{"id":21208,"date":"2017-01-11T13:54:32","date_gmt":"2017-01-11T17:54:32","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=21208"},"modified":"2017-01-11T13:57:39","modified_gmt":"2017-01-11T17:57:39","slug":"robin-haxhi-krasniqi-boksieri-me-i-mire-i-vitit-2016","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/robin-haxhi-krasniqi-boksieri-me-i-mire-i-vitit-2016","title":{"rendered":"Haxhi Krasniqi &#8211; Boksieri m\u00eb i mir\u00eb i vitit 2016"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrgatiti: Artan V\u00ebrbica,<br \/>\n<\/strong>Prishtin\u00eb, 11 janar 2017<\/p>\n<p><strong>Foto: Eroll Popova\u00a0<a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Robin-Haxhi-Krasniqi.jpg\" rel=\"attachment wp-att-21211\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"aligncenter wp-image-21211\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Robin-Haxhi-Krasniqi.jpg\" alt=\"robin-haxhi-krasniqi\" width=\"400\" height=\"477\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Robin-Haxhi-Krasniqi.jpg 804w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Robin-Haxhi-Krasniqi-251x300.jpg 251w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Robin-Haxhi-Krasniqi-768x917.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Reportazh i gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr boksierin e vitit, Robin Haxhi Krasniqi <\/strong><\/p>\n<p><strong>Dy fitoret e tij me 2016 t\u00eb vler\u00ebsuara nga agjencioni Kosova Boxing i jep epitetin e boksierit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, Haxhi Krasniqit.<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshprimi i Haxhi Krasniqit q\u00eb n\u00eb vitin 2015 nuk arriti t\u00eb realizoj \u00ebndrr\u00ebn e tij dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pasur kampionin e par\u00eb bot\u00ebror ishte zhg\u00ebnjyes. Mir\u00ebpo, Krasniqi nuk u dor\u00ebzua dhe mori forc\u00eb duke mos u dor\u00ebzuar, duke shk\u00eblqyer n\u00eb vitin q\u00eb lam\u00eb pas me 2016, ku sh\u00ebnoi dy fitore t\u00eb m\u00ebdha, kund\u00ebr turkut me n\u00ebnshtet\u00ebsi gjermane Cegri Ermis dhe poashtu kazakut me n\u00ebnshtet\u00ebsi gjermane, Juergen Doberstein.<\/p>\n<p>Strategjia e Krasniqit dhe ekipit t\u00eb tij SES Boxing n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015 kishte ndryshuar dhe plani p\u00ebr 2016 ishte tjet\u00ebr. Krasniqi tani do ta sprovonte vet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kategori tjet\u00ebr nga ajo gjys\u00ebm e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb at\u00eb super t\u00eb mesme. Me\u00e7in e par\u00eb t\u00eb vitit do ta zhvillonte me 9 janar n\u00eb Maritim Hotel n\u00eb Berlin ku p\u00ebrball do ta kishte turkun Cagri Ermis. Ermis nj\u00eb boksier 32-vje\u00e7ar me nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb boksin profesionist me bilanc prej 18 fitoresh (5 KO), 9 humbje dhe 2 barazimeve, do t\u00eb k\u00ebrkonte fitore kund\u00ebr boksierit ton\u00eb.Para se t\u00eb p\u00ebrballej me Krasniqin kishte fituar titullin IBF East\/West Europe duke mposhtur pik\u00ebrisht boksierin q\u00eb Krasniqi m\u00eb pastaj do t\u00eb p\u00ebrballej Juergen Dobersteinin me vendim unanim pas 12-raundeve. Ermis n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte mposhtur edhe boksier t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb spikatur si Baker Barakat, Bartolemij Grafka, Vitor Sa, etj. Ermis gjat\u00eb karrier\u00ebs kishte p\u00ebsuar n\u00ebnt\u00eb her\u00eb por vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kishte p\u00ebsuar me nakaut teknik dhe at\u00eb n\u00eb raund t\u00eb dhjet\u00eb ndaj Hassan N`Dam N`jikam. Shumic\u00ebn e humbjeve i kishte p\u00ebsuar jasht\u00eb Gjermanis\u00eb nga boksier cil\u00ebsor si Gevorg Khatchakian, Predrag Radosevic, Ante Bilic, Ahmad Kaddour, etj. Prandaj e cil\u00ebsuam si nj\u00eb me\u00e7 sfidues t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe p\u00ebr boksierin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Data 9 janari ishte mbr\u00ebmje dometh\u00ebn\u00ebse sepse Krasniqi akoma nuk kishte sh\u00ebruar plot\u00ebsisht plag\u00ebt nga humbja nga Juergen Brahmer, q\u00eb e kishte pasur p\u00ebr titull bote. Por, motivi te boksieri yn\u00eb kishte qen\u00eb edhe m\u00eb i madh\u00eb. Pas humbjes nga Brahmer, Krasniqi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb menqur, duke i dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebs pushim t\u00eb gjat\u00eb dhe duke e analizuar mir\u00eb situat\u00ebn e tij, rehabilitim duke analizuar mir\u00eb situat\u00ebn duke mos nxituar.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb mesin e vitit 2015 kishte vizituar Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb boksit amerikan, Las Vegas-in, Ohio-n, si dhe Filadelfija-n, ku ishin st\u00ebrvitur kampion\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb bot\u00ebror. Ai vizitoi dhe pa si punohet n\u00eb ekipin e Mayweather Promotion n\u00eb Las Vegas t\u00eb boksierit t\u00eb famsh\u00ebm Floyd Mayweather. N\u00eb Ohio kaloi koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ku aty pati rastin t\u00eb takoj edhe legjend\u00ebn Buster Douglas (njeriu i par\u00eb q\u00eb kishte mposhtur t\u00eb hekurtin Mike Tyson). Ishte motivim i madh p\u00ebr te t\u00eb st\u00ebrvitej n\u00eb nj\u00eb palest\u00ebr ku kishte st\u00ebrvitur Douglas.\u00a0 Dhe s\u00eb fundi ishte n\u00eb San Francisco, qytetin ka kan\u00eb dal shum\u00eb kampion bot\u00ebror, si Joe Fraizer, Tony Olivera, Willie Ritchie, etj. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb San Francisko, Krasniqi nuk e kishte l\u00ebn\u00eb pa e vizituar edhe pjes\u00ebn e qytetit ku ishte xhiruar seriali i famsh\u00ebm \u201cRocky\u201d i regjisorit dhe aktorit t\u00eb njohur Silvester Stalone, aty ku ka edhe statuj\u00ebn i famshmi \u201cROCKY\u201d. E gjith\u00eb kjo p\u00ebrvoj\u00eb kishte motivuar p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi Krasniqin q\u00eb t\u00eb vazhdoj edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb punoj duke k\u00ebrkuar dhe m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nga SHBA-ja, Krasniqi u rikthye shum\u00eb m\u00eb i fort\u00eb. Faz\u00ebn e fundit t\u00eb p\u00ebrgatitjeve e zhvilloi n\u00eb Gjermani n\u00eb Magdeburg. Tani at\u00eb e priste me\u00e7i me Ermis.\u00a0T\u00eb gjith\u00eb ishim kurreshtar ta shohim m\u00eb ndryshe Krasniqin.<!--more--><\/p>\n<p><strong>Krasniqi fitoi ndaj Ermis me vendim unanim duke hapur nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re p\u00ebr te<br \/>\n<\/strong><strong>Maritim Hotel, Berlin, 9 janar 2016 &#8211;<\/strong> Ashtu si\u00e7 pritej dueli Krasniqi dhe Ermis u karakterizua si shum\u00eb i fort\u00eb n\u00eb \u00e7do raund. Pas tet\u00eb raunde t\u00eb forta fitues doli t\u00eb jet\u00eb boksieri yn\u00eb duke triumfuar me vendim unanim, ku tre gjyq\u00ebtar\u00ebt i dhan\u00eb fitoren boksierit ton\u00eb (Iko Bebi\u00e7 78-76, Oliver Brein 77-75 dhe Rene Fiebig 77-76). Pavarsisht fitores s\u00eb ngusht\u00eb, fitorja e Krasniqit ishte mjaft e vlefshme dhe e merituar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb fitore Krasniqi nisi rrug\u00ebn e tij t\u00eb re drejt sfidave t\u00eb ardhshme dhe titujve tjer\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb super t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shikues shqiptar\u00eb por edhe gjerman nuk dol\u00ebn aq t\u00eb k\u00ebnaqur me performanc\u00ebn e Krasniqit kund\u00ebr Ermis, mir\u00ebpo duhet t\u00eb ishim t\u00eb k\u00ebnaqur, sepse Krasniqi kishte nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb re, ndrimin e kategoris\u00eb q\u00eb nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr te dhe poashtu ai fitoi ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari t\u00eb \u00e7muar dhe t\u00eb vler\u00ebsuar dhe deri n\u00eb fund ndaj tij ishte luft\u00eb. Gjith\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb Krasniqit duhet shtuar synimin e tij, i cili ndoshta boksoi m\u00eb shum\u00eb me zemer se sa me kok\u00eb, por erdhi n\u00eb shprehje karakteri i tij i cili gjat\u00eb gjith\u00eb me\u00e7it ishte k\u00ebmbngul\u00ebs duke mos iu shmangur asnj\u00ebher\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Me\u00e7i i radh\u00ebs ishte ai me Juregen Doberstain<br \/>\n<\/strong><strong>Doberstain ishte kampion interkontinental n\u00eb versionin WBA, nd\u00ebrkoh\u00eb me\u00e7i ishte vakant edhe p\u00ebr brezin tjet\u00ebr, at\u00eb WBO interkontinental.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Me\u00e7i i radh\u00ebs p\u00ebr Krasniqin ishte ai me Juergen Doberstain. 27-vje\u00e7ari, Doberstain ishte kampion interkontinental n\u00eb fuqi n\u00eb versionin WBA. Ai kishte bilanc mjaft t\u00eb mir\u00eb prej 20 fitoresh (6 KO) dhe dy humbjesh.\u00a0Ky me\u00e7 u zhvillua me 15 korrik n\u00eb Saarbrucken, Saarland t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb qytetin e Doberstainit .<\/p>\n<p>Dueli nuk ishte aspak i leht\u00eb p\u00ebr boksierin ton\u00eb, ku ky me\u00e7 u organizua n\u00eb sht\u00ebpin e Dobersteinit dhe n\u00ebn organizimin e tij \u201cDoberstian Promotion\u201d. Por, Krasniqi i pa trembur me guxim t\u00eb plot\u00eb e pranoi sfid\u00ebn ndaj tij duke synuar fitoren.<\/p>\n<p>Me\u00e7i ishte i vlefsh\u00ebm p\u00ebr dy titujt bot\u00ebror, WBA Inter-Continental q\u00eb ishte pron\u00eb e Doberstainit dhe titullin vakant WBO Inter-Continental n\u00eb kategorin\u00eb super t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Doberstain renditej i 11-ti n\u00eb WBA dhe 15-ti n\u00eb WBO. Nd\u00ebrsa q\u00eb Krasniqi pas fitores me Ermis rangohej vet\u00ebm n\u00eb versionin WBO, i 5-ti.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me\u00e7 Krasniqi i kishte filluar para se t\u00eb finalizohej marr\u00ebveshja q\u00eb t\u00eb boksonte me Doberstein. Krasniqi ishte larg pam\u00ebs. Ai parashikoi nj\u00eb me\u00e7 t\u00eb madh. P\u00ebrgatitjet prap\u00eb do t\u00eb zhvillonte p\u00ebrtej oqeanit, por k\u00ebsaj here jo n\u00eb SHBA, por n\u00eb Kanada. Ai zgjodhi qytetin e boksit Quebec n\u00eb Kanad\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Quebec, pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sparringoj me shum\u00eb f\u00ebtyra t\u00eb njohura bot\u00ebrore si, Artur Beterbiev (10-0, 10 KO). Beterbiev \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampion i madh nga boksi olimpik. Ai ka triumfuar dy her\u00eb n\u00eb kampionatin evropian (2006 n\u00eb Plovdiv t\u00eb Bullgaris\u00eb dhe 2010 n\u00eb Mosk\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb) dhe d\u00eb her\u00eb n\u00eb kampionatin bot\u00ebror (2007 n\u00eb Chicago t\u00eb SHBA-ve dhe 2009 n\u00eb Milano t\u00eb Italis\u00eb). Ai shquhet si rivali kryesor q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sundoj kategorin\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd n\u00eb t\u00eb ardhmen. Deri m\u00eb tani ka zhvilluar 10 me\u00e7e, t\u00eb gjitha fitore me nd\u00ebrprerje.<\/p>\n<p><strong>Doberstain u tregua i pakultur\u00eb n\u00eb matje zyrtare ku shtyu Krasniqin<\/strong><\/p>\n<p>Me\u00e7i Krasniqi dhe Doberstain u afrua. Gjith\u00e7ka kishte shkuar mir\u00eb n\u00eb dy konferenca t\u00eb zhvilluara p\u00ebr gazetar, por n\u00eb matje zyrtare nuk doli t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 m\u00eb par\u00eb. T\u00eb dy boksier\u00ebt ishin n\u00eb limit n\u00eb 76.0 kg. Por, kur erdhi koha q\u00eb dy boksier\u00ebt t\u00eb shikohen sy m\u00eb sy, Doberstein shtyu boksierin ton\u00eb duke u treguar jo sportist i v\u00ebrtet\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj nd\u00ebrhyr\u00ebn dy taboret p\u00ebr tu mos u p\u00ebrshkall\u00ebzuar m\u00eb teper situata.<\/p>\n<p><strong>&#8220;<\/strong><strong>Vendi i ballafaqimeve \u00ebsht\u00eb ringu z. Doberstein.<\/strong><strong> Kulturen sportive dhe miresjelljen do t`ia m\u00ebsoj Dobersteinit n\u00eb ring nes\u00ebr mbr\u00ebma&#8221; theksoi Krasniqi p\u00ebr Kosova Boxing. Dhe pik\u00ebrisjt k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri duke e mposhtur pas 12-raundeve t\u00eb forta.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Krasniqi e mposhti Dobersteinin duke e detyruar t\u00eb tregoj respekt<br \/>\n<\/strong><strong>Saarlandhalle, Saarbrucken, <\/strong><strong>Saarland, 15 korrik 2016 &#8211;<\/strong> Ashtu si\u00e7 ishte pritur dhe doli t\u00eb jet\u00eb sfidues dhe emocional ky me\u00e7. Q\u00eb nga raundi i par\u00eb e deri tek ai i fundit me\u00e7i ishte sfidues duke mos u ditur fituesi. Krasniqi kishte fitoren n\u00eb duart e tij dhe domionoi me\u00e7in, por ishte droja se mos vendimi i gjyq\u00ebtar\u00ebve n\u00eb fund mund t\u00eb jet\u00eb i padrejt\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndodh shpesh\u00eb her\u00eb n\u00eb boks, ku nuk fiton gjithmon\u00eb m\u00eb i miri.<\/p>\n<p>Krasniqi pati incijativ\u00ebn q\u00eb nga fillimi dhe arriti ta mbaj\u00eb deri n\u00eb fund, thjesht ishte i fokusuar dhe me zem\u00ebr e deshti m\u00eb shum\u00eb fitoren. \u00a0Incijativa ishte n\u00eb an\u00ebn e boksierit ton\u00eb, por kishte momente t\u00eb mira edhe Doberstein. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs Krasniqi mbante mesin e ringut dhe ishte v\u00ebrsulesi n\u00eb ring, por duhet theksuar se mbrojtja e Doberstein ishte n\u00eb nivelin e p\u00eblqyer. Shpesh\u00eb her\u00eb Krasniqi prente rrug\u00ebn e Doberstein, por nuk arrinte ta shpartallonte. Raundi i 11-t\u00eb ishte m\u00eb dramatiku, Krasniqi q\u00eblloi disa her\u00eb nj\u00eb pas nj\u00ebsh\u00ebm fort\u00eb Dobersteinin, por \u00e7uditrisht ai rrezistoi. Ky raund d\u00ebshmoi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr fuqin dhe rezistenc\u00ebn q\u00eb kishte Doberstein. Krasniqi humbi shum\u00eb energji dhe m\u00eb pastaj kishim frik\u00eb se mos Doberstein po i kund\u00ebr p\u00ebrgjigjet, por edhe Doberstain ishte i lodhur dhe i d\u00ebrmuar dhe jo i rr\u00ebziksh\u00ebm. Me\u00e7i ishte loj\u00eb nervash dhe fitoi insistuesi, q\u00eb ishte Krasniqi q\u00eb ishte hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje p\u00ebr vet\u00ebm fitore.<\/p>\n<p>Stili i Doberstein me kujtoi boksierin legjendar Timo Hoffman, dhe gjat\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb me\u00e7it m\u00eb kujtonte me\u00e7in nd\u00ebrmjet tij dhe Luan Krasniqit t\u00eb vitit 2004. Por, k\u00ebtu ishte di\u00e7 m\u00eb ndryshe sepse at\u00eb bot\u00eb Luan Krasniqi pati humbur disa raunde n\u00eb fillim t\u00eb me\u00e7it, nd\u00ebrsa arriti n\u00eb fund t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb barazim, i cili ishte i padrejt\u00eb pasi Krasniqi ishte duksh\u00ebm m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb raundet e fundit. Dhe k\u00ebsaj ndodhie at\u00eb mbr\u00ebmje i kisha frik\u00eb, pasi t\u00eb dyt\u00eb si Krasniqi dhe si Doberstein luftojn\u00eb n\u00ebn petkun e flamurit gjerman dhe ishte Krasniqi gosti i Dobersteinit, q\u00eb shum\u00eb kisha frik\u00eb q\u00eb ky me\u00e7 mund t\u00eb shpallej i barabart\u00eb, por q\u00eb fatmir\u00ebsisht nuk ndodhi ashtu, ku fitues u shpall Haxhi Krasniqi me plot\u00eb merit\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kemi d\u00ebshir\u00eb gjithmon\u00eb q\u00eb boksier\u00ebt tan\u00eb t\u00eb dalin triumfues, por k\u00ebsaj radhe ishim edhe t\u00eb irrituar dhe t\u00eb gjith\u00eb ne d\u00ebshiruam m\u00eb shum\u00eb se kurdo her\u00eb k\u00ebt\u00eb fitore, sepse Doberstein ishte jo korrekt\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para n\u00eb matje zyrtare kur shtyu boksierin ton\u00eb. Dhe paralajm\u00ebrimin q\u00eb e kisha dh\u00ebn\u00eb se vendi i ballafaqimeve \u00ebsht\u00eb ringu, doli t\u00eb jet\u00eb ashtu ku kultur\u00ebn sportive dhe miresjelljen ia m\u00ebsoj Krasniqi\u00a0pik\u00ebrisht Dobersteinit sonte n\u00eb ring dhe pas me\u00e7it Krasniqi e detyroi t\u00eb tregoj respekt.<\/p>\n<p>Dy gjyq\u00ebtar\u00ebt vler\u00ebsuan fitoren e Krasniqit me 116-113 dhe 116-111, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00ebri si t\u00eb barabart\u00eb 114-114. Me fitoren e arritur kund\u00ebr Doberstainit, Krasniqi b\u00ebri krenar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Titujt e fituar WBA dhe WBO Interkontinental u b\u00ebn\u00eb t\u00eb tij me plot\u00eb merit\u00eb. Nuk kishte fitore m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr Krasniqin se kjo e 50-ta jubilare.<\/p>\n<p><strong>WBO vendos p\u00ebr me\u00e7in eliminator nd\u00ebrmjet Krasniqit dhe Abrahamit<br \/>\n<\/strong><strong>San Juan, Puerto-Rico, 21 tetor 2016 \u2013<\/strong>\u00a0Konventa e 29-t\u00eb e versionit bot\u00ebror WBO \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb fundvit\u00eb nga 16 deri 21 tetor n\u00eb qytetin San Juan t\u00eb Puerto-Ricos.<\/p>\n<p>Nga shteti i karaibeve, Puerto-Rico, erdhen lajme t\u00eb mira ku boksieri yn\u00eb Robin Haxhi Krasniqi ishte p\u00ebrzgjedhur nga versioni bot\u00ebror WBO q\u00eb t\u00eb boksoj kund\u00ebr gjermanit Arthur Abraham p\u00ebr duelin eliminator p\u00ebr titull bote n\u00eb kategorin\u00eb super t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Pra, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr boksierin ton\u00eb i cili mund ta fiton rastin e tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar titullin e bot\u00ebs.\u00a0Sigurisht q\u00eb bisedat nd\u00ebrmjet SES Boxing-ut, ekipi i Krasniqit dhe Saurland Event-it, ekipi i Abraham, priten t\u00eb fillojn\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb ky me\u00e7 t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb e treta t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr boksierin ton\u00eb, ku populli yn\u00eb p\u00ebrfundimisht do t\u00eb ket\u00eb kampionin e bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>WBO n\u00eb Budapest t\u00eb Hungaris\u00eb k\u00ebto dit\u00eb vendoset p\u00ebr me\u00e7in se kur do t\u00eb zhvillohet<br \/>\nBudapest, 4 janar 2017 &#8211;<\/strong> Jemi n\u00eb pritje q\u00eb WBO gjat\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb vendos p\u00ebr dat\u00ebn e zhvillimit t\u00eb me\u00e7it nd\u00ebrmjet Krasniqit dhe Abrahamit. T\u00eb dy taboret aplikuan n\u00eb Budapest jav\u00ebn e kaluar dhe WBO do t\u00eb vendos shum\u00eb shpejt se cili ekip\u00eb SES Boxing apo Saurland Event do t\u00eb fitoj organizimin.<\/p>\n<p><strong>www.kosovaboxing.org<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Artan V\u00ebrbica, Prishtin\u00eb, 11 janar 2017 Foto: Eroll Popova\u00a0 Reportazh i gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr boksierin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[5,1352,1422,30,152,1748,1579,1749,1700,831,1750,61],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21208"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21208"}],"version-history":[{"count":8,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21208\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21217,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21208\/revisions\/21217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}