RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Triumfojnë vëllezërit Halili

1 min read

Enver Halili 1Enver dhe Skender Halili kanë triumfuar në dy evinimente të ndryshme. Enveri në Black Bear Casino në Carlton të Minesotas mposhti amerikanin  Anthony Abruzzesse 4-5-0 (3 KO) me vendim unanim pas katër raundeve. Enveri dominoi meçin që nga fillimi deri në fund duke fituar pastër, dhe tani ka bilanc prej 8 fitore (2 KO) në po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist.

I suksesshëm ishte edhe vëllai më i vogël, Skenderi. Skenderi boksoi në Atlantic City në New Jersy. Ai pati kundërshtar të vështirë si Anthony Young 11-2-0 të cilit i pësoi humbjen e dytë në karrierë.
Skender Halili 1Skenderi boksoi menqur dhe me precizitet të lartë, ndërsa që grushtet e tij të fortë Young nuk arriti ti duroj më shumë se në raundin e pestë kur u gjet në dysheme duke mos mundur të vazhdoj meçin. Skenderi tani ka bilanc prej 9 fitoresh (9 KO) dhe një humbje në 10 meçe në boksin profesionist.

Artan Vërbica
19 shkurt 2016 

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.