RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Fabiana dhe Sebastian Bytyqi vazhdojnë me fitore

1 min read

Fabiana dhe Sebastian BytyqiVëlla e motër po shkëlqejnë në Çeki, Fabiana dhe Sebastian Bytyqi. Të dytë kanë triumfuar mbrëmë në përballjet e tyre të zhvilluara në Sluneta Usti Nad Labem të Çekisë, në duelet e tyre të boksit profesionist.

Fabiana Bytyqi, 4-0 (2 KO) përball kishte boksieren nga Spanja, Maribel De Sousa, 1-4-0 të cilin e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Dueli ishte i vështirë për Fabianën gjatë gjithë kohës, por që me zgjuarsi mbajti nën kontroll kundërshtarën duke fituar të gjitha raundet.

Ndërsa Sebastian Bytyqi, 6-0 (6 KO) vazhdoi triumfet e tij të gjitha me ndërprerje. Ai mposhti çekun Lukas Radic 2-2-1 (2 KO) me nakaut në raund të dytë.

Fabiana 19-vjeçare dhe Sebastiani 17-vjeçar po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në boksin profesionist. Ndryshe nga Fabiana që paraqitet vetëm në boksin profesionist, Sebastiani është aktiv dhe i sukseshëm edhe në kikboks. Ai do të paraqitet me 3 tetor në një gala mbrëmje në kikboks që do të zhvillohet në Sllovaki.

Kosova Boxing falenderon babain e Fabianës dhe Sebastianit, Fabianin për informatën dhe lajmin ekskluziv për agjencionin tonë.

Artan Vërbica
13 shtator 2015

 

 

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.