{"id":23536,"date":"2019-05-28T21:11:29","date_gmt":"2019-05-29T01:11:29","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=23536"},"modified":"2019-05-28T21:14:32","modified_gmt":"2019-05-29T01:14:32","slug":"nuri-seferi-nuk-nje-moshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/nuri-seferi-nuk-nje-moshe","title":{"rendered":"Nuri Seferi nuk njeh mosh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><\/em><br \/>\n<em><strong>29 maj 2019\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter wp-image-23542\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919-1024x779.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"380\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919-1024x779.jpg 1024w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919-300x228.jpg 300w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919-768x584.jpg 768w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/UIBW4919.jpg 1684w\" sizes=\"(max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a>N\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb Kirchberg t\u00eb Zvicr\u00ebs, jav\u00ebn q\u00eb lam pas u zhvillua nj\u00eb organizim nga &#8220;NSB Promotion&#8221; apo &#8220;Nuri Seferi Promotion&#8221; duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb admirohet dhe duke d\u00ebshiruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet. Ishin zhvilluar gjasht\u00eb me\u00e7e t\u00eb boksit amator dhe tre me\u00e7e t\u00eb boksit profesionist, ku nd\u00ebr tjera k\u00ebt\u00eb event e pasuroi edhe paraqitja e Arnold Gjergjajt me fitore me vendim unanim afrikanin Elvis Moyo.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb ne na la mbresa \u00ebsht\u00eb forma e Nuri Seferit. Edhe pse 42-vje\u00e7ar boksieri yn\u00eb nga Korrita e Gostivarit po vazhdon marshimin e tij drejt fitoreve t\u00eb reja, drejt ngritjes, q\u00eb nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndalet. Dhe shtohet pyetja. Pse t\u00eb ndaloj, asesi jo. Ai me form\u00ebn q\u00eb po tregon, vullnetin, vet\u00ebbesimin e tij, sportit t\u00eb boksit ka p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb edhe mjaft shum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkrim ia dedikoj t\u00eb gjith\u00eb adhuruesve shqiptar\u00eb t\u00eb boksit dhe nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb adhuruesve t\u00eb Nuri Seferit. Isha i implikuar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kund\u00ebrshtarit t\u00eb Nuri Seferit, dhe Kosova Boxing me bashkpunim tani m\u00eb 13-vje\u00e7ar me vet\u00eb boksierin e falenderojm\u00eb p\u00ebr besimin e dh\u00ebn\u00eb. T\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebsh nj\u00eb dekad\u00eb e gjysm\u00eb nj\u00eb sportist, apo nj\u00eb boksier si Nuri Seferi, ndjehem krenar dhe me fat q\u00eb kam pasur k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. T\u00eb gjith\u00eb ngritjet e tij dhe zbritjet jan\u00eb histori n\u00eb vete q\u00eb do ti shpalosim n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kolosi i cili asnj\u00ebher\u00eb nuk u dor\u00ebzua, duke dyluftuar me shum\u00eb peripeti, v\u00ebshtir\u00ebsi, mundime, l\u00ebndime, sfida, duke k\u00ebrkuar suksesin e tij. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb tij, por ai n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs ngriti flamurin dy krenar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoi denj\u00ebsisht gjith\u00eb kombin shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dat\u00ebn e duelit 25 maj ishte caktur p\u00ebr kund\u00ebrshtar gjermani Kai Kurzawa. Ai u kund\u00ebrshtua nga Komisioni i boksit profesionist t\u00eb Zvicr\u00ebs. Dhe kjo u b\u00eb vet\u00ebm tre jav\u00eb para p\u00ebrballjes kur tani Nuri Seferi kishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtar. Jam i bindur se \u00e7do boksier tjet\u00ebr nga ky moment ose do t\u00eb t\u00ebrhiqej ose do t\u00eb caktonte dat\u00eb te re, por jo, Nuri Seferi k\u00ebrkoi nga un\u00eb zavend\u00ebsimin dhe d\u00ebshiroi ti mbetej besnik adhuruesve t\u00eb tij q\u00eb mezi po prisnin duelin e tij t\u00eb radh\u00ebs. Ajo q\u00eb m\u00eb befasoi Nuriu ishte i vendosur, ai k\u00ebrkonte m\u00eb t\u00eb mirin, \u00e7oft\u00eb edhe kampionin e bot\u00ebs. Dhe ajo q\u00eb un\u00eb i propozova nga tre kund\u00ebrshtar\u00ebt e denj\u00eb q\u00eb p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb bashkpunimit me k\u00ebta boksier dhe korrekt\u00ebsis\u00eb nuk dua ti p\u00ebrmend me emra, Nuri zgjedhi m\u00eb t\u00eb mirin. Ai ishte palastinezi i fuqish\u00ebm Rad Rashid i cili kishte p\u00ebrvoj\u00ebn e madhe, i cili kishte boksuar me shum\u00eb boksier cil\u00ebsor. Rashid menaxhohej nga menaxheri shqiptar\u00eb Arijan Bajrami. N\u00eb bashkpunim me Bajramin arrit\u00ebm deri te marr\u00ebveshja, por duhet pranuar se Bajrami ishte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. E para Rashid ishte shok i mir\u00eb i tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht boksier i tij, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Nuriu ishte bashk-kombas dhe adhurues i tij. Duhet pranuar se emocionet e tij ishin t\u00eb p\u00ebrziera dhe ndihma e tij ishte mjaft e madhe p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj super p\u00ebrballje.<!--more--><\/p>\n<p>Me\u00e7i Seferi dhe Rashid ishte luft\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb tet\u00eb raundeve, gj\u00eb q\u00eb tregon edhe fakti q\u00eb dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb fund t\u00eb raundit t\u00eb pest\u00eb dhe n\u00eb fund t\u00eb raundit t\u00eb fundit u desht\u00ebn dy taboret p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur p\u00ebrballjen. Dueli n\u00eb t\u00eb gjitha raundet ishte sfidues me aksione nga dy boksier\u00ebt. P\u00ebrkund\u00ebr rivalitetit me\u00e7i ishte i past\u00ebrt nga dy boksier\u00ebt. Me\u00e7i deri n\u00eb raundin e pest\u00eb ishte si i barabart\u00eb, por at\u00ebhere kur duhej t\u00eb b\u00ebhej dallimi ishte Nuri Seferi i cili fitoi tre raundet e fundit duke fituar me merit\u00eb me\u00e7in.<\/p>\n<p>Fitorja impresionoi t\u00eb gjith\u00eb duke treguar se Nuri Seferi akoma ka p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb boksit. Pas me\u00e7it u konstantua edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb Nuriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje kishte boksuar edhe i l\u00ebnduar. Gjuri i tij pas me\u00e7it u mbush me uj\u00eb, apo asteoatriti. Kjo edhe m\u00eb shum\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb boksier t\u00eb madh n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Nuri Seferi jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb her\u00eb, por edhe shum\u00eb hera tjera tregoi madh\u00ebshtin e tij. Jo rast\u00ebsisht ai me 2012 nga agjencioni Kosova Boxing u zgjedh si Ikon\u00eb e boksit shqiptar\u00eb. K\u00ebt\u00eb titull n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ceromoniale ia kishim dedikuar pasi kishte mposhtur serbin Nenad Stankovic n\u00eb Shkup, disa dit\u00eb pas k\u00ebtij triumfi.<\/p>\n<p><strong>www.kosovaboxing.org\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan V\u00ebrbica 29 maj 2019\u00a0 N\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb Kirchberg t\u00eb Zvicr\u00ebs, jav\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[2046,5,23,118,2045],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23536"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23536"}],"version-history":[{"count":10,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23536\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23547,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23536\/revisions\/23547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}