{"id":23815,"date":"2020-02-06T18:06:10","date_gmt":"2020-02-06T22:06:10","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=23815"},"modified":"2020-02-06T18:06:12","modified_gmt":"2020-02-06T22:06:12","slug":"histori-xhevdet-peci-ishte-i-pameshirshem-per-boksieret-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/histori-xhevdet-peci-ishte-i-pameshirshem-per-boksieret-amerikan","title":{"rendered":"Histori: Xhevdet Peci ishte i pam\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr boksier\u00ebt amerikan"},"content":{"rendered":"\n
Artan V\u00ebrbica
7 shkurt 2020 <\/em><\/strong>

Nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptar i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb boksin amator Xhevdet Peci ka pasur nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme n\u00eb shekullin e kaluar. Peci i cili me vite t\u00eb t\u00ebra ishte i pamposhtur n\u00eb ish-Jugosllavi, suksese ka pasur edhe me kund\u00ebrshtar t\u00eb huaj. P\u00ebr lexuesit tan\u00eb do te ve\u00e7ojm\u00eb me\u00e7et e tij kund\u00ebr amerikan\u00ebve, ku ishte i pam\u00ebshirsh\u00ebm, ku n\u00eb pes\u00eb me\u00e7e kund\u00ebr amerikan\u00ebve, i realizoi kat\u00ebr fitore dhe p\u00ebsoi nj\u00eb humbje.

Xhevdet Peci vs. Scott Frank – Memphis, SHBA, 1978<\/strong>
Me 1978 n\u00eb Memphis n\u00eb SHBA, Peci u grumbullua n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e ish-Jugosllavis\u00eb ku zhvilloi duelin miq\u00ebsor kund\u00ebr vendasit Scott Frank. Frank at\u00eb bot\u00eb ishte 20-vje\u00e7ar, nd\u00ebrsa Peci 23-vja\u00e7ar. Pra, te dyt\u00eb cil\u00ebsoheshin boksier perspektiv t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd. Duelin e tyre e fitoi Frank me vendim t\u00eb gjyq\u00ebtar\u00ebve pas tre raundeve. Peci edhe pse humbi, ai la gjurm\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. Ai k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmoi n\u00eb duelet e tij t\u00eb tjera kund\u00ebr boksier\u00ebve amerikan.
Kush ishte Scott Frank? <\/strong>
Frank ishte nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb amerikan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ai zhvilloi vet\u00ebm 28-me\u00e7e n\u00eb boksin amator, me bilanc prej 25 fitoresh dhe tre humbjeve. Fitorja m\u00eb e madhe e tij ishte kund\u00ebr gjermanit, Peter Hussing (fituesin e medaljes s\u00eb bronzt olimpike – Mynih 1972). Karriera e tij n\u00eb boksin amator ishte e shkurt, sepse si 20-vje\u00e7ar kaloi n\u00eb boksin profesionist. N\u00eb profesioniz\u00ebm ishte i jashtzakonsh\u00ebm duke sh\u00ebnuar 22 fitore (16 KO), nj\u00eb humbje dhe nj\u00eb barazim n\u00eb 24 me\u00e7e. Pati rezultate kulminante duke qen\u00eb kampion i Amerik\u00ebs me 1979 dhe duke e mbrojtur titullin amerikan nj\u00eb her\u00eb. Kulminacioni i tij erdhi me 1983 kur boksoi p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs, legjend\u00ebn, nj\u00ebrin nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave Larry Holmes, por q\u00eb Holmes e mposhti me nd\u00ebrprerje n\u00eb raund t\u00eb pest\u00eb. Pra, kjo ishte humbja e vetme n\u00eb karrier\u00eb nga Scott Frank. Ai gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij mposhti emra t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb t\u00eb boksit bot\u00ebror, si George Chuvalo, Mark Lee, etj.

Xhevdet Paci vs. Michael Arms – Novi Sad, 1981 <\/strong>
N\u00eb vitin 1981 s\u00ebrish pati p\u00ebrballje miq\u00ebsore nd\u00ebrmjet ish-Jugosllavis\u00eb dhe SHBA-ve, por k\u00ebsaj radhe duelet u zhvilluan n\u00eb Novi Sad dhe Kragujevc. Peci ishte i p\u00ebrzgjedhur nga Reprezentacioni i ish-Jugosllavis\u00eb. Ai do t\u00eb kishte dy sfida t\u00eb m\u00ebdha, nj\u00eb pas nj\u00eb, kund\u00ebr dy pretenduesve amerikan, q\u00eb nj\u00ebsoj si Peci dyluftonin p\u00ebr vendin e m\u00eb t\u00eb mirit n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.
N\u00eb me\u00e7in e par\u00eb me 6 dhjetor, Peci p\u00ebrball pati Michael Arms. Ky duel pritej me padurim nga adhuruesit. Raundi i par\u00eb shkoi mir\u00eb duke qen\u00eb i barazpeshur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raund Peci kuptoi dob\u00ebsit e Armsit, ku arriti t\u00eb gjej\u00eb formul\u00ebn e fitores. Funksionoj gjith\u00e7ka mir\u00eb tek ai dhe pas disa direkteve t\u00eb sakta, Peci gozhdon me nj\u00eb kroshe t\u00eb fuqishme, ku Marks u gjet n\u00eb dysheme. Ai u zgjua, por Peci rreshtoi goditjet, nd\u00ebrsa q\u00eb Marks nuk kishte forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte goditjeve dhe gjyq\u00ebtari ndali me\u00e7in. Ishte kjo nj\u00eb fitore e madhe, e aq m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb boksieri mjaft cil\u00ebsor.
Kush ishte Michael Arms? <\/strong>
N\u00eb vitin 1980 Michael Arms fitoi turneun m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb bot\u00eb \u201cNational Golden Gloves\u201d. T\u00eb b\u00ebhesh kampion i gjith\u00eb kampionave n\u00eb Amerik\u00eb, nga 50-shtete sa kan\u00eb SHBA-t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. E kjo e tregon superioritetin q\u00eb kishte Arms. Ai kur fitoi turneun prestigjioz, ishte 28-vje\u00e7ar. Dy vite m\u00eb von\u00eb kaloi n\u00eb boksin profesionist. Zhvilloi gjithsejt 15 me\u00e7e n\u00eb boksin profesionist, duke pasur bilanc prej 10 fitoresh (7 KO) dhe 5 humbje.

Xhevdet Peci vs. Mark Mahone – Kragujevc, 1981 <\/strong>
Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb me 10 dhjetor n\u00eb Kragujevc, Peci do t\u00eb kishte pun\u00eb me amerikanin tjet\u00ebr Mark Mahone. Sikur se Arms edhe Mahone ishte kund\u00ebrshtar dinjitoz i cili d\u00ebshironte t\u00eb kallzohej. I frym\u00ebzuar nga fitorja kund\u00ebr Arms, Peci hyri me vet\u00ebbesim maksimal. Mahone nga fillimi d\u00ebshironte n\u00eb stilin amerikan, \u201cClinch-punch\u201d, apo \u201cKapu-mbaju dhe godite\u201d, por kjo nuk i funksionoj. Peci u tregua se edhe n\u00eb klin\u00e7 din t\u00eb boksoj. Pas nj\u00eb kapje Peci goditi fort\u00eb n\u00eb stomakun e Mahones duke e detyruar t\u00eb ulet n\u00eb gjunj\u00eb. Goditja nga mbrenda e Pecit ishte e fuqishme. Mahone u zgjua por me v\u00ebshtir\u00ebsi merte frym\u00eb, ku Peci s\u00ebrish e godet fort\u00eb n\u00eb stomak duke e p\u00ebrfunduar me\u00e7in.
Kush ishte Mark Mahone?<\/strong>
Mahone karrier\u00ebn e boksierit e kishte zhvilluar n\u00eb Ushtrin\u00eb Amerikane. Duke ditur se ushtria amerikane e ka t\u00eb zhvilluar mjaft shum\u00eb boksin, Mahone u shpall kat\u00ebr her\u00eb me radh\u00eb kampion si\u00e7 e quajn\u00eb lig\u00ebn e ushtris\u00eb \u201cU.S. All-Navy\u201d. Nd\u00ebrsa me 1981 u shpall kampion i SHBA-ve.
Debutoj n\u00eb boksin profesionist me 1983, duke zhvilluar 13 me\u00e7e, 7 fitore (4 KO) dhe 6 humbje.

Xhevdet Peci vs. Henry Milligan – Rijek\u00eb, 1983<\/strong>
Eksperienca e Pecit me amerikan\u00ebt vazhdon me 1983. S\u00ebrish me nj\u00eb fitore, ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari me renome. Ai ishte Henry Milligan. Ky me\u00e7 i zhvilluar n\u00eb Rijek\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb pati emocione, sepse dy boksier\u00ebt njiheshin si nokauter. Duke dashur q\u00eb nj\u00ebri-tjetrin ta plandosin n\u00eb dysheme, Milligan godet Pecin pas koke n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb dhe diskualifikohet. Pati reagime t\u00eb shumta nga kampi amerikan, por si nikoqir q\u00eb ishte Jugosllavia e at\u00ebhershme, i dhan\u00eb rastin Milliganit t\u00eb boksoj pas tre dite me nj\u00eb tjet\u00ebr pretendues, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Milenko Andriqin. Milligan q\u00eb n\u00eb raund t\u00eb par\u00eb e nokauton Andriqin.
Kush ishte Henry Milligan?<\/strong>
Milligan ishte nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb amator n\u00eb at\u00eb bot\u00eb n\u00eb SHBA. I ishte nj\u00ebri nd\u00ebr pretenduesit p\u00ebr Lojrat Olimpike \u201cLos Angjelos 1984\u201d. Ai n\u00eb kualifikimet p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb Los Angjelos, pati rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Turneu q\u00eb ishte caktuar nga 8 boksier, vet\u00ebm fituesi mund t\u00eb fitonte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte SHBA-n\u00eb. N\u00eb \u00e7erekfinale mposhti Charles Dried me TKO 1. Nd\u00ebrsa n\u00eb gjys\u00ebmfinale u mposht nga i madhi Mike Tyson me nokaut teknik n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb. Ai pati karrier\u00eb t\u00eb bujshme si boksier amator duke zhvilluar 41 me\u00e7e, 31 fitore, 6 humbje dhe 4 barazime. Dy her\u00eb ishte finalist n\u00eb \u201cNational Golden Gloves\u201d, por n\u00eb t\u00eb dyjat humbi n\u00eb finale. Ka mposhtur kampionin e bot\u00ebs Orlin Norris, nj\u00ebrin nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb amerikan i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, kampion i bot\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb kruzer. Pasi nuk arriti t\u00eb kualifikohet n\u00eb Lojrat Olimpike, Milligan me 1985 kaloi n\u00eb boksin profesionist. Zhvilloi gjithsejt 21 me\u00e7e duke sh\u00ebnuar 17 fitore (15 KO), 3 humbje dhe 1 barazim duke u penzionuar me 1998.
Ishte I suksessh\u00ebm edhe jasht\u00eb ringut duke pasur rol edhe n\u00eb Hollywood. Pati rol p\u00ebrkrah artist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb si Robert De Niro dhe Jessica Lange n\u00eb filmin \u201cNight and the City\u201d me 1992. Sot punon si trajner i suksessh\u00ebm n\u00eb Williamngton n\u00eb Delaware, nd\u00ebrsa Kosova Boxing ka miq\u00ebsi dhe kontakte t\u00eb mir\u00eb me ish-boksierin e njohur. <\/p>\n\n\n\n
Xhevdet Peci vs. Craig Payne – Sarajev\u00eb, 1985<\/strong>
Dueli i pest\u00eb i Pecit dhe fitorja e kat\u00ebrt n\u00eb karrier\u00eb kund\u00ebr amerikan\u00ebve ishte ajo me 1985 n\u00eb Sarajev\u00eb, Bosne dhe Hercegovin\u00eb. At\u00eb bot\u00eb Peci boksoj me Craig Payne. Payne ishte nj\u00eb em\u00ebr i madh bot\u00ebror. Ai n\u00eb Sarajev\u00eb erdhi si nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb i koh\u00ebs, i cili kishte mposhtur shum\u00eb boksier t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb, dhe askush nuk e besonte q\u00eb Peci do t`ia dal kund\u00ebr tij. Dhe Peci befasoi jo vet\u00ebm adhuruesit e tij n\u00eb Kosov\u00eb dhe ish-Jugosllavi, por ai befasoi gjith\u00eb bot\u00ebn duke e nokautuar Paynen n\u00eb raund t\u00eb par\u00eb. E gjith\u00eb bota filloi t\u00eb pyes s\u00eb kush ishte ky burr\u00eb, q\u00eb nokautoj nj\u00ebriun q\u00eb kishte mposhtur tre her\u00eb fituesin e medaljes olimpike, Teofilo Stevenson.
Kush ishte Craig Payne?<\/strong>
Payne ishte i argjendt\u00eb n\u00eb kup\u00ebn e bot\u00ebs me 1983 n\u00eb Rom\u00eb dhe poashtu kampion i Amerik\u00ebs Veriore po at\u00eb vit fitues n\u00eb Hjuston. Ai gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij mposhti shum\u00eb emra t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb t\u00eb boksit bot\u00ebror, si tre her\u00eb fituesin e Lojrave Olimpike, Mynih 1972, Montreal 1976 dhe Mosk\u00eb 1980, Teofilo Stevenson. Ai mposhti edhe kubanezin tjet\u00ebr, Felix Savoni, tre her\u00eb kampion olimpik Barcelon\u00eb 1992, Atlanta 1996 dhe Sydnej 2000 dhe pes\u00eb here kampionin e bot\u00ebs, Reno 1986, Mosk\u00eb 1989, Sidnej 1991, Tempere 1993 dhe Berlin 1995. Savon u penzionua me nj\u00eb bilanc prej 362 fitoresh dhe 21 humbje, n\u00eb gjithsejt 383 me\u00e7e t\u00eb zhvilluara, e nj\u00ebra nga humbjet ishte pik\u00ebrisht nga amerikani Payne. Payne pati mposhtur edhe Mike Tysonin n\u00eb boksin amator, poashtu nj\u00ebrin nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave.
Ndryshe nga boksi amator ku Payne ishte i suksessh\u00ebm, n\u00eb boksin profesionist nuk ishte edhe aq shum\u00eb i dalluar. Zhvilloi 31 me\u00e7e duke sh\u00ebnuar 11 fitore (8 KO) dhe pati 20 humbje. Vdi\u00e7 shum\u00eb i ri me 2017 si 55-vje\u00e7ar.

K\u00ebshtu p\u00ebrfundon ekspedita e Xhevdet Pecit kund\u00ebr pes\u00eb amerikan\u00ebve, me bilanc prej 4 fitoresh, tre me nokaut dhe nj\u00eb humbje. Xhevdet Peci \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr ata boksier q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrparim boksit ton\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur populli shqiptar ishte i shtypur nga represioni dhe politika serbe. E t\u00eb jesh i p\u00ebrzgjedhun ska qen\u00eb leht\u00eb, por Peci kishte vlera dhe ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb duke u p\u00ebrkutjuar gjithmon\u00eb p\u00ebr sukseset e arritura.

Ka m\u00eb shum\u00eb se 10-vite q\u00eb kemi gjurmuar rezultatet e Xhevdet Pecit ndaj boksier\u00ebve amerikan. Por, ishte e v\u00ebshtir\u00eb sepse mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe Federata e Boksit t\u00eb Kosov\u00ebs asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka par\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb krijoj nj\u00eb databaz\u00eb me rezultate t\u00eb secilit boksier. Prandaj ndjej edhe nj\u00eb kritik\u00eb q\u00eb kjo dukuri t\u00eb zhvillohet dhe historia e boksit ton\u00eb mos t\u00eb harrohet. <\/p>\n\n\n\n
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoft\u00eb origjinal apo i modifikuar n\u00eb \u00e7far\u00ebdo m\u00ebnyre, pa lejen paraprake t\u00eb Kosova Boxing. Shfryt\u00ebzimi i k\u00ebtj materiali nga ndonj\u00eb faqe interneti a medium tjet\u00ebr pa lejen e Kosova Boxing, \u00ebsht\u00eb shkelje e drejtave t\u00eb autorit dhe t\u00eb pron\u00ebs intelektuale sipas dispozitave ligjore n\u00eb fuqi.\u00a0<\/p>\n\n\n\n
Agjencioni Kosova Boxing <\/strong>
www.kosovaboxing.org <\/strong>

<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Artan V\u00ebrbica7 shkurt 2020 Nj\u00ebri nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm shqiptar i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave…<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":23817,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23815"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23815"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23819,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23815\/revisions\/23819"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}