RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Karaxha dëshmohet, fiton titullin e Belgjikës

1 min read

Karaxha 121Karaxha dy herë më parë kishte sfiduar titullin e Belgjikës por nuk ia kishte arritur të dal fitimtar. Mbrëmë ai shkëlqeu, ndërsa kjo është fitorja më e madhe për te në karrierë.

Meçi ishte sfidues që nga fillimi. Karaxha (13-4-1, 5 KO) punoi mjaft mirë që nga fillimi i meçit duke u munduar që ti qiroj hesapet me te që në fillim. Por, në raundin e tretë Karaxha pati një krizë dhe lodhje, ndërsa kundërshtari Azaroui nuk arriti ta shfrytëzoj. Gjatë periudhave në vazhdim Karaxha u tregua i menqur dhe pushonte. Ai shpërtheu në raundin e gjashtë duke e hedhur në dysheme Azarouin, por ky u ngritë dhe vazhdoi. Njësoj vazhdoi edhe në raundin e shtatë ku sërish Azaroui u gjetë në nokdov, por që me vështirësi vazhdoi. Në raundin e tetë Karaxha përfundoi çdo gjë dhe dilemat e këtij meçi duke triumfuar me nakaut teknik. 

Kjo fitore do ta ngrisë reputacionin e tij në Belgjikë. Ai bëhet shqiptari i tretë pas Selajdin Koxhës dhe Dardan Zenunajt që fiton titullin e Belgjikës. Ky djalosh premton shumë vetëm se i duhet një menaxhment serioz. E kemi cekur edhe më parë, ai ka potencial të madh për të ardhmen.

Artan Vërbica
21 maj 2017

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.