-0. Ndërsa dueli i fundit ishte ai i Kristian Demaj dhe Petar Petrov ku Demaj kënaqi të pranishmit duke mposhtur me ndërprerje bullgarin Petar Petrov. Dalluar nga dy gjysmëfinalet, në të parën më i dalluari ishte Gazmend Gashi, kurse në të dytën Kristian Demaj.

Rezultatet nga gjysmëfinalja e dytë e turneut “Adem Jashari” :

52 kg – Alen Fetahovic (Bosne Hercegovina) vs. Dzemajl Sakipovski (Maqedoni) – 5:0
60 kg – Liridon Zeqiri (Kosovë) vs. Papa Mateo (Itali) – 5:0
64 kg – Zver Denis (Slloveni) vs. Nikola Mitevski (Maqedoni) – 5:0
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs. Aliash Venko (Slloveni) – 5:0
81 kg – Tomash Palaj (Ceki) vs. Ivor Galekovic (Kroaci) – RSCO 2
91 kg – Ivan Ramljak (Bosne e Hercegovina) vs. Nikola Milacic (Mali i Zi) – 0:5
91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Petar Petrov (Bullgari) – RSCO 1

Gjyqëtarët:
Latif Demolli
Rrustem Konjuhi
Rade Vujovic
Losho Nesev
Aliriza Rexhepi
Agim Rexhepi
Agim Shala
Agim Tahiraj

Matës i kohës :
Safet Syla
Fadil Bekteshi

Delegat :
Piotr Byrdy
Sylejman Voca

Foto : Shpend Ahmeti

Artan Vërbica
25 Nëntor 2011

3 thoughts on “Gjysmëfinalja e dytë e turneut “Adem Jashari”

  1. Oti burr i kosoves mender me thon si sju erdhi turp emrin e bokserit te klubit Ternoci nga Bujanoci te mos e shkruani ketu ku Liridon Zeqiri ne gjisem finalen e dyte nuk ka boksuar fare por ka boksuar Fejzo Hajdareviq meci i te cilit ka qen me tekniku se gjitha mecet .Akoma nuk u ngopet me turpet qe jeni duke i ber a ndosht po ja vret syrin kjo pjeas e shqiptaris a ndosht su ngopet korrupsion por mos harro se mecet kan qen llajv e masa nuk mashtrohet se e dine se ne 60 kg ka boksuar zver nga Sllovenia dhe Fejzo Hajdareviq te kl.Ternoci Bujanoc e ju ja figuroni dy here emrin e L Zeqirit por nuk e keni dert ju per turpe te tilla e haram gjaku ju qoft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.