RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

SHALA kundër romunit VASILE DRAGOMIR me 19 tetor

1 min read

Shpetim-ShalaBoksieri ynë Shpetim Shala do të përballet kundër romunit Vasile Dragomir me 19 tetor. Dueli do të mbahet në qytetin e Pejës, ndërsa meçi do të zhvillohet në tetë raunde. Shala i cili në duelin e fundit fitoi ndaj çekut Tomas Adamek duke triumfuar për titullin WBF Internacional, synon fitore të re duke rritur bilancin e fitoreve, i cili deri më tani ka rekord prej 16 fitore (6 KO) në poaq meçe. Ndërsa romuni Dragomir cilësohet boksier i mirë i cili ka shumë përvojë, i cili deri më tani ka shënuar 21 fitore (10 KO), 10 humbje dhe një barazimi.
“Dragomir është boksier cilësor, dhe duke ditur kualitetet e tij, besoj publikut tim do ti jap një shfaqje të mirë” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
23 shtator 2013

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.