RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Wilder apo Fury? Gjasat 50-50!

2 min read

Dy ditë kanë mbetur deri te meçi i vitit në kategorinë e rënd ndërmjet amerikanit Deontey Wilder dhe britanikut Tyson Furi-t. Meçi i cili do të mbahet këtë të shtunë me 1 dhjetor në “Staple Center” në Los Angelos pritet të jetë mjaft interesant dhe sfidues.

Te dy boksierët janë të pamposhtur, Wilder (40-0, 39 KO) dhe Fury (27-0, 19 KO) dhe në këtë përballje njëri prej tyre do të vazhdoj marshimin e fitoreve, ndërsa tjetri do të ndjejë humbjen e parë.

Wilder kampion botëror në versionin WBC nga viti 2015 që kur mposhti haitasin Berman Stiverne, për tre vite arriti shtatë herë të mbroj titullin e kampionit të botës. Por gjatë kësaj periudhe Wilder mposhti disa boksier cilësor, por jo rival që do ta rezikonin atë, përveç duelit të fundit që e kishte kundër Luis Ortiz, i cili e sfidoi me të vërtetë Wilderin duke pasur edhe fat, por që edhe Wilder u tregua i pjekur duke ditur të triumfoj në momente vendimtare.

Ndërsa, Tyson Fury ndryshe nga Wilder ka boksuar me më shumë emra të mëdhenjë të boksit botëror. Ai ka mposhtur kundërshtarët e respektuar si Dereck Chisorra, Steve Cunnigham, Wladimir Klitschko, etj. Fury para tre viteve shokoi botën duke mposhtur Wladimir Klitschko-n duke i rrëmbyer të tre titujt botëror, WBA, IBF dhe WBO. Pas këti dueli Fury u shfrenua për së keqi duke pasur probleme me mbipeshë, shfrenim total, afera me alkohol dhe kokainë.

Cila është situata aktuale dhe gjasat e këtij meçi, mbetët të shihet. Vendim i vështirë për ta parashikuar fituesin! Wilder pranë sfidë së vërtetë ndërsa do të shohim nëse te Fury ka lënë pasoja e mosaktivizimit të tij që do të ishte normale. Si do që të jetë meçi i së shtunës do të jetë mjaft interesant e fituesin do ta mësojmë me kohën tonë të mëngjesit të kësaj diele me kohën tonë.

www.kosovaboxing.org 
29 nëntor 2018

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.