RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Sopaj humb përballjen për titullin e Luxemburgut

1 min read

nysret sopaj vs. taylor mabikaLuxemburg, 8 Qershor 2013 – Nysret Sopaj ka humbur duelin për titullin e Luxemburgut mbrëmë ndaj boksierit nga Gaboni, Taylor Mabika me vendim unanim. Dueli ishte i vlefshëm për titullin e Luxemburgut ku ndryshe nga vendet tjera ku duelet për titull të një shteti zhvillohen në 10 raunde, në Luxemburg mbahen në 8 raunde.

Dueli kishte qenë mjaft interesant, por për një nuancë Mabika kishte qenë më i mirë ku fitoi me meritë. Sopaj ishte përgatitur mjaft shumë për këtë meç, deri sa përvoja ishte në anën e Mabika në momente vendimtare. Pas raundit të tetë gjyqëtarët shpallën fitues Mabika me vendim unanim.

Sopaj deri më tani ka zhvilluar vetëm 5 meçe profesioniste duke shënuar 2 fitore (2 KO), dy humbje dhe një barazim. Ka qenë një hap i ngutshëm i menaxhmentit të Sopaj, pikërisht nga Michael Lofy i cili me pak duele e shtyri të dyluftoj për titullin e Luxemburgut, duke pasur parasysh nivelin e Taylor Mabika i cili ka tani 10 fitore (4 KO) dhe dy humbje.

Kjo humbje nuk duhet ta demoralizoj Sopën, atij i duhet një mobilizim, një trajner dhe menaxher tjetër ndoshta për të arritur të suksesi.

Përgatiti:
Artan Vërbica
9 Qershor 2013

About The Author

1 thought on “Sopaj humb përballjen për titullin e Luxemburgut”

  1. ma shum hubje se fitore paska tipi spaska send prej ti veq saper mej ba naj fitore ma shum kundershtarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.