RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Vitali Klitschko kundër Albert Sosnowski me 29 Maj

2 min read

Vitali Klitschko do të boksoj me Albert Sosnowski me 29 Maj. Pas negocijatave të gjata që patën me kampin e Valuev, nuk arritën të mirren vesh dhe nuk vonuan shumë kohë dhe gjeten tjetër kundërshtar, ai është polaku, Albert Sosnowski.  Pse nuk u zhvillua Klitschko dhe Valuev ! Një pjesë e fajit i bije Valuevit, sepse kërkuan katër million euro, gjë që u kundërshtua nga Klitschko Management Group.  A është zgjedhje e mirë Sosnowski, nuk e dimë, sepse Klitschko kishte shumë pak mundësi.  Povetkin kishte zgjedhur duelin e radhës dhe kundërshtarin, ndërsa David Tua, Ruslan Chagaev, Tony Thompson, Alexander Dimitrenko, tani më janë kalbur, thojnë menagjmenti i Klitschkove. Në tjetrën anë David Haye do të mbrojë titullin kundër John Ruiz.

Albert Sosnowski radhitet si i 13-ti në WBC, dhe ka rekord prej, 45-2 (27 KO) dhe është kampion aktual evropian në versionin EBU. Polaku i cili dëshiron të ketë sukses, ku nuk ka kapacitet siç kishte Andrew Golota, mirpo posedon një grusht të forte që mund ta mposht Klitschkon.  Ai është një boksier i edukuar, i cili në web-faqen e tij zyrtare deklaroi :”E dijë rolin e tij që e zhvillon dhe nuk po me duket shumë i vetëdijshëm. E faleminderoj për ofertën. Kam rrespekt për kundërshtarin dhe nivelin e tij, por kjo nuk do të thotë se unë jam i frikësuar apo se kam shansë për të fituar. Unë dua të bëjë që nuk ka mundur ta bëjë Andrew Golota. Askush nuk do të jetë i pakënaqur që kam zavendësuar Nicolai Valuev. Disa mund të thojnë se unë jam i përgaditur për këtë luftë, por siç tha Shekspiri, ajo është e mirë të arritet tre orët e para se një minute më pas. A mos të jetë vonë për të luftuar meçin më të madhe të jetës sime.”

Cesar Pancorvo
12 Mars 2010

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.