{"id":19791,"date":"2016-04-11T13:08:21","date_gmt":"2016-04-11T17:08:21","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=19791"},"modified":"2016-04-11T14:49:54","modified_gmt":"2016-04-11T18:49:54","slug":"manny-pacquiao-fundi-i-nje-epoke-brilante-i-nje-boksieri-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/manny-pacquiao-fundi-i-nje-epoke-brilante-i-nje-boksieri-te-madh","title":{"rendered":"Manny Pacquiao: Fundi i nj\u00eb epoke brilante t\u00eb nj\u00eb boksieri t\u00eb madh"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Manny-Pacquiao.jpg\" rel=\"attachment wp-att-16580\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-16580\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Manny-Pacquiao-277x300.jpg\" alt=\"Manny Pacquiao\" width=\"277\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Manny-Pacquiao-277x300.jpg 277w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Manny-Pacquiao-945x1024.jpg 945w\" sizes=\"(max-width: 277px) 100vw, 277px\" \/><\/a>Manny Pacquiao i ka dh\u00ebn\u00eb fund karrier\u00ebs s\u00eb tij 21-vje\u00e7are n\u00eb boks. Nuk kishte m\u00eb bukur se nj\u00eb p\u00ebrfundim i till\u00eb, nj\u00eb fitore t\u00eb madhe ndaj nj\u00eb kampioni bot\u00ebror si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Timothy Bradley. Ai d\u00ebshmoi s\u00ebrish vlerat e tij, nd\u00ebrsa shpejt\u00ebsia, energjia, forca, dhe t\u00eb gjitha jan\u00eb akoma n\u00eb elementin e tij. Pacquiao ka potencial akoma p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb sportit t\u00eb boksit, por d\u00ebshira e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb fokusohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn familjare, n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb Filipin\u00eb ku ai pretendon q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jap kontributin p\u00ebr popullin e tij. Pacquiao do t\u00eb jet\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Filipin\u00eb, dhe pas disa viteve theksohet se ai do t`ia m\u00ebsyej edhe votimit p\u00ebr president.<\/p>\n<p><strong>Biografia e Manny Pacquiao:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Manny Pacquiao i njohur si \u201cPacman\u201d \u00ebsht\u00eb boksieri me influenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb sa i p\u00ebrket boksit, por edhe sporteve tjera.<br \/>\nAskush nuk e kishte besuar k\u00ebt\u00eb q\u00eb e arriti Pacquiao, i cili nga nj\u00eb person i panjohur t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb popullarizuara n\u00eb bot\u00eb. Sikurse yjet bot\u00ebrore t\u00eb Hollywoodit dhe kongresmen\u00ebt dhe burrat shtet\u00ebror, edhe Pacquiao sot \u00ebsht\u00eb ikon\u00eb, simbol dhe shpres\u00eb e milionave filipinase. Dhe prapa lavdis\u00eb dhe shk\u00eblqimit t\u00eb tij, ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka harruar t\u00eb kaluar\u00ebn e tij t\u00eb dhimbshme dhe nga ka ardhur.<\/p>\n<p>Pacquiao u lind me 17 dhjetor 1978 si Emmanuel Dapidran Pacquiao n\u00eb Kibawe t\u00eb provinc\u00ebs Bukidnon t\u00eb Filipin\u00ebs. Ai ishte f\u00ebmija i dyt\u00eb nga kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e familj\u00ebs Pacquiao. Si f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl ai kishte pasion boksin. Kur Pacquiao ishte 14-vje\u00e7ar, ai filloi t\u00eb mendoj t\u00eb b\u00ebhej boksier. Ai i k\u00ebrkoi n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij vesh\u00ebmbathje sportive, doreza, etj, por q\u00eb n\u00ebna e tij nuk kishte mund\u00ebsi t`ia plot\u00ebsonte. \u00cbndrra e tij u v\u00ebshtir\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb kur babai i tij Rosalio u largua nga sht\u00ebpia p\u00ebr nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb punuar, por q\u00eb familja nuk pati asnj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen e tij. Se sa e dhimbshme \u00ebsht\u00eb jeta e tij, tregon fakti q\u00eb Pacquiao si 13-vje\u00e7ar braktis shkoll\u00ebn p\u00ebr ti ndihmuar n\u00ebn\u00ebs dhe familjes. Pacquiao u b\u00eb shit\u00ebs i rrug\u00ebve apo ambulant p\u00ebr ta fituar kafshat\u00ebn e goj\u00ebs. Por, nga rruga ai fitoi nj\u00eb shpres\u00eb e cila m\u00eb pastaj i hapi atij t\u00eb ardhme n\u00eb boks, kur takoi Abner Cordero i cili u b\u00eb shok i tij shum\u00eb i mir\u00eb, i cili kishte babain trajner boksi, Dizon Cordero. Abner ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i Filipin\u00ebs. Pacquiao duke u shoq\u00ebruar me Abner i k\u00ebrkoi atij q\u00eb babai i tij Dizon ta st\u00ebrvis\u00eb edhe at\u00eb. Dizon kur pa talentin e Pacquiaos dhe d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar boksin u pajtua ta st\u00ebrvis\u00eb. N\u00ebn drejtimin e Dizon, Pacquiao zhvilloi 30-me\u00e7e t\u00eb para me te.<br \/>\nT\u00eb dieleve kur zhvilloheshin me\u00e7et e boksit amator nep\u00ebr palestra, Pacquiao shkonte aty dy-tre or\u00eb para vet\u00ebm q\u00eb ta zhvilloj ndonj\u00eb me\u00e7 Ishte imponues dhe kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr boksin. Ai ngadal\u00eb dhe sigurt\u00eb sh\u00ebnonte fitore t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb boksin amator ku m\u00eb pastaj fitoi edhe disa turne t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb duke nakautuar kund\u00ebrshtar\u00ebt. Potenciali i tij po rritej dhe ai nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb fitonte milionat dollar me triumfet e tij. Disa fitonin nga 3 deri 4 pesos, nd\u00ebrsa Pacquiao p\u00ebrfitonte nga 10 pesos. Nj\u00eb pesos at\u00eb bot\u00eb bente 10 cent t\u00eb dollarit t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, Pacquiao vendosi t\u00eb largohet nga \u00a0Kibawe p\u00ebr n\u00eb kryeqytet, Manilla. Si 14-vje\u00e7ar mori rrug\u00ebtimin p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e tij p\u00ebr tu marr\u00eb profesionalisht me boksin. Ai s\u00eb bashku me tet\u00eb shok tjer\u00eb rrug\u00ebtuan n\u00eb Manilla. Ai nuk iu tregoj askujt se po braktis vendin e tij, sepse n\u00ebna nuk do ta lejonte. Ai kur arriti n\u00eb kryeqytet lajm\u00ebroi n\u00ebn\u00ebn me nj\u00eb let\u00ebr se gjendet sh\u00ebndosh e mir\u00eb dhe q\u00eb kishte shkuar p\u00ebr boksin n\u00eb Manilla. Duke k\u00ebrkuar t\u00eb ardhmen ai nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. Qyteti i tij i madh i Manill\u00ebs ishte nj\u00eb sprov\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr te, p\u00ebr tu d\u00ebshmuar. Edhe pse i vet\u00ebm, i ri dhe pa askend, ai nuk frik\u00ebsua asnj\u00ebher\u00eb. Me gjepat e tij bosh, sillej nep\u00ebr Manilla duke k\u00ebrkuar klub t\u00eb boksit deri sa e gjeti nj\u00eb t\u00eb quajtur \u201cEllen Gym\u201d Ai filloi aty. N\u00eb ringun ku b\u00ebnte st\u00ebrvitje, ai aty flinte. Aty ku boksier\u00ebt derdhnin djers\u00ebn dhe gjakun, sepse Pacquiao i vog\u00ebl nuk kishte ku t\u00eb shkonte. Disa vite m\u00eb pas kur Pacquiao u b\u00eb kampion i bot\u00ebs, nuk harroi asnj\u00ebher\u00eb ku u zhvillua m\u00eb s\u00eb tepermi duke investuar t\u00ebr\u00ebsisht at\u00eb palest\u00ebr ku flinte dhe st\u00ebrviste n\u00eb nj\u00eb prej palestrave m\u00eb moderne.<!--more--><\/p>\n<p>Dritarja e tij e suksesit iu hap nga Rod Nazario ku ai i dha mund\u00ebsin\u00eb n\u00eb television \u201cBlow-by-Blow\u201d ku me 25 janar 1995. si 16-vje\u00e7ar debutoi n\u00eb boksin profesionist. Ai g\u00ebnjeu se ka 18-vjet, dhe falsifikoi dokumentet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rastin. Ai qysh n\u00eb luftat e para u tregua luftarak dhe karizmatik duke fituar zemrat e filipinez\u00ebve. Jo pse ishte boksier i mir\u00e8, por q\u00eb ishte fajter i v\u00ebrtet, ose fitonte me rrahje t\u00eb madhe ose i nakautonte kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas disa me\u00e7eve t\u00eb para ai fitoi parat e para nga boksi dhe ia d\u00ebrgoi t\u00eb gjitha n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. \u201cN\u00ebn\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb, sepse ende nuk jam kampion. Por, jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme me d\u00ebrgu v\u00ebllain e vog\u00ebl s\u00ebrish n\u00eb shkoll\u00eb\u201d i kishte shkrruar n\u00ebn\u00ebs Pacquiao.<\/p>\n<p><strong>10 fitoret e para n\u00eb boksin profesionist, dhe humbja e par\u00eb n\u00eb me\u00e7in e tij t\u00eb 11-t\u00eb n\u00eb karrier\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas 11 me\u00e7eve t\u00eb para, t\u00eb gjitha fitore, Pacquiao p\u00ebson humbjen e par\u00eb n\u00eb karrier\u00eb ku p\u00ebson nakautin e par\u00eb n\u00eb karrier\u00eb nga Rustico Torrecampo n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb. Ai nuk ishte i p\u00ebrgatitur sa duhet Pas k\u00ebsaj humbje ai duhej t\u00eb p\u00ebrballej me realitetin. Ai gjeti motivimin edhe m\u00eb t\u00eb madh nga kjo humbje, ku i k\u00ebrkoi Rod Nazarios, boksierin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb filipinez n\u00eb kategorin\u00eb e tij. Nazario e pyeti: \u201cA je i sigurt\u00eb\u201d. Pacquiao i tha: \u201cPo, m\u00eb t\u00eb mirin\u201d. Pas k\u00ebsaj Pacquiao boksoi me Marlon Carillo, cili kishte rekord prej 21 fitore, 7 humbje dhe tre barazime. Pacquiao punoi shum\u00eb p\u00ebr ti bindur t\u00eb gjith\u00eb se humbja me nakaut ndaj Torrecampo ishte befasi, ai mposhti Carillon me vendim unanim pas dhjet\u00eb raundeve.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Chockvivat<strong> \u2013 KO 5<br \/>\n<\/strong>Pacquiao vazhdoi me fitore duke ngritur rekordin e tij personal n\u00eb 18 fitore dhe nj\u00eb humbje, duke iu dh\u00ebn\u00eb rasti i par\u00eb p\u00ebr titullin \u201cOPBF \u2013 Oriental Pacific Boxing Federation\u201d. N\u00eb kryeqytetin e Filipin\u00ebs n\u00eb Manilla, Pacquiao boksoi tajlandezit Chokchai Chockvivat i cili erdhi ta mbronte titullin e tij. Chockvivat ishte boksier me eksperienc\u00eb t\u00eb madhe dhe ishte favorit ndaj Pacquiaos me bilanc prej 34 fitoreve dhe dy humbjeve. Nd\u00ebrsa q\u00eb Pacquiao i shkaktoi humbjen e tret\u00eb duke e nakautuar n\u00eb raund t\u00eb pest\u00eb. Ky ishte titulli i par\u00eb i fituar nga Pacquiao n\u00eb kategorin\u00eb miz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Ohyuthanakorn<strong> \u2013 KO 12<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Pacquiao vazhdoi rrug\u00ebtimin e tij, ku mposhti boksierin Melvin Magramo duke e mposhtur me vendim unanim pas 10-raundeve. Por, pas k\u00ebsaj p\u00ebrballje ai mbrojti titullin OPBF ndaj tajlandezit Panomdej Ohyuthanakorn me nakaut n\u00eb raund t\u00eb 12-t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Sasakul<strong> \u2013 KO 8<\/strong><br \/>\n<span style=\"line-height: 1.5;\">Suksesi i tij prej 21 fitoreve, dhe nj\u00eb humbje i hapi dritare t\u00eb re sfiduese. Atij i erdhi oferta p\u00ebr t\u00eb boksuar p\u00ebr titullin e bot\u00ebs n\u00eb versionin WBC n\u00eb kategorin\u00eb miz\u00eb ndaj Chatchai Sasakul n\u00eb Phuttamonthon t\u00eb Tajland\u00ebs. Pacquiao i pafriksh\u00ebm pranon sfid\u00ebn duke udh\u00ebtuar n\u00eb Tajland\u00eb dhe e fiton p\u00ebrballjen me nakaut n\u00eb raund t\u00eb tet\u00eb. Tani m\u00eb shteti i Filipin\u00ebs kishte kampionin e bot\u00ebs, ku Pacquiao u prit si hero n\u00eb shtetin e tij.<\/span><\/p>\n<p>Duelin e radh\u00ebs Pacquiao e pati me Todd Makelim, t\u00eb cilin arriti ta mposht me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb. Nd\u00ebrsa q\u00eb mbrojtjen e par\u00eb t\u00eb titullit WBC n\u00eb kategorin\u00eb miz\u00eb e pati n\u00eb Manilla ndaj meksikanit Gabriel Mira t\u00eb cilin e mposhti me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb kat\u00ebrt. Kurse p\u00ebr mbrojtjen e dyt\u00eb t\u00eb titullit Pacquiao udh\u00ebtoi s\u00ebrish n\u00eb Tajland\u00eb ku p\u00ebrball\u00eb pati vendasin Medgoen Singsurat me bilanc 18-0, ku Pacquiao p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive me pesh\u00ebn rrezikoi titullin dhe e humbi at\u00eb po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak me nd\u00ebrprerje n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr problemet e tij me forc\u00ebn. Tani m\u00eb Pacquiao kishte p\u00ebsuar humbjen e dyt\u00eb n\u00eb karrier\u00eb karshi 26 fitoreve (17 KO).<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Jamili<strong> \u2013 TKO 2<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Pas humbjes s\u00eb\u00a0 dyt\u00eb Pacquiao vendoi t\u00eb rrit\u00eb pesh\u00ebn p\u00ebr dy kategori dhe t\u00eb boksoj n\u00eb super bantam. Ai sfidon titullin WBC International n\u00eb kategorin\u00eb super bantam ndaj Reynante Jamili q\u00eb ishte pronar i k\u00ebtij titulli. Pacquiao arriti q\u00eb n\u00eb raundin e dyt\u00eb ta hedh n\u00eb dysheme plot tre her\u00eb duke detyruar gjyq\u00ebtarin ta nd\u00ebrprej k\u00ebt\u00eb me\u00e7. Ky ishte titulli i tret\u00eb i fituar n\u00eb karrier\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Titullin WBC International n\u00eb kategorin\u00eb super bantam arriti ta mbroj pes\u00eb her\u00eb nga viti 2000 deri n\u00eb gjysm\u00ebn vitin e 2001-shit. Ai mposhti <strong>Arnel Barotillo<\/strong> me TKO 4, <strong>Seung-Kon Chae<\/strong> me TKO 1, <strong>Nedal Hussein<\/strong> TKO 10, <strong>Tetsotura Senrima <\/strong>TKO 5 dhe <strong>Wethya Sakmuangklang<\/strong> KO 6. Pra pes\u00eb fitore t\u00eb vlefshme t\u00eb gjitha me nd\u00ebrprerje ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebt mjaft t\u00eb mir\u00eb duke ngritur rekordin e tij n\u00eb 32 fitore (23 KO) dhe dy humbje.<\/p>\n<p>Pas bilancit mjaft t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb arritur ai mori rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb SHBA. Ai ateroi n\u00eb San Antonio ku nga aty me autobus vazhdoi p\u00ebr n\u00eb Los Angjelos p\u00ebr n\u00eb prov\u00eb tek ekipi \u201cWild Card Boxing Club\u201d tek trajneri Freddie Roach. Q\u00eb n\u00eb testimin e par\u00eb Pacquiao tregoi vet\u00ebn dhe Froach i ofroi q\u00ebndrim tek ai dhe nga ai moment Pacquiao dhe Roach p\u00ebr 15 vite jan\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Ledwaba<strong> \u2013 TKO 6<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Kishte vet\u00ebm disa jav\u00eb q\u00eb st\u00ebrvitej n\u00eb Los Angjelos tek Freddie Roach, atij i erdhi p\u00ebr dy jav\u00eb t\u00eb sfidoj titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb MGM n\u00eb Las Vegas ndaj afrikanit jugor, Lehlo Ledwaba p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb super bantam. Pacquiao e pranoi me deshir\u00eb ku ishte i panjohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb duke fascionuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e par\u00eb n\u00eb SHBA q\u00eb u emitua edhe n\u00eb televizionin e madh amerikan, HBO. Pacquiao mposhti Ledwaban me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb gjasht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong>Pacquiao vs. Sanchez \u2013 TD6<br \/>\nBarazon me Agapito Sanchez<\/strong><br \/>\nDuelin e dyt\u00eb n\u00eb SHBA e zhvillon p\u00ebr unifikimin e titujve t\u00eb kampionit bot\u00ebror n\u00eb versionet IBF dhe WBO n\u00eb kategorin\u00eb super bantam ndaj amerikanit Agapito Sanchez duke u ndar\u00eb me barazim pas raundit t\u00eb gjasht\u00eb. Dueli ishte mjaft interesant ku Agapito n\u00eb k\u00ebt\u00eb duel denohet dy her\u00eb nga gjyq\u00ebtari p\u00ebr goditje n\u00ebn brez\u00eb, dhe Sanchez godet aksidentalisht Pacquiaon me kok\u00eb n\u00eb syrin e djatht\u00eb n\u00eb raundin e dyt\u00eb dhe t\u00eb gjasht\u00eb, ku doktori nd\u00ebrpren k\u00ebt\u00eb me\u00e7. Gjyq\u00ebtar\u00ebt e vler\u00ebsuan t\u00eb barabart\u00eb pas mbledhj\u00ebs s\u00eb pik\u00ebve.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqimin n\u00eb SHBA, Pacquiao e vazhdoi me fitoret ndaj <strong>Jorge Eliecer Julio<\/strong> me TKO 2, <strong>Fahprakorb Rakkiatgym<\/strong> me TKO 1, <strong>Serikzhan Yeshmagambetov<\/strong> me TKO 5, <strong>Emmanuel Lucero <\/strong>me TKO 3, duke mbrojtur titullin IBF me plot sukses\u00eb duke u d\u00ebshmuar se ka t\u00eb ardhme n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Barrera<strong> \u2013 TKO 11<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Dueli i par\u00eb i madh n\u00eb karrier\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr te kund\u00ebr Marc Antonio Barrera. Pacquiao kishte rekord prej 37 fitoreve (28 KO), dy humbje dhe nj\u00eb barazim. Nd\u00ebrsa Barrera 57 fitore, karshi tre humbjeve. Barrera ishte kampion bot\u00ebror n\u00eb kategorin\u00eb pend\u00ebl n\u00eb versionin WBC, q\u00eb kishte mposhtur legjend\u00ebn Eric Morales me vendim unanim pas 12-raundeve. Poashtu ai vinte edhe pas nj\u00eb fitorje t\u00eb madhe ndaj britanikut Nassem Hamed t\u00eb cilit ia kishte p\u00ebsuar humbjen e par\u00eb n\u00eb karrier\u00eb n\u00eb duelin e tij t\u00eb 36-t\u00eb n\u00eb karrier\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>Askush nuk besonte q\u00eb Pacquiao do t\u00eb mund ta fitonte Barrer\u00ebn, k\u00ebt\u00eb e besonte vet\u00ebm trajneri i tij Freddie Roach. Dhe pas nj\u00eb lufte t\u00eb fort\u00eb Pacquiao d\u00ebshmon vet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb me\u00e7 t\u00eb madh duke mposhtur Barrer\u00ebn me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb 11-t\u00eb. Bota e boksit filloi t\u00eb flas\u00eb tashm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djalosh.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao vs. Marquez \u2013 D 12<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Pas sukseseve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kategorit\u00eb e ul\u00ebta Pacquiao s\u00eb bashku me trajnerin e tij Roach vendos\u00ebn t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kategori m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb at\u00eb pend\u00ebl. Sfida e par\u00eb i afrohet p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs ndaj Juan Manuel Marquez p\u00ebr titullin IBF dhe WBA-Super. Pacquiao arrin\u00eb q\u00eb n\u00eb raund t\u00eb par\u00eb ta plandos tre her\u00eb n\u00eb dysheme Marquezin, nd\u00ebrsa meksikani ngritet dhe vazhdon duke mos u dor\u00ebzuar duke mbajtur t\u00eb gjitha raundet dhe e b\u00ebn\u00eb duelin edhe m\u00eb interesant sa i p\u00ebrket fituesit. N\u00eb fund gjyq\u00ebtar\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj p\u00ebrballje Pacquiao sh\u00ebnoi nj\u00eb tjet\u00ebr fitore ndaj Fahsan 3K Battery me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Pacquiao <strong>vs. Morales &#8211; I &#8211; UD 12<\/strong><br \/>\n<span style=\"line-height: 1.5;\">Dueli i radh\u00ebs p\u00ebr Pacquiaon do t\u00eb jet\u00eb ai me legjend\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb boksit bot\u00ebror Eric Morales. Dueli do t\u00eb zhvillohej p\u00ebr titullin vakant t\u00eb brezit WBC-International n\u00eb kategorin\u00eb super-pend\u00ebl. Pas nj\u00eb lufte 12-raundeshe, Morales shpallet fitues nga tre gjyq\u00ebtar\u00ebt me rezultat t\u00eb ngusht\u00eb 115-113. Por, sipas ekspert\u00ebve dhe analist\u00ebve Pacquiao nuk e kishte humbur k\u00ebt\u00eb me\u00e7 dhe k\u00ebrkohet revanshi me Morales. Dueli revansh do t\u00eb zhvillohej pas 10-muajve.<\/span><\/p>\n<p>Pacquiao para se t\u00eb takohej me Morales p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ai zhvilloi nj\u00eb tjet\u00ebr duel ndaj meksikanit <strong>Hektor Velesquez<\/strong> duke e mposhtur me nakaut teknik n\u00eb raund t\u00eb gjasht\u00eb, duke fituar titullin vakant WBC-International n\u00eb kategorin\u00eb super pend\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao<\/strong> vs. Morales <strong>&#8211; II &#8211; TKO 10<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">N\u00eb duelin e dyt\u00eb apo revansh Pacquiao nuk lejoi q\u00eb gjyq\u00ebtar\u00ebt t\u00eb vendosin p\u00ebr fituesin. Ai edhe pse pati ep\u00ebrsi p\u00ebr dy-tre raunde, arriti me mjesht\u00ebrin e tij ta p\u00ebrfundoj duelin para kohe. Pacquiao po shkruante nj\u00eb tjet\u00ebr faqe historie t\u00eb suksesit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p>Titullin WBC-International t\u00eb fituar ndaj Morales arriti ta mbroj ndaj <strong>Oscar Larios<\/strong> me me vendim unanim pas 12-raundeve, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar me\u00e7in e tret\u00eb m\u00eb pastaj me Eric Morales.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Morales<strong> &#8211; III \u2013 KO 3<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">N\u00eb duelin e tret\u00eb, Pacquiao u tregua edhe m\u00eb i fort\u00eb duke nakautuar Moralesin n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb duke treguar shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se meksikani.<\/span><\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij triumfi Pacquiao mbrojti titullin WBC-International ndaj <strong>Jorge Solis<\/strong> duke ngadh\u00ebnjyer me nakaut n\u00eb raund t\u00eb tet\u00eb. M\u00eb pastaj ai i dha mund\u00ebsin e dyt\u00eb Marc Antonio Barrera.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Barrera<strong> &#8211; II &#8211; UD 12<br \/>\n<\/strong>Kat\u00ebr vite kishin kaluar nga p\u00ebrballja e Pacquiaos dhe Barreras, dhe k\u00ebta dy akter\u00eb do t\u00eb takoheshin s\u00ebrish. Edhe k\u00ebsaj radhe Pacquiao dominoi luft\u00ebn duke fituar me vendim unanim pas 12-raundeve. Me k\u00ebt\u00eb fitore Pacquiao mbrojti titullin WBC-International p\u00ebr her\u00eb t\u00eb pest\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Marquez<strong> \u2013 II \u2013 SD 12<br \/>\n<\/strong>Dueli i dyt\u00eb nd\u00ebrmjet Manny Pacquiaos dhe Huan Manuel Marquezit u zhvillua me 2008. Ky duel ishte zhvilluar p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb super pend\u00ebl n\u00eb versionin WBC. Pasi q\u00eb lufta e par\u00eb e tyre p\u00ebrfundoi me barazim, edhe dueli i dyt\u00eb i tyre pati \u00e7astet dhe mbet\u00ebt nd\u00ebr duelet m\u00eb interesante t\u00eb shekullit t\u00eb ri. Pas nj\u00eb beteje t\u00eb fort\u00eb fitues doli Pacquiao me vendim t\u00eb nj\u00eb ansh\u00ebm. Ky ishte titulli i tret\u00eb i kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kategori t\u00eb ndryshme p\u00ebr Pacquiaon.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Diaz<strong> \u2013 TKO 9<\/strong><br \/>\nPacquiao nuk kishte t\u00eb ndalur dhe ai sfidoi titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kategori m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Pacquiao sfidoi kampionin bot\u00ebror e kategoris\u00eb s\u00eb leht\u00eb, David Diaz. Pas nj\u00eb dominimi n\u00eb tet\u00eb raunde duke mbizotruar n\u00eb ring, Pacquiao arriti ta p\u00ebrfundoj p\u00ebrballjen me Diaz n\u00eb raund t\u00eb n\u00ebnt\u00eb duke fituar titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kategorin\u00eb e leht\u00eb n\u00eb versionin WBC.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. De La Hoya<strong> \u2013 RTD 8<br \/>\n<\/strong><span style=\"line-height: 1.5;\">Pacquiao do t\u00eb boksonte m\u00eb pastaj me legjend\u00eb Oscar De La Hoya. De La Hoya i cili e kishte idol Pacquiaon, d\u00ebshiroi t\u00eb p\u00ebrballej me te. Ai edhe p\u00ebrkund\u00ebr se dinte vlerat e Pacquiaos, d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrballej me te duke besuar se mund t\u00eb triumfonte ndaj tij. Ky duel do t\u00eb zhvilloj n\u00eb kategorin\u00eb velter, dhe Pacqiuao asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kishte boksuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori kaq lart\u00eb. Dhe dueli i tyre u zhvillua ku u quajt King Kongu kund\u00ebr Trandafilit t\u00eb Filipin\u00ebs. Dhe filipinasi Pacquiao nuk pati asnj\u00eb konsiderat\u00eb dhe respekt ndaj tij duke e rrahur p\u00ebr tet\u00eb raunde duke ia prishur f\u00ebtyr\u00ebn e bukur t\u00eb De La Hoyes, ku meksikani i natyralizuar u dor\u00ebzua n\u00eb fund t\u00eb raundit t\u00eb tet\u00eb. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrballje De La Hoya u penzionua, nd\u00ebrsa q\u00eb Pacquiao vazhdoi rrug\u00ebtimin e tij drejt fitoreve tjera.<\/span><\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Hatton<strong> \u2013 KO 2<br \/>\n<\/strong>Pas fitores s\u00eb madhe ndaj Oscar De La Hoyas, Pacquiao boksoi kund\u00ebr britanikut Ricky Hatton . Dueli ishte i vlefsh\u00ebm p\u00ebr titullin IBO-International Boxing Organization n\u00eb kategorin\u00eb super t\u00eb leht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje shk\u00eblqen Pacquiao duke e nakautuar Hattonin n\u00eb round t\u00eb dyt\u00eb. Hatton ishte super yll, dhe vinte me nj\u00eb bilanc prej 45 fitoreve dhe vet\u00ebm nj\u00eb humbje nga Mayweather q\u00eb e kishte nakautuar n\u00eb raund 10-t\u00eb. Por, q\u00eb Pacquiao ia b\u00ebri edhe m\u00eb keq q\u00eb pak kush e kishte pritur. N\u00eb raundin e dyt\u00eb thuajse e penzionoj Hattonin.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Cotto<strong> \u2013 TKO 12<br \/>\n<\/strong>Pacquiao do t\u00eb sfidonte titullin e pest\u00eb n\u00eb kategori t\u00eb ndryshme. Dhe k\u00ebt\u00eb do\u00a0t\u00eb b\u00ebnte tashm\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb velter n\u00eb versionin WBO. P\u00ebr kund\u00ebrshtar do\u00a0ta ket\u00eb porto-rikanin Miguel Cotto i cili ishte kampion n\u00eb fuqi.\u00a0Cotto me bilanc prej 34 fitore dhe vet\u00ebm nj\u00eb humbje nga Margarito, synonte\u00a0ta ndalte Pacquiaon q\u00eb akoma se kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebri, por q\u00eb nuk ia arriti.\u00a0Pacquiao shk\u00eblqeu duke e hedhur n\u00eb dysheme n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb dhe n\u00eb raund t\u00eb kat\u00ebrt dhe t\u00eb fundit t\u00eb 12-tin kur Cotto nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i denj\u00eb t\u00eb vazhdoj. Me k\u00ebt\u00eb fitore Pacquiao arriti t\u00eb fitoj titullin e pest\u00eb bot\u00ebror n\u00eb kategori t\u00eb\u00a0ndryshme.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij triumfi Pacquiao mbrojti titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb versionin\u00a0WBO ndaj ghanezit Joshua Clottey\u00a0 me vendim unanim.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Margarito<strong> \u2013 UD 12<br \/>\n<\/strong>Pacquiao p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb tjet\u00ebr dhe p\u00ebr nj\u00eb titull tjet\u00ebr t\u00eb kampionit\u00a0bot\u00ebror n\u00eb kategorin\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb mesme, ku do t\u00eb sfidon kampionin n\u00eb fuqi t\u00eb\u00a0versionit WBC, Antonio Margarito. Ai la titullin WBO t\u00eb kategoris\u00eb super\u00a0velter p\u00ebr t\u00eb boksuar p\u00ebr nj\u00eb titull tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj kategorie WBC. Edhe ndaj\u00a0Margaritos Pacquiao tregoi performanc\u00eb t\u00eb denj\u00eb duke e mposhtur me\u00a0vendim unanim pas 12-raundeve.<\/p>\n<p>Ky ishte titulli i gjasht\u00eb i kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb kategori t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Me fitoret e dhjet\u00eb vjet\u00ebshit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb ri ndaj Lehlo\u00a0<\/strong><strong>Ledbawa, Marco Antonio Barrera, Juan Manuel Marquez, Erik\u00a0<\/strong><strong>Morales, Jorge Solis, David Diza, Oscar De La Hoya, Ricky Hatton,\u00a0<\/strong><strong>Miguel Cotto, Joshua Clotey dhe Antonio Margarito, duke fituar\u00a0<\/strong><strong>gjasht\u00eb tituj n\u00eb kategori t\u00eb ndryshme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Pacquiao t\u00eb shpall\u00ebt\u00a0<\/strong><strong>\u201cBokiseri m\u00eb i mir\u00eb i dekad\u00ebs\u201d t\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshit t\u00eb fundit, nga 2000 deri<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Mosley<strong> \u2013 UD 12<br \/>\n<\/strong>Edhe pas shpalljes s\u00eb boksierit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dekad\u00ebs, Pacquiao nuk u\u00a0ngop\u00eb nga suksesi, ai vazhdoi suksesin e tij duke mundur boksier\u00ebt m\u00eb\u00a0t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Ai tashm\u00eb nuk e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndronte\u00a0kategorit\u00eb dhe zbriti n\u00eb nj\u00eb kategori m\u00eb posht\u00eb n\u00eb velter p\u00ebr t\u00eb boksuar\u00a0me kampionin bot\u00ebror n\u00eb versionin WBO, Shane Mosley.\u00a0Mosley legjend\u00eb e boksit bot\u00ebror kishte ditur ti qes shum\u00eb probleme Floyd\u00a0Mayweatherit, por q\u00eb ndaj Pacquiaos e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku edhe u gjet n\u00eb\u00a0dysheme nga filipinasi n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb, por q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb fund duke\u00a0mbajtur t\u00eb gjitha raundet.\u00a0Pacquiao vet\u00ebm sa p\u00ebrforconte \u00e7do her\u00eb pozit\u00ebn e boksierit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u00a0\u201cPound-4-Pound\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Marquez<strong> &#8211; III &#8211; MD 12<br \/>\n<\/strong>Duelet Pacquiao dhe Marquez gjithmon\u00eb ishin histori n\u00eb vete, dhe publiku gjithmon\u00eb i k\u00ebrkoi sepse n\u00eb duelet e tyre gjithmon\u00eb pat\u00ebn \u00e7ka t\u00eb shohin, dhe ishin dramatike gjithnj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Pacquioa dhe Marquez do t\u00eb takoheshin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Prandaj edhe n\u00eb duelin e tyre t\u00eb tret\u00eb ishte dram\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ku s\u00ebrish Pacquiao fitoi me dallim t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pik\u00ebve 115-113, 116-112 nd\u00ebrsa nj\u00ebri e vler\u00ebsoi t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Duelet Pacquiao dhe Marquez u nominuan si ato t\u00eb Muhammed Ali dhe Joe Fraizer, nd\u00ebr duelet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb boksit bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Pacquiao vs. <strong>Bradley &#8211; I &#8211; SD 12<\/strong><br \/>\n<span style=\"line-height: 1.5;\">Pas shum\u00eb fitoreve ndaj shum\u00eb yjeve bot\u00ebrore, Pacquiao u ndal ndaj amerikanit t\u00eb pamposhtur Timothy Bradley, i cili para duelit me Pacquiaon ishte me bilanc prej 34-0 (12 KO). Pas nj\u00eb me\u00e7i interesant me shum\u00eb aksione nga te dy boksier\u00ebt, por q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb me\u00e7 Pacquiao pati m\u00eb shum\u00eb raunde t\u00eb fituara, gjyq\u00ebtar\u00ebt e vler\u00ebsuan Bradleyn fitues me vendim t\u00eb nj\u00eb ansh\u00ebm me 115-113, 115-113 p\u00ebr Bradley dhe nj\u00ebri 115-113 p\u00ebr Pacquiaon. Pas k\u00ebtij rezultati befasues edhe komentatori Harold Lederman i televizionit HBO e komentoi k\u00ebshtu fitoren e Bradleyt. \u201cOnly god knows how Bradley wins this fight\u201d. Ky rezultat u vler\u00ebsua nd\u00ebr m\u00eb kontraversit t\u00eb vitit 2012.<\/span><\/p>\n<p>Pacquiao vs<strong>. Marquez &#8211; IV &#8211; KO 6<\/strong><br \/>\n<span style=\"line-height: 1.5;\">Komentatori i HBO-s\u00eb, legjendari Larry Merchant para se t\u00eb fillonte me\u00e7i i kat\u00ebrt nd\u00ebrmjet Pacquios dhe Marquezit e kishte cil\u00ebsuar shum\u00eb t\u00eb rr\u00ebziksh\u00ebm p\u00ebr Pacquiaon q\u00eb edhe doli t\u00eb jet\u00eb ashtu. Ai kishte deklaruar se \u00e7ka iu ka desht me\u00e7i i kat\u00ebrt Pacquios. Por, tre me\u00e7et e tyre ishin t\u00eb ngushta dhe kishte z\u00ebra q\u00eb Pacquiao nuk e fitoi duelin e tret\u00eb past\u00ebrt ndaj Marquezit dhe i dha rastin e kat\u00ebrt meksikanit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>Pacquiao hyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb me\u00e7 me nj\u00eb \u00e7asje t\u00eb gabuar. Ai hyri q\u00eb t\u00eb fitoj me nakaut, por q\u00eb i doli e kund\u00ebrta. Marquez q\u00eb n\u00eb raund t\u00eb tret\u00eb arriti me nj\u00eb direkt t\u00eb djatht\u00eb ta gjuaj n\u00eb dysheme. Ishte hera par\u00eb p\u00ebr Marquez n\u00eb kat\u00ebr me\u00e7et e tyre q\u00eb arriti ti jap Pacquiaos nokdovn. Por, Pacquiao i rikthehet furish\u00ebm n\u00eb dy raundet n\u00eb vazhdim dhe n\u00eb t\u00eb pestin e hedh Marquezin n\u00eb gjunj\u00eb duke detyruar gjyq\u00ebtarin Kenny Bayles ti num\u00ebroj. Dhe pasi e shp\u00ebtoi gungun Marquezin n\u00eb raund t\u00eb pest\u00eb, Pacquiao u hedh n\u00eb raund t\u00eb gjasht\u00eb n\u00eb aksion t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm me t\u00eb gjitha forcat duke dashur ta p\u00ebrfundoj me\u00e7in, nd\u00ebrsa q\u00eb doli e kund\u00ebrta ku Marquez me nj\u00eb kund\u00ebrgodtije s\u00ebrish me t\u00eb djatht\u00ebn e tij e nguliti Pacquiaon p\u00ebr dysheme. Gjith\u00e7ka kishte p\u00ebrfunduar, Pacquiao ishte n\u00eb KO. Reagoi shum\u00eb shpejt doktori gj\u00eb q\u00eb Pacquiao ishte p\u00ebr disa \u00e7aste pa vet\u00ebdije.<\/p>\n<p>Trajneri i Pacquiaos, Freddie Roach kishte deklaruar pas k\u00ebtij me\u00e7i: \u201cKurr n\u00eb jet\u00eb nuk jam ndjer\u00eb m\u00eb keq. Mendova q\u00eb Manny vdi\u00e7 aty\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Rios<strong> \u2013 UD 12<br \/>\n<\/strong>T\u00eb gjith\u00eb kishin menduar se Pacquiao pas nakautit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nga Marquez do t\u00eb penzionohet. Por, ai pas 11-muajve u rikthye. Popullariteti i Pacquiaos zgjerohej \u00e7do dit\u00eb dhe ai b\u00ebri em\u00ebr edhe n\u00eb disa vende ku kurr nuk kishte qene i zhvilluar boksi. Pas shum\u00eb k\u00ebrkesash Pacquiao u rikthye n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb qytetin e lojrave t\u00eb fatit n\u00eb Macao. Macao si\u00e7 dihet ndryshe Las Vegasi i Azis\u00eb priti me\u00e7in nd\u00ebrmjet Manny Pacquiao dhe amerikanit Brandon Rios. Shum\u00eb ekspert\u00eb e sygjeruan q\u00eb Pacquiao mos ta pranoj p\u00ebr kund\u00ebrshtar Riosin, duke ditur cil\u00ebsit\u00eb e tij dhe q\u00eb shquhej me goditje t\u00eb forta, p\u00ebr arsye se Pacquiao vinte nga nj\u00eb humbje e r\u00ebnd. Rios kishte bilanc prej 31 fitore (23 KO), nj\u00eb humbje dhe nj\u00eb barazim. Por, ai nuk ia kishte frik\u00ebn dhe arriti q\u00eb p\u00ebr 12-raunde t\u00eb boksoj si kurr m\u00eb par\u00eb duke fituar me vendim unanim pas 12-raundeve duke fituar titullin WBO-International duke fituar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb boksoj p\u00ebr titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs po n\u00eb versionin WBO ndaj amerikanit Timothy Bradley.<\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Bradley<strong> &#8211; II &#8211; UD 12<\/strong><br \/>\n<span style=\"line-height: 1.5;\">Humbja kontraverse ndaj Bradleyit dy vite m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmoi se Pacquiao \u00ebsht\u00eb boksier m\u00eb i mir\u00eb se Bradley. Edhe ky me\u00e7 pati t\u00eb ve\u00e7antat e tij, dhe se duhet p\u00ebrg\u00ebzuar Bradleyn i cili tregoi luft\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por q\u00eb Pacquiao \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb i lart\u00eb. Bradley pas 31 me\u00e7eve pa humbje, p\u00ebsoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb karrier\u00eb dhe e pranoi pas me\u00e7it se Pacquiao \u00ebsht\u00eb boksier m\u00eb i mir\u00eb se ai. Pacquiao me fitoren ndaj Bradley-t ritkheu titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb versionin WBO n\u00eb kategorin\u00eb velter.<\/span><\/p>\n<p><strong>Pacquiao <\/strong>vs. Algeri \u2013<strong> UD 12<br \/>\n<\/strong>Mbrojtjen e par\u00eb titullit t\u00eb kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb versionin WBO, Pacquiao e mbrojti n\u00eb Macau. K\u00ebrkesa e madhe e aziatik\u00ebve ishte q\u00eb ky me\u00e7 t\u00eb shfaqej n\u00eb Kin\u00eb dhe u realizua. Algeri pasi sh\u00ebnoi fitoren historike ndaj Ruslan Provdnikov duke fituar titullin e kampionit t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb katrgorin\u00eb super t\u00eb leht\u00eb, kalkuloi me kategorin\u00eb duke u ngritur n\u00eb kategorin\u00eb velter dhe t\u00eb boksoj kund\u00ebr kampionit t\u00eb bot\u00ebs dhe t\u00eb famshmit Manny Pacquiao. Dhe ky eksperiment\u00eb nuk i doli edhe aq mir\u00eb ku Pacquiao gjat\u00eb gjith\u00eb duelit u tregua superior duke e hedhur n\u00eb dysheme plot gjasht\u00eb her\u00eb, por u mbajt deri n\u00eb fund. Nuk kishte dyshime, Pacquiao fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve, nd\u00ebrsa Algeri p\u00ebsoi humbjen e par\u00eb n\u00eb karrier\u00eb pas 20 me\u00e7eve n\u00eb boksin profesionist.<\/p>\n<p>Pacquiao vs. <strong>Mayweather &#8211; UD 12<br \/>\n<\/strong>Dueli i pritur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 5-vite, nd\u00ebrmjet <strong>Floyd \u201cMoney\u201d Mayweather<\/strong> <strong>dhe Manny \u201cPacman\u201d Pacqiuiao<\/strong>, p\u00ebrfundimisht u zhvillua me 2 maj n\u00eb MGM Grand Casino n\u00eb Las Vegas. \u201cThe Wait is Over\u201d apo durimit i erdhi fundi, q\u00eb e kishin quajtur t\u00eb gjith\u00eb adhuruesit e boksit bot\u00ebror duke dashur t\u00eb shohin se cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri. Dhe ky duel historik dhe m\u00eb i shtrenj\u00ebti n\u00eb histori t\u00eb boksit u p\u00ebrmbyll n\u00eb favor t\u00eb Floyd Mayweather ku tre gjyq\u00ebtar\u00ebt fitoren ia dhan\u00eb amerikanit me rezultat bind\u00ebs, 118-110, 116-112 dhe 116-112. Por, ky rezultat nuk ishte edhe aq bind\u00ebs sipas analiz\u00ebs son\u00eb dhe gjith\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb boksit bot\u00ebror, ku disa e vler\u00ebsuan t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb, apo n\u00eb favor t\u00eb Pacquiaos. Gjithesesi m\u00eb i miri nuk pa, edhe pse Mayweather fitoi, por edhe Pacquiao t\u00eb fitonte prap\u00eb duhet t\u00eb theksojm se me\u00e7i ishte i dob\u00ebt nga dy boksier\u00ebt.<\/p>\n<p>Me\u00e7i Mayweather dhe Pacquiao u zhvillua n\u00eb kategorin\u00eb velter, p\u00ebr titujt unifikues t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb versionet WBC, WBO dhe Super-WBA. Fituesi mori epitetin e boksierit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb \u201cPOUND-4-POUND\u201d n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti:\u00a0<\/strong><br \/>\n<strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7do kopje e k\u00ebtij materiali n\u00ebse keqp\u00ebrdoret pa drejt\u00ebn autoriale do t\u00eb nd\u00ebshkohet me ligjin e s\u00eb drejt\u00ebs autoriale.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Manny Pacquiao i ka dh\u00ebn\u00eb fund karrier\u00ebs s\u00eb tij 21-vje\u00e7are n\u00eb boks. Nuk kishte m\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[1],"tags":[5,30,38,23,687,61],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19791"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19791"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19795,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19791\/revisions\/19795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}