{"id":24390,"date":"2021-01-03T09:32:08","date_gmt":"2021-01-03T13:32:08","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=24390"},"modified":"2021-01-03T09:32:08","modified_gmt":"2021-01-03T13:32:08","slug":"robin-krasniqi-boksieri-me-i-mire-i-vitit-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/robin-krasniqi-boksieri-me-i-mire-i-vitit-2020","title":{"rendered":"Robin Krasniqi &#8211; Boksieri m\u00eb i mir\u00eb i vitit 2020"},"content":{"rendered":"<p>Robin Haxhi Krasniqi ka qen\u00eb padyshim boksieri m\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb vitin 2020. Ai ishte pa konkurrenc\u00eb sepse arriti nj\u00eb sukses t\u00eb jashtazakonsh\u00ebm duke fituar dy titujt bot\u00ebror, WBA Interim dhe IBO, n\u00eb kategorin\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kishin quajtur t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe t\u00eb pavlefsh\u00ebm pasi humbi p\u00ebrballjen kund\u00ebr Stefan Hartel n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019. Kishin pasuar disa probleme edhe me l\u00ebndimin ku Krasniqi iu detyrua operimit dhe kjo arriti ta mbaj jasht\u00eb ringut at\u00eb plot 15-muaj. Vendosi p\u00ebr rikthim duke konsideruar vet\u00ebn m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb kategorin\u00eb ku kishte boksuar m\u00eb par\u00eb, at\u00eb n\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd.<\/p>\n<p>Plani i ekipit tij promovues SES Boxing ishte q\u00eb ai paraprakisht t\u00eb bokson kund\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrshtari mesatar p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb renditje bot\u00ebrore e m\u00eb pastaj t\u00eb boksoj kund\u00ebr yllit tjet\u00ebr t\u00eb SES Boxing, Dominick Boesel. Kompania q\u00eb menaxhon dy boksier\u00ebt ishin t\u00eb bindur q\u00eb Boesel ishte boksieri m\u00eb i mir\u00eb momental i tyre dhe fitorja e tij do t\u00eb ishte e sigurt, por si duket nuk e kishin analizuar mir\u00eb gj\u00ebrat dhe konstantimet e tyre dol\u00ebn t\u00eb gabuara ku boksieri yn\u00eb tregoi vlerat e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb fillojm nga rikthimi i tij. Krasniqi me t\u00eb v\u00ebrtet jo vet\u00ebm intelegjent, por ai u tregua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe nj\u00eb aktor i madh. I gjith\u00eb plani i tij ishte n\u00eb heshtje. Ankohej te disa persona q\u00eb dora e tij nuk ishte si\u00e7 ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe se ka dhimbje her\u00eb pas here, st\u00ebrviste i vet\u00ebm, dhe ishte i uritur, un\u00eb them si Muhammed Ali, para m\u00ebngjesit q\u00eb mos ta shihte askush dhe at\u00eb q\u00eb b\u00ebri m\u00eb s\u00eb miri ishte bartja e tij n\u00eb palestr\u00ebn e tij t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Augsburg. Pra, Krasniqi e mendoi mir\u00eb t\u00eb gjitha dhe b\u00ebri hapin e duhur.<\/p>\n<p>Dueli paraprak\u00eb iu caktua 22 gusht. Kund\u00ebrshtari iu caktua, ai ishte \u00e7eku Stanislav Eschner. Eschner kishte bilanc mesatar, prej 14 fitoresh (7 KO), 14 humbje dhe nj\u00eb barazim n\u00eb gjithsejt 29 me\u00e7e. P\u00ebrkund\u00ebr rekordit t\u00eb tij t\u00eb keq n\u00eb let\u00ebr, ai ishte shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se figuronte. I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte rikthimi ku simpatizuesit e tij e kishin pritur me padurim rikthimin e tij. Befasia do t\u00eb vinte pas k\u00ebtij me\u00e7i. Krasniqi kund\u00ebr Eschner tregoi maturi dhe boksoi p\u00ebr mrekulli duke fituar pas tet\u00eb raundeve me vendim unanim. Ndon\u00ebse Eschner kund\u00ebrshtar i mir\u00eb dhe i fort\u00eb, jam i bindur q\u00eb Krasniqi b\u00ebri aq sa u desht p\u00ebr t\u00eb fituar p\u00ebrballjen. Tregoi menquri dhe jo m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tij, p\u00ebr ti mos i trembur ekipin e Boesel t\u00eb cil\u00ebt e v\u00ebshtronin. Tregoi aq sa p\u00ebr ti befasuar m\u00eb pastaj.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij me\u00e7i, kaloi nj\u00eb muaj dhe gjith\u00e7ka u finalizua me 22 shtator q\u00eb Krasniqi dhe Boesel t\u00eb ndeshen me 10 tetor. Ishin tre jav\u00eb vet\u00ebm deri te p\u00ebrballja, por Krasniqin kjo nuk e shqet\u00ebsoi. Ai kishte punuar gjat\u00eb dhe kujdessh\u00ebm dhe e dinte planin se \u00e7ka do t\u00eb ndodh. Ishte m\u00eb i p\u00ebrgatitur se ata q\u00eb e mendonin.<\/p>\n<p>Kishin \u00e7arkulluar z\u00ebra dhe shum\u00eb analiza se a do t\u00eb mund q\u00eb Krasniqi t\u00eb mposht Boeselin. Shum\u00eb thonin se ai pati disa her\u00eb rastin dhe p\u00ebsoi si kund\u00ebr Nathan Cleverlit, pastaj Jurgen Brahmer dhe Arthur Abraham. Por, e kisha deklaruar shum\u00eb her\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebrita nj\u00eb dit\u00eb para me\u00e7it n\u00eb Klan Kosova TV: \u201cKrasniqin vet\u00ebm se e kan\u00eb forcuar ato p\u00ebrballje. Ato nuk ishin humbje, ato ishin p\u00ebrvoj\u00eb dhe ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka humbur, vet\u00ebm se ka mundur t\u00eb fitoj m\u00eb shum\u00eb. Krasniqin e dua sepse ai ka boksuar me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e secilit \u201cPrime\u201d, ai nuk \u00ebsht\u00eb fshehur asnj\u00ebher\u00eb si disa yje q\u00eb ka pasur SES Boxing si p\u00ebr shembull Robert Stieglitz i cili nuk ka pasur guximin n\u00eb koh\u00ebn e tij t\u00eb boksoj n\u00eb \u201cSuper Six \u2013 Super Middleweight\u201d turneun me m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt si\u00e7 ishin Andre Ward, Allen Green, Sakio Bika, Mikkel Kessler, Arthur Abraham etj. Nj\u00ebsoj edhe Boesel kund\u00ebr kujt ka boksuar. Mund t\u00eb them q\u00eb nga 30 fitoret q\u00eb i kishte sh\u00ebnuar vet\u00ebm nj\u00eb kishte vler\u00eb, ajo kund\u00ebr suedezit Sven Fornling, q\u00eb ishte befasi p\u00ebr mua q\u00eb nuk e kisha pritur, sepse i dija kualitetet e Fornling nj\u00eb mik i imi i mir\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite. Pra, gjith\u00eb kjo karrier\u00eb pa buj\u00eb nga Boesel, nuk do t\u00eb sjell asgj\u00eb vet\u00ebm kapitulimin e tij nga boksieri yn\u00eb i cili jo pse \u00ebsht\u00eb i yni, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb\u201d, ishte deklarata ime.<\/p>\n<p>Dhe ashtu ndodhi. \u00cbndrra e tij por edhe e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve u realizua. Robin Haxhi Krasniqi rr\u00ebmbeu titullin e bot\u00ebs, IBO (q\u00eb radhitet i pesti pas 4 tjer\u00ebve prestogjioz) dhe WBA Interim n\u00eb kategorin\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd. Fitorja e tij ishte edhe m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr ne dhe m\u00eb bind\u00ebse duke na b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb. Ai nokautoi Boesel-in n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb duke mos l\u00ebn\u00eb dilema se cili ishte m\u00eb i mir\u00eb. N\u00ebse Krasniqi e kishte kursyer aq shum\u00eb nep\u00ebr sparringje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, k\u00ebsaj radhe k\u00ebt\u00eb nuk mund t`ia b\u00ebnte. Thjesht Boesel u tregua jo njer\u00ebzor, jo mik, dhe mori \u00e7mimin e k\u00ebrkuar nga Krasniqi.<\/p>\n<p>Prandaj Krasniqi me merit\u00eb fiton titullin e boksierit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga Kosova Boxing. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e gjasht\u00eb q\u00eb Krasniqi zgjidhet boksieri m\u00eb i mir\u00eb i vitit. Ai fitoi poashtu me 2011, 2012, 2014, 2016, 2018 dhe tani me 2020.<\/p>\n<p>Shpresojm q\u00eb viti 2021 t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr Krasniqin.<\/p>\n<p><strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><br \/>\n<strong>2 janar 2021<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Robin Haxhi Krasniqi ka qen\u00eb padyshim boksieri m\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb vitin 2020. Ai ishte&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":22987,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[2058,1661,152,831,1612],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24390"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24390"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24393,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24390\/revisions\/24393"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}