{"id":21314,"date":"2017-03-07T09:35:53","date_gmt":"2017-03-07T13:35:53","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=21314"},"modified":"2017-03-07T09:45:54","modified_gmt":"2017-03-07T13:45:54","slug":"humbja-nuk-i-ule-shkelqesine-e-david-haye-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/humbja-nuk-i-ule-shkelqesine-e-david-haye-it","title":{"rendered":"Humbja nuk i ul\u00eb shk\u00eblqesin\u00eb e David Haye-it"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: <em><strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><\/em><br \/>\n<em>Prishtin\u00eb, 7 mars 2017 <\/em><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o.jpg\" rel=\"attachment wp-att-21321\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-21321\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o-300x162.jpg\" alt=\"David Haye\" width=\"300\" height=\"162\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o-300x162.jpg 300w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o-768x416.jpg 768w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o-1024x554.jpg 1024w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/13254636_10154162267313838_2570653073178358695_o.jpg 1979w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>N\u00eb emalin e redaksis\u00eb son\u00eb kemi marr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyr\u00eb dy dit\u00ebve shum\u00eb mesazhe duke k\u00ebrkuar nga un\u00eb nj\u00eb opinion rreth humbjes s\u00eb fundit t\u00eb David Haye-it. Un\u00eb ju falenderoj t\u00eb gjith\u00eb juve p\u00ebr respektin dhe kjo m\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb mos t`ju mbetem borgj juve lexues besnik t\u00eb Kosova Boxing. Gjithashtu d\u00ebrgesat e juaja m\u00eb japin edhe m\u00eb shum\u00eb motiv p\u00ebr pun\u00eb. Gjithashtu tek ne kan\u00eb arritur edhe shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr me\u00e7in e pritur e Haxhi Krasniqit me Arthur Abraham q\u00eb do t\u00eb zhvillohet me 22 prill n\u00eb Erfurt dhe poashtu do t`ju sjellim edhe analiz\u00ebn p\u00ebr Krasniqi dhe Abraham gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Fitorja e Tony Bellew-it ndaj David Haye \u00ebsht\u00eb quajtur nga shum\u00eb njer\u00ebz befasi, por un\u00eb nuk do e quaj befasi, sepse Bellew ka qen\u00eb kampion i bot\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb kruzer dhe ka boksuar me emra t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb dhe kishte nj\u00eb bilanc t\u00eb mir\u00eb prej 28 fitoresh (19 KO) dhe vet\u00ebm dy humbje dhe ato sa kishte boksuar n\u00eb rang m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb kategorin\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ka pasur reagime t\u00eb ndryshme p\u00ebr David Haye-n e nga shum\u00eb personalitete sportive e sidomos atyre t\u00eb boksit, por edhe te adhuruesve, disa duke e akuzuar e disa duke e ngritur n\u00eb qiell\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme. Secili ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jap mendimin e vet, por nuk e kuptoj ofendimet e tyre t\u00eb pakuptimta e aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb disa boksier\u00ebve tan\u00eb q\u00eb miren me boks dhe q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ka arritur asgj\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre e t\u00eb gjejn\u00eb fjalor aq t\u00eb ndyt\u00eb q\u00eb mua seriozisht m\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr nivelin e tyre. Thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb japim opinionin ton\u00eb, por para se t\u00eb ofendojm dhe kritikojm\u00eb ti b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebs ton\u00eb nj\u00eb pyetje, kush jemi ne, \u00e7ka kemi arritur ne dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli kemi marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar dikend, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb personalitet, them\u00eb personalitet se \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb boksier, David Haye.<!--more--><\/p>\n<p>T\u00eb kalojm\u00eb dhe t\u00eb analizojm\u00eb pse erdhi humbja e David Haye-it! Un\u00eb mendoj se Haye e humbi k\u00ebt\u00eb me\u00e7 para se t\u00eb filloj. D\u00ebshira e tij e madhe q\u00eb ti qiraj hesapet ishte gabim nga ana e tij. Si\u00e7 duket Haye deshi t\u00eb b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Dereck Chisora-s me 2012, por u pa q\u00eb ishte gabim. Opinioni im \u00ebsht\u00eb q\u00eb Bellew e fitoi k\u00ebt\u00eb me\u00e7 q\u00eb n\u00eb prezantimin e tyre me 30 n\u00ebntor kur e shtyu Haye-n dhe kjo rezultoi me arritjen e fitores s\u00eb tij sepse Haye me 4 mars nuk ishte vetvetja e tij. Ai n\u00eb me\u00e7 hyri si nj\u00eb rruga\u00e7 duke d\u00ebshiruar t\u00eb rrahet si nep\u00ebr n\u00eb rrug\u00eb, kjo ishte gabim. Ndon\u00ebse k\u00ebt\u00eb ia kishte imponuar Bellew-it, ai humbi raundin e par\u00eb. Nga raundi i dyt\u00eb deri tek i pesti Haye fitoi raundet duke shtuar dominimin, por l\u00ebvizjet e tij t\u00eb pakontrolluara rezultuan me lodhje, gj\u00eb q\u00eb Bellew si\u00e7 duket me stafin e tij e kishin analizuar mir\u00eb David Haye-n. Haye shk\u00eblqeu n\u00eb k\u00ebto raunde dhe kisha besimin q\u00eb do t\u00eb fitoj k\u00ebt\u00eb me\u00e7, por\u00a0n\u00eb raundin e gjasht\u00eb Bellew shfryt\u00ebzoi at\u00eb q\u00eb e kishte p\u00ebrgatitur ku pas nj\u00eb kund\u00ebrsulmi godet Hayen gj\u00eb q\u00eb trondit Haye-n ku ky i fundit vet\u00ebm se mbrohet, k\u00ebmba e tij fillon t\u00eb qaloj, nuk e dinim arsyen. Bellew sulmonte p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur me\u00e7in Haye ikte por me v\u00ebshtir\u00ebsi nga l\u00ebndimi i k\u00ebmb\u00ebs, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ipte goditje t\u00eb forta por q\u00eb Bellew i amortizonte. Kuptohej goditjet e Bellew ishin m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe l\u00ebndonin kur pas nj\u00eb rr\u00ebbeshi t\u00eb vazhduesh\u00ebm Haye u gjend n\u00eb dysheme. Ai gjeti forc\u00eb dhe u ngrit\u00eb por q\u00eb gongu e shp\u00ebtoi. N\u00eb vazhdim nga raundi i shtat\u00eb deri tek p\u00ebrfundimi ai i nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb Haye nuk u dor\u00ebzua, i plagosur si nj\u00eb &#8220;Derr\u00eb i eg\u00ebr&#8221; luftonte dhe nuk u dor\u00ebzonte. K\u00ebrkonte me ngulm rikthimin dhe nakautin por nuk ia arriti. N\u00eb raundin e\u00a0nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb Bellew e plandosi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb dysheme dhe k\u00ebsaj radhe ai doli nga litar\u00ebt, por q\u00eb i vendosur p\u00ebr t\u00eb vazhduar u kthye shpejt\u00eb n\u00eb ring, por trajneri i Haye-t,\u00a0Shane McGuian hodhi riz\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb dor\u00ebzimi.\u00a0Nuk pati reagim nga Haye dhe ai si nj\u00eb sportist i v\u00ebrtet\u00eb pranoi humbjen. Nd\u00ebrsa Bellew nuk i besonte vet\u00ebs dhe i g\u00ebzuar q\u00eb mposhti nj\u00eb boksier t\u00eb madh si David Haye.<\/p>\n<p>Pas me\u00e7it kuptuam q\u00eb edhe Bellew kishte pasur probleme me l\u00ebndim e dor\u00ebs. Edhe ai kishte thyer dor\u00ebn e djatht\u00eb gjat\u00eb me\u00e7it: \u201cE theva dor\u00ebn n\u00eb raundin e dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb, por nuki kisha dhimbje sepse d\u00ebshiroja pa mas\u00eb fitoren ndaj Haye dhe mendjen e kisha vet\u00ebm te fitorja\u201d theksoi Bellew pas me\u00e7it.<\/p>\n<p>Haye nuk e p\u00ebrmendi n\u00eb asnj\u00eb moment l\u00ebndimin: \u201cAi ishte m\u00eb i mir\u00eb, ai fitoi me merit\u00eb. I uroj suksese. N\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb prap\u00eb t\u00eb boksojm\u00eb, jam i gatsh\u00ebm. Kudo q\u00eb ai ka d\u00ebshir\u00eb n\u00eb Liverpool, Manchester, sepse ai \u00ebsht\u00eb fitues dhe ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr lokacionin\u201d tha Haye.<\/p>\n<p>Bellew do t\u00eb duhej ti jap revanshin Haye-t, sepse ai meriton revanshin dhe do t\u00eb duhej t\u00eb tregon superioritetin e tij. Nd\u00ebrsa Haye t\u00eb tregon se a ishte l\u00ebndimi i k\u00ebmb\u00ebs arsyeja e disfat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi imazhin e David Haye nuk e ul kjo humbje. E kam theksuar edhe m\u00eb par\u00eb, q\u00eb nga Mike Tyson nuk ka pasur boksier m\u00eb spektakular. Haye ka fituar dy titujt e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb dy kategori n\u00eb kruzer dhe kategorin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Ai ka mposhtur emra t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb si Dereck Chisora me TKO 4, kampionin olimpik nga &#8220;Sydney 2000&#8221;, Audley Harrison. Pastaj kishte mposhtur ish-kampionin e bot\u00ebs John Ruiz me vendim unanim, nd\u00ebrsa titullin e bot\u00ebs e fitoi ndaj gjigantit rus\u00eb, Nicolay Valuev q\u00eb ishte 216 cm me pesh\u00eb af\u00ebr 150 kg me vendim t\u00eb nj\u00eb ansh\u00ebm. N\u00eb kategorin\u00eb kruzer poashtu mposhti disa emra t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb si franqezin, Jean Marc Mormeck &#8211; TKO 7, Giacobbe Fragomeni me TKO 9, etj.<\/p>\n<p>Si \u00e7do sportist tjet\u00ebr l\u00ebndimet i pati t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb vet, kur edhe humbi me\u00e7in kund\u00ebr Wladimir Klitschkos me vendim unanim pas 12 raundeve. Ai para p\u00ebrballjes kishte l\u00ebnduar gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. M\u00eb pastaj pati edhe probleme me krahun duke q\u00ebndruar larg ringut plot tre vite. U rikthye me dy fitore t\u00eb m\u00ebdha ndaj Marc DeMori me TKO 1 dhe boksierit ton\u00eb Arnold Gjergjaj me TKO 1. Por, ja q\u00eb kund\u00ebr Bellew ishte tjet\u00ebr fjal\u00eb dhe u ndal rrug\u00ebtimi i tij.<\/p>\n<p>A do te penzionihet apo jo, kjo nuk i dihet. Por, Haye do te jete ne mesin e te famshmeve.<\/p>\n<p><strong>www.kosovaboxing.org\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Artan V\u00ebrbica Prishtin\u00eb, 7 mars 2017 N\u00eb emalin e redaksis\u00eb son\u00eb kemi marr\u00eb gjat\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[5,99,30,38,23,1754,61],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21314"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21314"}],"version-history":[{"count":16,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21331,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21314\/revisions\/21331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}