{"id":9577,"date":"2012-08-17T22:41:30","date_gmt":"2012-08-18T02:41:30","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=9577"},"modified":"2012-08-18T06:38:04","modified_gmt":"2012-08-18T10:38:04","slug":"xhavit-bajrami-kikboksi-eshte-si-shahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/xhavit-bajrami-kikboksi-eshte-si-shahu","title":{"rendered":"Xhavit Bajrami: Kikboksi \u00ebsht\u00eb si shahu"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2011\/06\/xhavit-bajrami.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5784\" title=\"xhavit bajrami\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2011\/06\/xhavit-bajrami-200x300.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2011\/06\/xhavit-bajrami-200x300.jpg 200w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2011\/06\/xhavit-bajrami.jpg 480w\" sizes=\"(max-width: 200px) 100vw, 200px\" \/><\/a>Xhavit Bajrami, 36-vje\u00e7ari nga Luzerni i Zvicr\u00ebs, mbron s\u00ebrish titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kikboks, t\u00eb cilin e ka marr\u00eb me sukses q\u00eb n\u00eb vitin 1999. Ai \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i mjeshtrit t\u00eb famsh\u00ebm luzernian Andy Hug.<br \/>\nGjat\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb hershme, Xhavit Bajramit nuk i ka shkuar kurr\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb merret me sportet marziale. N\u00eb fillim t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ai rr\u00ebfen: \u00abUn\u00eb kam ardhur q\u00eb 13 vje\u00e7 nga Kosova n\u00eb Zvic\u00ebrr dhe at\u00ebher\u00eb ndiqja gjimnazin. Q\u00ebllimi i ardhjes sime ishte t\u00eb vazhdoja studimet k\u00ebtu. Asokohe jetoja n\u00eb Gisikon dhe luaja futboll me skuadr\u00ebn SK Root. Rast\u00ebsisht, n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7are u njoha me kampionin bot\u00ebror t\u00eb kikboksit, Andi Hug-un.\u00bb<br \/>\nSi ndodhi?: N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Bajrami punonte gjat\u00eb fundjav\u00ebs n\u00eb nj\u00eb klub nate n\u00eb Luzern, p\u00ebr t\u00eb fituar ndopak para. \u00abPronar\u00ebt e klubit m\u00eb treguan se kishin nj\u00eb mik q\u00eb jetonte n\u00eb Japoni dhe ishte kampion bote n\u00eb karate. Ai do t\u00eb vinte s\u00eb shpejti p\u00ebr vizit\u00eb dhe k\u00ebshtu u takova me Andi Hug-un, i cili m\u00eb njohu me sportin dhe jet\u00ebn e tij n\u00eb bisedat private q\u00eb pata me t\u00eb. At\u00ebher\u00eb nuk qe sporti ai q\u00eb m\u00eb befasoi m\u00eb shum\u00eb, por personaliteti i tij, koncepti i t\u00eb jetuarit, qet\u00ebsia dhe bot\u00ebkuptimi i tij. Ai m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj se, artet marciale jan\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb ndaj sfidave t\u00eb jet\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb fituar urt\u00ebsi. K\u00ebto biseda me t\u00eb, m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb thella. Nuk zgjati shum\u00eb derisa un\u00eb ndoqa m\u00ebsimin e par\u00eb n\u00eb Dojo-n e Andi Hug-ut (dojo: nga japon. \u201cvendi i arteve marciale\u201d; sh\u00ebn. i p\u00ebrkth.) n\u00eb Baselstrasse. Ai nuk ka m\u00ebsuar vet\u00ebm karate dhe kikboks nga Andi, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gj\u00ebra, q\u00eb e kan\u00eb ndihmuar at\u00eb n\u00eb jet\u00eb, &#8211; thot\u00eb Bajrami. N\u00eb fund, ai e ka shoq\u00ebruar Andin n\u00eb Japoni, ku dhe ka nd\u00ebrtuar atje karrier\u00ebn e tij sportive. Ngritjen e tij n\u00eb sportin e kikboksit Bajrami e ka p\u00ebrjetuar n\u00eb Japoni. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb kampion bote n\u00eb dy organizata bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong><em>Kikboksi nuk t\u00eb shkakton dhimbje<\/em><\/strong><br \/>\nPyetjes n\u00ebse kikboksi t\u00eb shkakton dhimbje, Xhavit Bajrami i p\u00ebrgjigjet spontanisht me Jo. Ai thot\u00eb se \u201cKikboksi \u2013 ashtu si \u00e7do lloj tjet\u00ebr sporti n\u00eb artet marciale \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sport, q\u00eb ushtrohet vet\u00ebm nga meshkuj dhe femra t\u00eb trajnuar m\u00eb s\u00eb miri. Trajnimi i p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb aft\u00ebson t\u00eb mos marr\u00ebsh goditje, q\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje. N\u00eb kikboks, l\u00ebndimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rralla se, p\u00ebr shembull, n\u00eb futboll apo hokej. Gjithashtu, kikboksi \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i rreziksh\u00ebm se boksi.<\/p>\n<p><strong>Kikboksi te zhvillon shume inteligjencen<\/strong><br \/>\nMe inteligjenc\u00ebn nuk n\u00ebnkuptoj profesionalizmin n\u00eb sport, por aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta njohur, zot\u00ebruar dhe mbrojtur trupin t\u00ebnd deri n\u00eb majat e gishtave. \u00abKjo e forcon ndjenj\u00ebn e vet\u00ebvler\u00ebsimit, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh mir\u00eb mentalisht dhe fizikisht dhe t\u00eb jep vet\u00ebsiguri.\u00bb Bajrami e krahason kikboksin me shahun, ku parimi kryesor \u00ebsht\u00eb \u00a0njohja e dob\u00ebsive t\u00eb kund\u00ebrshtarit dhe shfryt\u00ebzimi i aft\u00ebsive vetjake n\u00eb momentin e duhur.<\/p>\n<p><strong><em>Kikboksi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr personat agresiv\u00eb<\/em><\/strong><strong><br \/>\n<\/strong>Sipas Bajramit, kikboksi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit agresiv\u00eb. Ai, i cili ka njohur shum\u00eb shkolla t\u00eb arteve marciale n\u00eb Europ\u00eb dhe Azi dhe drejton nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb tij\u00ebn n\u00eb Luzern, thot\u00eb se, \u00abN\u00eb shkollat e arteve marciale nuk pranohen aspak njer\u00ebzit agresiv\u00eb, ata i flakin jasht\u00eb q\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitjen e par\u00eb. Kush do v\u00ebrtet t\u00eb filloj\u00eb artet marciale, duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen.\u00bb Disiplina n\u00eb vetvete dhe kundrejt partner\u00ebve n\u00eb st\u00ebrvitje p\u00ebrb\u00ebn parimin kryesor n\u00eb artet marciale. \u00abKund\u00ebrshtar\u00ebt gjat\u00eb st\u00ebrvitjes dhe ndeshjeve nuk trajtohen si kund\u00ebrshtar\u00eb, por si partner\u00eb. Pa ata un\u00eb nuk mund t\u00eb zhvilloj as trajnimin dhe as ndeshjen time, dhe pa ata nuk mund t\u2019i dalloj as dob\u00ebsit\u00eb apo forcat e mia. Prandaj, p\u00ebr mua ata kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi absolute\u00bb, thekson Bajrami. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ta \u00abrrahur paq\u00bb dik\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i miri.<\/p>\n<p><strong><em>Edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe vajzat<\/em><\/strong><strong><em><br \/>\n<\/em><\/strong>N\u00eb shkoll\u00ebn e arteve marciale n\u00eb Luzern, t\u00eb kampionit bot\u00ebror t\u00eb kikboksit Xhavit Bajrami, nuk st\u00ebrviten vet\u00ebm meshkuj, por edhe femra e f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u00abVazhdimisht p\u00ebrjetoj ndjesin\u00eb q\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkrut\u00ebr, nx\u00ebn\u00ebsit e mi shnd\u00ebrrohen n\u00eb njer\u00ebz aktiv\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrgjegjs\u00ebhm, t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe me t\u00eb zgjuar.\u00bb, thot\u00eb Bajrami.<br \/>\nDhe m\u00eb pas, duke filozofuar, ai shton: \u00abN\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb e trupit lihen t\u00ebr\u00ebsisht pas dore. Ne k\u00ebtu jetojm\u00eb vet\u00ebm me kok\u00ebn. Kikboksi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb trupit. Ai nxit jo vet\u00ebm trupin, por edhe shpirtin.\u00bb<br \/>\nFelix von Wartburg<br \/>\n______________________________________________________<br \/>\n<em>K1: Kampioni dhe nx\u00ebn\u00ebsi i tij shembullor<\/em><\/p>\n<p><em> <\/em><\/p>\n<p><em> <\/em><\/p>\n<p>Gazetari sportiv Ren\u00e9 Leupi \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i sken\u00ebs s\u00eb arteve marciale. Ai \u00ebsht\u00eb i bindur se K1 do t\u00eb mbetet nj\u00eb sport i dashur n\u00eb Zvic\u00ebrr, fal\u00eb Andy Hug dhe Xhavit Bajramit.<br \/>\n<em>Ren\u00e9 Leupi, pas vdekjes s\u00eb Andy Hug, Zvicrra paraqet s\u00ebrish nj\u00eb njeri t\u00eb klasit bot\u00ebror ne K1 p\u00ebrmes \u201cGentleman-it\u201d Xhavit Bajrami. Si mund t\u2019i krahasoni me nj\u00ebri-tjetrin k\u00ebta dy atlet\u00eb?<\/em><br \/>\nRen\u00e9 Leupi: Xhavit Bajrami ishte p\u00ebr vite me radh\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi shembullor i Andy Hug-ut dhe ka kaluar shum\u00eb vjet me t\u00eb n\u00eb Japoni. Kjo e ka karakterizuar edhe stilin e tij t\u00eb ndeshjes. Megjithat\u00eb niveli i Hug-ut mbetet absolut. N\u00eb aspektin teknik t\u00eb boksit Bajrami mund t\u00eb barazohet me Hug-un, por n\u00eb kikboks teknikisht Hug ishte m\u00eb i miri, p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetoi.<br \/>\n<em>Andy Hug ishte nj\u00eb yll i madh n\u00eb Japoni. Kujtimet e zvicerran\u00ebve n\u00eb vendlindjen e K1 jan\u00eb ende t\u00eb fresk\u00ebta. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb dukuri?<\/em><br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Andy Hug ishte n\u00eb maj\u00ebn e k\u00ebtij sporti, kur artet marciale-K1 fituan popullaritetin m\u00eb t\u00eb madh, fillimisht n\u00eb Japoni, m\u00eb pas n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Lidhja e mir\u00eb me themeluesin e K1, Kazojushi Ishi dhe me faktin q\u00eb ai jetonte n\u00eb Japoni, mentalitetin e s\u00eb cil\u00ebs mish\u00ebronte, e b\u00ebjn\u00eb Hug-un t\u00eb pavdek\u00ebsh\u00ebm n\u00eb vendlindjen e sken\u00ebs s\u00eb K1.<br \/>\n<em>Fama e Andy Hug-ut, e ka kthyer Zvicr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nga kryeqendrat e k\u00ebtij sporti. Si parashikohet e ardhmja e k\u00ebtij lloj sporti tek ne?<\/em><br \/>\nK1 do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb sport i kufizuar n\u00eb Zvic\u00ebr. K\u00ebt\u00eb nuk mund ta ndryshoj\u00eb as Bajrami, apo edhe shootingstar-i i ardhsh\u00ebm Janosh Nitlispah nga Cham-i, i cili mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb eufori n\u00eb artet marciale n\u00eb rajon, por Zvicra nuk do mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb Japonia e K1-it.<\/p>\n<p><em>Ju keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb ndeshje live: Si jeni ndjer\u00eb n\u00eb ato \u00e7aste?<\/em><br \/>\nBoksi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb sport i v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa kikboksi e tejkalon at\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Nj\u00eb kikboksier duhet t\u00eb ket\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i ruhet goditjeve nj\u00ebkoh\u00ebsisht me k\u00ebmb\u00eb, gjunj\u00eb dhe grushta. E gjith\u00eb kjo m\u00eb ngjall keqardhje gjat\u00eb shikimit t\u00eb ndeshjes. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb sport vet\u00ebm p\u00ebr burra t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\n<em>Po<\/em><em>, por edhe femrat dalin n\u00eb ring \u2013 \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><em><br \/>\n<\/em>Me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, ka lloje sportesh m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb estetike p\u00ebr femrat. Kikboksi tek femrat sapo ka filluar dhe ka mang\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha. Megjithat\u00eb, nuk besoj se do t\u00eb b\u00ebhem ndonjeher\u00eb fans i femrave, q\u00eb ushtrojn\u00eb nj\u00eb disiplin\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb arteve marciale.<br \/>\nRen\u00e9 Leupi, Gazetar sportiv dhe ekspert i arteve marciale-K1<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Xhavit Bajrami e kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb medium n\u00eb Zvic\u00ebr deri sa ekzkluziisht e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr te ne n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Ditore\u201d\u00a0 dhe Kosova Boxing.<\/p>\n<p><strong>E falenderojm\u00eb p\u00ebr respektin<br \/>\n<\/strong><strong>Stafi i Kosova Boxing<br \/>\n17 Gusht 2012 <\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhavit Bajrami, 36-vje\u00e7ari nga Luzerni i Zvicr\u00ebs, mbron s\u00ebrish titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[335,30,38,23,33,61],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9577"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9577"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9577\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9581,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9577\/revisions\/9581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}