{"id":23096,"date":"2018-09-28T13:48:42","date_gmt":"2018-09-28T17:48:42","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=23096"},"modified":"2018-09-28T13:48:42","modified_gmt":"2018-09-28T17:48:42","slug":"histori-vetem-fati-nuk-ishte-ne-anen-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/histori-vetem-fati-nuk-ishte-ne-anen-tij","title":{"rendered":"Histori: Vet\u00ebm fati nuk ishte n\u00eb an\u00ebn tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><br \/>\n<strong>28 shtator 2018<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter  wp-image-23104\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"339\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova.jpg 1942w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova-300x203.jpg 300w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova-768x520.jpg 768w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Luan-Krasniqi-Eroll-Popova-1024x694.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a>Data 28 shtator gjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e dashamir\u00ebve t\u00eb boksit do t\u00eb kujtohet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 2005, legjenda e boksit ton\u00eb Luan Krasniqi, ishte shum\u00eb pran\u00eb t\u00eb fitoj titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs kund\u00ebr amerikanit Lamon Brewster.<\/p>\n<p>At\u00eb bot\u00eb, 13 vite m\u00eb par\u00eb i gjith\u00eb kombi yn\u00eb ishte me v\u00ebmendje drejt Hamburgut t\u00eb Gjermanis\u00eb. Ishte fest\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb pritje t\u00eb shpallej kampioni i par\u00eb bot\u00ebror shqiptar\u00eb. Edhe gjerman\u00ebt ishin poashtu n\u00eb shpres\u00eb se do t\u00eb ken\u00eb kampionin e dyt\u00eb bot\u00ebror n\u00eb kategorin\u00eb e r\u00ebnd pas Max Schmellingut. Dhe pik\u00ebrisht me\u00e7i Krasniqi dhe Brewster u organizua me 28 shtator t\u00eb atij viti n\u00eb dit\u00eblindjen e t\u00eb famshmit Max Schmelling i cili at\u00eb bot\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb me 2 shkurt 2005 n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are. Tani p\u00ebr dit\u00eblindjen e tij t\u00eb nj\u00ebqindt\u00ebn u shpresua se Luan Krasniqi do t\u00eb sjellte titullin e bot\u00ebs serish n\u00eb Gjermani, p\u00ebr nder t\u00eb legjend\u00ebs.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kualitetin e ditur t\u00eb Luan Krasniqit, me gjith\u00eb aspiratat e tij q\u00eb Krasniqi t\u00eb realizoj k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kombit gjerman, por edhe t\u00eb neve shqiptar\u00ebve, kjo ishte nj\u00eb nguti e madhe dhe presion i madh p\u00ebr Luanin. E themi presion sepse Luani kishte vet\u00ebm kat\u00ebr muaj nga data 28 maj, kur kishte pasur me\u00e7in eliminator kund\u00ebr Lance Whitaker duke e mposhtur me nokaut n\u00eb raund t\u00eb gjasht\u00eb. Dhe duke ditur se kat\u00ebr muaj jan\u00eb pak p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs, kjo nuk u analizua mir\u00eb nga ekipi Universum Box Promotion, kur dihet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb madhe dhe nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb till si\u00e7 ishte Lamon Brewster, duhej s\u00eb paku gjasht\u00eb muaj p\u00ebrgatitje speciale. I gjith\u00eb presioni ishte te Luan Krasniqi ku n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre Krasniqi modemos duhej t\u00eb fitonte. Kjo nuk u analizua mir\u00eb nga Klaus Peter Kohl menaxheri dhe promoteri i Krasniqit q\u00eb m\u00eb pastaj u pa se ishte \u00e7ast i ngutsh\u00ebm nga ai dhe gjith\u00eb kampi i tij, Universum Box Promotion. Pastaj rruga deri te kampioni i bot\u00ebs ishte mjaft e v\u00ebshtir\u00eb. Vet\u00ebm ata q\u00eb e njohin n\u00eb thelb boksin e din\u00eb se si rrjedh\u00ebn gj\u00ebrat dhe ardhja deri te sfida p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs. Dhe duke pasur parasysh se Lamon Brewster ishte kampioni m\u00eb i v\u00ebshtiri dhe m\u00eb i miri bot\u00ebror, Luani nuk kishte zgjedhje dhe alternativ\u00eb tjet\u00ebr, ai sy patrembur ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me secilin kampion t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Wladimir Klitschko q\u00eb ishte mposhtur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me 2004 pik\u00ebrisht nga Lamon Brewster, iu mund\u00ebsua nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb e leht\u00eb. Jo t\u00eb boksoj revanshin me Brewster, por t\u00eb kalonte Samuel Peterin e t\u00eb vinte te dueli me Chrys Byrd, kampion tjet\u00ebr bot\u00ebror n\u00eb versionin IBF, kund\u00ebrshtar shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb dhe tashm\u00eb i hargjuar, i cili ishte 37-vje\u00e7ar. Dhe vlen t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt se Klitschkot gjithmon\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkdhelur se q\u00eb ishte Luan Krasniqi. Kohl ishte i detyruar t\u00eb lejoj rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb Klitschkove, sepse t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit e kishin k\u00ebrc\u00ebnuar me largim nga Universum Box Promotion.<!--more--><\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb e fshehur ka q\u00ebndruar rreth kampit t\u00eb Universum Box Promotion q\u00eb pak adhurues t\u00eb boksit jan\u00eb t\u00eb njoftuar, por kan\u00eb kaluar vite dhe tani pas shum\u00eb vitesh mund ta shpalosim. Wladimir Klitschko q\u00eb me 2003 ishte mposhtur edhe nga afrikani i jugut, Corrie Sanders, me nokaut n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb, ekipi Universum Box Promotion me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha e angazhon Sandersin n\u00eb taborin e tij me nj\u00eb politik\u00eb gjithp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb Sanders t\u00eb boksoj me Whitaker n\u00eb me\u00e7in eliminator dhe t\u00eb vije deri te revanshi kund\u00ebr Klitschkos q\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb, pasi si\u00e7 dihej Sanders kishte pasur probleme financiare dhe nuk ishte n\u00eb form\u00ebn e m\u00ebparshme ku e kishte mposhtur edhe v\u00ebllai i madh, Vitali Klitschko. Por, kur Sanders m\u00ebsoi politik\u00ebn e Universum ai i t\u00ebrhoq nga sfida me Whitaker dhe paraprakisht Universum kishte para kontrat\u00eb me Whitaker, at\u00ebhere opcion ishte Luan Krasniqi dhe politika u ndryshua duke sjellur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb s\u00ebrish Klitschkos p\u00ebr t\u00eb boksuar me Chris Byrd, nd\u00ebrsa Krasniqi me Brewster.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra shqiptar\u00eb udh\u00ebtuan drejt Hamburgut me shpres\u00ebn se Luan Krasniqi do t\u00eb fitonte titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs. Palestra Color Line Arena, Altona n\u00eb Hamburg me kapacitet prej 16.000 shikues ishte e vog\u00ebl p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Dyfishi apo trefishi i k\u00ebtij numri do t\u00eb pranonte po t\u00eb kishte mund\u00ebsi. Vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nga e gjith\u00eb Evropa me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh do t\u00eb udh\u00ebtonin drejt Hamburgut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur idhullin e tyre i cili tani prej vitesh ishte ikon\u00eb, mburrje dhe krenari p\u00ebr gjith\u00eb kombin.<\/p>\n<p>Ishte dit\u00eb e m\u00ebrkur\u00eb, dit\u00eb jo e zakonshme ku mbahet nj\u00eb me\u00e7 boksi. Hamburgu at\u00eb dit\u00eb fliste vet\u00ebm shqip dhe gjermanisht ku atmosfera nuk mungonte. Me\u00e7i filloi me dominimin e Krasniqit i cili nga raundi n\u00eb raund kontrollonte me\u00e7in. Kur t\u00eb gjith\u00eb menduam se Krasniqi do t\u00eb ngadh\u00ebnjente dhe ishim shum\u00eb pran\u00eb fitores s\u00eb pritur historike ndodhi ajo q\u00eb nuk e donim dhe nuk e besonim. Krasniqi befasisht u befasua nga Brewster n\u00eb raundin e n\u00ebnt\u00eb. Krasniqi p\u00ebsoi nokdovn por u zgjua dhe vazhdoi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Brewster i st\u00ebrlodhur k\u00ebmb\u00ebt se mbanin i priu fati, nd\u00ebrsa fati ishte kund\u00ebr boksierit ton\u00eb. Kur gjith\u00e7ka p\u00ebrfundoi n\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Brewster, ai nuk kishte forc\u00eb t\u00eb zgjohej e ti ngritej dora. E mbanin trajner\u00ebt e tij, nd\u00ebrsa Luani ishte i fresk\u00ebt sikur t\u00eb ishte raundi i par\u00eb. Ky me\u00e7 m\u00eb kujtoi me\u00e7in e tret\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb Manila n\u00eb Filipin\u00eb me 1975 kur Fraizer dor\u00ebzoi me\u00e7in n\u00eb raund t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nd\u00ebrsa q\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Muhammed Ali nuk mund\u00ebte t\u00eb zgjohet e t\u00eb vazhdonte. Ishte nj\u00eb ngjarje e njejt\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht.<\/p>\n<p>Krasniqi kishte kishte k\u00ebrkuar revanshin dhe kjo ishte premtuar nga Universum Box Promotion. Por n\u00eb taborin e boksierit ton\u00eb pati nd\u00ebrhyn\u00eb shum\u00eb politika an\u00ebsore duke mos e b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundshme revanshin. M\u00eb pastaj Brewster boksoi me Sergey Lyakhovich duke e humbur titullin e kampionit bot\u00ebs. Shkaktar i k\u00ebsaj humbje t\u00eb gjith\u00eb ekspert\u00ebt e kishin vler\u00ebsuar d\u00ebmtimin e madh q\u00eb Krasniqi ia kishte b\u00ebr\u00eb Brewsterit duke ia d\u00ebmtuar r\u00ebnd retin\u00ebn e syrit, nd\u00ebrsa kund\u00ebr Lyakhovich ky l\u00ebndim i pamund\u00ebsoi atij t\u00eb mbroj titullin dhe t\u00eb jet\u00eb qind p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 un\u00eb Artan V\u00ebrbica pata nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me Brewster: &#8220;Luan Krasniqi ishte nj\u00eb boksier shum\u00eb i mir\u00eb. P\u00ebrballja me te ishte mjaft e rr\u00ebzikshme. E konsideroj nj\u00eb boksier t\u00eb past\u00ebrt. Nuk kam pasur nga asnj\u00eb goditje t\u00eb fsheht\u00eb apo t\u00eb papast\u00ebr. E di se edhe jasht\u00eb ringut ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb i mir\u00eb. Mendoj se edhe ai ka nj\u00eb mendim nj\u00ebsoj p\u00ebr mua dhe e konsideroj shok shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/42678817_10156723000758838_6496163465701359616_n.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter size-full wp-image-23105\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/42678817_10156723000758838_6496163465701359616_n.jpg\" alt=\"\" width=\"601\" height=\"261\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/42678817_10156723000758838_6496163465701359616_n.jpg 601w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/42678817_10156723000758838_6496163465701359616_n-300x130.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 601px) 100vw, 601px\" \/><\/a><strong>Po i citojm\u00eb edhe disa fjal\u00eb nga Lamon Brewster pas p\u00ebrballjes me Krasniqin<\/strong><\/p>\n<p>Bota krenohet me Muhammed Ali-n, nd\u00ebrsa Luan Krasniqi \u00ebsht\u00eb Muhammed Ali i shqiptar\u00ebve. Dhasht\u00eb zoti t\u00eb dalin edhe shum\u00eb yje t\u00eb boksit shqiptar\u00eb n\u00eb boks dhe n\u00eb sport p\u00ebrgjith\u00ebsi, mir\u00ebpo Krasniqi mbet\u00ebt i ve\u00e7ant\u00eb. Krasniqi ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb ambasadori m\u00eb i madh kosovar.<\/p>\n<p><strong>www.kosovaboxing.org<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan V\u00ebrbica 28 shtator 2018 Data 28 shtator gjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e dashamir\u00ebve t\u00eb boksit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[2012,768,1151,212,2013,2014,2015,387,151],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23096"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23096"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23096\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23106,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23096\/revisions\/23106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}