{"id":15887,"date":"2014-09-28T20:32:14","date_gmt":"2014-09-29T00:32:14","guid":{"rendered":"http:\/\/kosovaboxing.org\/site\/?p=15887"},"modified":"2014-09-28T20:32:14","modified_gmt":"2014-09-29T00:32:14","slug":"tirana-zbret-nga-froni-vllaznine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/tirana-zbret-nga-froni-vllaznine","title":{"rendered":"Tirana zbret nga froni Vllaznin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Foto: Shpend Ahmeti<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/Tirana-Kampion.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"alignleft size-medium wp-image-15917\" alt=\"Tirana Kampion\" src=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/Tirana-Kampion-300x200.jpg\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/Tirana-Kampion-300x200.jpg 300w, https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/site\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/Tirana-Kampion.jpg 960w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Ekipi i Tiran\u00ebs ka arritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb fitoj titullin e kampionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb boks. Pas nj\u00eb pune t\u00eb sukseshme t\u00eb dikur ish-boksierit t\u00eb njohur, tashm\u00eb trajnerit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar, Sead Bushati, dha rezultatin e shum\u00eb pritur. Puna e tij dhe misioni pes\u00eb vje\u00e7ar duke nxjerrur nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb art\u00eb dhe mjaft premtuese flet shum\u00eb. Misioni i tij u realizua dhe tani shpresojm\u00eb q\u00eb sukseset e boksit shqiptar do t\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku Shqip\u00ebria p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20-vite pret t\u00eb fitoj nj\u00eb medalje evropiane, bot\u00ebrore apo olimpike.<\/p>\n<p>Finalja e madhe si gjithmon\u00eb ishte mjaft e paparashikueshme, sepse Tirana garonte me gjasht\u00eb finalist\u00eb, nd\u00ebrsa ekipi i Vllaznis\u00eb me pes\u00eb finalist\u00eb. Apollonia kishte tre finalist\u00eb, Flamurtari dy finalist\u00eb, nd\u00ebrsa Teuta, Arena dhe Partizani nga nj\u00eb finalist\u00eb. Gjithsesi kampioni parashikohej t\u00eb fitohet nga Tirana apo Vllaznia, gj\u00eb q\u00eb Tirane arriti ti fitoj kat\u00ebr finale n\u00eb kategorit\u00eb, 60 kg, 75 kg, 81 kg dhe +91 kg, nd\u00ebrsa V\u00ebllaznia e fitoi vet\u00ebm final\u00ebn deri 91 kg. Ekipi i Flamurtarit triumfoj n\u00eb dy konkurrenca n\u00eb 52 kg dhe 56 kg. Teuta fitoi n\u00eb 49 kg, Apollonia n\u00eb 64 kg, dhe Arena n\u00eb 69 kg.<\/p>\n<p>Ky kampionat ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, p\u00ebr shkak se gjyq\u00ebsia ishte n\u00eb nivelin e duhur gj\u00eb q\u00eb nuk ra n\u00eb ndikim t\u00eb asnj\u00eb tabori. Ky \u00ebsht\u00eb boksi dhe k\u00ebshtu ngritet cil\u00ebsia, por akoma n\u00eb Shqip\u00ebri duhet ngritur vetdij\u00ebsia sa i p\u00ebrket t\u00eb arriturave sepse boksi n\u00eb Shqip\u00ebri asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka fituar ndonj\u00eb medalje internacionale p\u00ebr t\u00eb rritur.<!--more--><\/p>\n<p><strong>Finalet:<br \/>\n<\/strong><br \/>\n<strong>49 kg &#8211; \u00a0Klevis Vrapi (KB. Teuta) vs.\u00a0<strong>Vuksan Guri (KB. Vllaznia) <\/strong>&#8211; 3:0<\/strong><br \/>\nDueli i par\u00eb filloi mir\u00eb nga dy boksier\u00ebt. Ndon\u00ebse talenti i Klevis Vrapit na kishte ra n\u00eb sy shum\u00eb m\u00eb par\u00eb, edhe boksieri shkodran Vuksan Guri dallohej. Kjo b\u00ebri q\u00eb shfaqja e par\u00eb t\u00eb jet\u00eb mjaft bukur duke treguar t\u00eb dy boksier\u00ebt vlerat e tyre. Por, q\u00eb talenti i Vrapit nuk diskutohej, ai arriti q\u00eb tre raundet ti fitoj dhe t\u00eb shpallet kampion i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vitin 2014 me plot merit\u00eb. Ky boksier ka vlera t\u00eb kampionit bot\u00ebror, dhe besojm\u00eb q\u00eb me trajnerin e shquar Jani Nano do t\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u00eb arritur ndonj\u00eb medalje bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>52 kg &#8211; Krenar Zeneli (KB. Teuta) vs. Agur Velaj (KB. Apollonia) &#8211; TKO 1<\/strong><br \/>\nFinalja e dyt\u00eb ishte ajo n\u00eb kategorin\u00eb miz\u00eb nd\u00ebrmjet boksierit vlonjat Krenar Zeneli dhe boksierit nga Apollonia e Fierit, Agur Velaj. Boksieri me eksperienc\u00eb dhe m\u00eb i miri n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00ebrish tregoi potencialin e tij. Zeneli filloi ashp\u00ebr dhe pas pak\u00eb koh\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb e p\u00ebrfundoi p\u00ebrballjen para kohe. Zeneli premton shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe mundet q\u00eb ti sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb suksese t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>56 kg &#8211; Rexhildo Zeneli (KB. Teuta) vs. Mauro Cani (KB. Tirana) &#8211; WO\u00a0<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje Rexhildo Zeneli e fitoi pa luft\u00eb, pasi boksieri tiranas Mauro Cani nuk u paraqit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ftohjes. Sikurse djali i axh\u00ebs s\u00eb tij, Krenari, edhe Rexhildo jan\u00eb shpresa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb boksit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>60 kg &#8211; Esild Kalemi (KB. Tirana) vs. Llambi Malaj (KB. Apollonia) &#8211; TKO 2\u00a0<\/strong><br \/>\nDueli nd\u00ebrmjet Esild Kalemit dhe Llambi Malaj ishte mjaft interesante, p\u00ebr shkak t\u00eb vetmohimit t\u00eb Kalemit dhe Malaj t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb boks cil\u00ebsor. Malaj i cili gjuante rr\u00ebziksh\u00ebm kroshen e majt\u00eb, ishte n\u00eb disa \u00e7aste i rr\u00ebziksh\u00ebm, por q\u00eb Kalemi i kund\u00ebp\u00ebrgjigjej. Sidomos n\u00eb fillimin e raundeve Malaj ishte i rr\u00ebziksh\u00ebm por q\u00eb pastaj Kalemi i kund\u00ebp\u00ebrgjigjej me goditje t\u00eb sakta dhe vetmohues. Kjo edhe e d\u00ebrgoi me\u00e7in t\u00eb p\u00ebrfundoj para kohe ku Kalemi arriti her\u00eb pas here ta godas furish\u00ebm me kombinacione t\u00eb shumta duke detyruar gjyq\u00ebtarin ta nd\u00ebrprej me\u00e7in n\u00eb raundin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>64 kg &#8211; Arnold Kuqari (KB. Apollonia) vs. Kristian Shytani (KB. Vllaznia) &#8211; 3:0<\/strong><br \/>\nNj\u00ebri nd\u00ebr duelet m\u00eb interesante t\u00eb finales ishte ai nd\u00ebrmjet boksierit nga Fieri, Arnold Kuqari dhe boksierit shkodran Kristian Shytani. N\u00eb duelin ku Shytani cil\u00ebsohej favorit, nuk doli ashtu pasi Kuqari befasoi duke fituar me plot merit\u00eb. Gjithsesi duhet theksuar se dy boksier\u00ebt pat\u00ebn me\u00e7e gjys\u00ebmfinale ku Shytani mposhti Anxhelo Merkohsanaj n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, nd\u00ebrsa Kuqari mposhti Kristijan Currin. Pra duelet gjys\u00ebmfinale u zhvilluan n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb or\u00ebs 18:00, gj\u00eb q\u00eb shpenzuan shum\u00eb energji, lodhje dhe ishin t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb finale, ku gjithsesi Kuqari fitoi me plot merit\u00eb. Por, Federata e Boksit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb mendoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji dhe itenerar ta ndroj n\u00eb vitet e ardhshme sepse \u00ebsht\u00eb ngarkes\u00eb e madhe p\u00ebr boksier duke mos pasur boksier\u00ebt as 24 or\u00eb pushim para p\u00ebrballjeve finale dhe kjo ndikoi n\u00eb disa me\u00e7e duke ditur cil\u00ebsin\u00eb e disa boksier\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>69 kg &#8211; Albi Sorra (KB. Arena) vs. Denis Nurja (KB. Tirana) &#8211; 2:1<\/strong><br \/>\nDueli Albi Sorra dhe Denis Nurja ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurit. T\u00eb dy boksier\u00ebt njihnin nj\u00ebri tjetrin pasi p\u00ebr shum\u00eb vite ishin st\u00ebrvitur bashk\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dueli u b\u00eb edhe m\u00eb i bukur pasi te dyt\u00eb respektuan nj\u00ebri tjetrin dhe ishin mjaft &#8220;Fair-Play&#8221;. Vlerat e tyre ishin mjaft t\u00eb m\u00ebdha ku Sorra ka eksperienc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb cilin e shfryt\u00ebzoi m\u00eb s\u00eb miri, por q\u00eb edhe Nurja shk\u00eblqeu duke treguar se \u00ebsht\u00eb boksier i s\u00eb ardhm\u00ebs. Sikur se q\u00eb e theksuam p\u00ebr duelin Kuqari dhe Shytani, edhe tek ky duel ndoshta lodhja kishte pak ndikim tek Nurja i cili pati gjys\u00ebmfinale t\u00eb fort\u00eb ndaj boksierit nga Apollonia, Xhulio Vrenozi. Por, kjo nuk mund ta zbeh\u00eb shk\u00eblqimin e t\u00eb dy boksier\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, por q\u00eb n\u00eb nuanca t\u00eb vogla Sorra fitoi me\u00e7in mjaft t\u00eb bukur. Shk\u00eblqimi i Sorr\u00ebs i dha edhe epitetin e boksierit m\u00eb teknik t\u00eb kampionatit i cili e fitoi me plot merit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>75 kg &#8211; Alban Beqiri (KB. Tirana) vs. Alfred Herceku (KB. Teuta) &#8211; WO\u00a0<\/strong><br \/>\nKund\u00ebrshtari i Alban Beqirit, ai nga Teuta e Durr\u00ebsit Alfred Herceku nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb duelin final, gj\u00eb q\u00eb nuk arrit\u00ebm ta kuptojm\u00eb arsyen. Gjithsesi Beqiri tregoi zem\u00ebr t\u00eb madhe n\u00eb gjys\u00ebmfinale ndaj boksierit shkodran Emiliano \u00c7ekini. Ky me\u00e7 ishte mjaft i papast\u00ebr pasi \u00c7ekini gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e mbante boksierin tiranas, duke e sthyr\u00eb dhe duke i k\u00ebrcyer n\u00eb shpind\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk iu t\u00ebrhoq v\u00ebrejtja apo t\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohej, por q\u00eb u nd\u00ebshkua m\u00eb v\u00ebrejtje publike Beqiri, q\u00eb ishte gjesti m\u00eb i dob\u00ebt i kampionatit. Po t\u00eb ishte n\u00eb ndonj\u00eb eviniment nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00c7ekini do t\u00eb diskualifikohej. Por, prap\u00eb duhet p\u00ebrg\u00ebzuar gjyq\u00ebsin rreth ringut t\u00eb cil\u00ebt e gjykuan me merit\u00eb fitoren e Alban Beqirit.<\/p>\n<p><strong>81 kg &#8211; Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Emanual Ka\u00e7aj (KB. Vllaznia) &#8211; 3:0<\/strong><br \/>\nDueli nd\u00ebrmjet Alban Bermet\u00ebs dhe Emanuel Ka\u00e7aj ishte nd\u00ebr m\u00eb interesantit dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit, p\u00ebr arsye se kjo ndeshje mund t\u00eb p\u00ebrcaktonte kampionin e k\u00ebtij viti shtet\u00ebror. Bermeta kishte sakrifikuar q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb nj\u00eb kategori m\u00eb lart\u00eb p\u00ebr kontributin sa m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr klubin. Dhe ashtu doli ku pas nj\u00eb me\u00e7i t\u00eb fort\u00eb arriti t\u00eb dal fitues. Dueli ishte mjaft i ngjeshur ndon\u00ebse Ka\u00e7aj ishte nj\u00eb kok\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb dhe shquhej me goditje t\u00eb sakta her\u00eb pas her\u00eb, por ishte Bermeta k\u00ebmbngul\u00ebs dhe agresor n\u00eb ring duke dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka duke fituar dhe ashtu doli, ku Bermeta mund t\u00eb themi plot\u00ebsisht se edhe nj\u00eb her\u00eb doli t\u00eb jet\u00eb Heroi i Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa Emanuel Ka\u00e7aj la mbresa dhe do t\u00eb jet\u00eb yll i k\u00ebsaj peshe n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>91 kg &#8211; Kristian Demaj (KB. Vllaznia) vs. Emilian Xhediku (KB. Partizani) &#8211; 2:1<\/strong><br \/>\nMe\u00e7 interesant ishte edhe ai nd\u00ebrmjet Kristian Demaj nga Vllaznia e Shkodr\u00ebs dhe Emilian Xhediku nga klubi i boksit Partizani nga Tirana. Dueli filloi me dominimin e Demaj i cili edhe nj\u00eb her\u00eb tregoi shkath\u00ebsit e tij t\u00eb nj\u00ebrit nd\u00ebr boksier\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dominimi i tij n\u00eb raund t\u00eb par\u00eb doli q\u00eb n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb Demaj t\u00eb humb raundin pasi si\u00e7 u pa e n\u00ebnqmoi Xhedikun i cili rriti tempon n\u00eb raund t\u00eb dyt\u00eb duke barazpeshuar me\u00e7in, 1 me 1 n\u00eb raunde. N\u00eb raundin e tret\u00eb aty ku duhej t\u00eb p\u00ebrcaktohej fituesi s\u00ebrish Demaj shk\u00eblqeu duke treguar se \u00ebsht\u00eb boksier m\u00eb i mir\u00eb, nd\u00ebrsa q\u00eb Xhediku sikur n\u00eb me\u00e7e paraprake la mbresa t\u00eb mira, i cili n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb shquhet dhe t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i mir\u00eb. Niveli i Xhedikut \u00e7do her\u00eb po rritet, nd\u00ebrsa Demaj edhe pas shum\u00eb vitesh n\u00eb krye, ai po mbizotron ku k\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar edhe n\u00eb p\u00ebrballjet n\u00eb WSB-World Series Boxing tek ekipi Mexico Guerrero. \u00a0Demaj n\u00eb fund nga juria profesionale u zgjedh boksieri m\u00eb i mir\u00eb i turneut, epitet q\u00eb e fitoi me plot merit\u00eb, pasi mposhti dy kund\u00ebrshtar t\u00eb denj\u00eb, Aleksan\u00ebr Ram\u00ebn n\u00eb gjys\u00ebmfinale dhe Emilian Xhedikun.<\/p>\n<p><strong>+91 kg &#8211; Indrit La\u00e7i (KB. Tirana) vs. Nelson Hysa (KB. Vllaznia) &#8211; 3:0<\/strong><br \/>\nAjo q\u00eb askush nuk e priti ishte triumfi i Indrit La\u00e7it ndaj boksierit me shum\u00eb p\u00ebrvoj Nelson Hysa. Dueli u karakterizua me shum\u00eb emocione ku La\u00e7i befasoi t\u00eb gjith\u00eb, por fitorja e tij ishte me plot merit\u00eb. Nga ky me\u00e7 u pa q\u00eb gjenarata e re e kategoris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd kishte lindur nj\u00eb boksier me predspozita t\u00eb dy kategorive, 91 kg dhe +91 kg, t\u00eb cilin Shqip\u00ebria po e k\u00ebrkonte prej disa vitesh gj\u00eb q\u00eb Sorra u penzionua nga boksi aktiv, nd\u00ebrsa Hysa ishte i lodhur jo m\u00eb kompetiv p\u00ebr gara nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me\u00e7in nga af\u00ebr e p\u00ebrcoll\u00ebn shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura t\u00eb boksit e nd\u00ebr ta edhe kryetari i klubit t\u00eb boksit Besa e Pej\u00ebs, Ragip Bytyqi i cili n\u00eb vitet e fundit i ka dh\u00ebn\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb madhe boksit pejan dhe gjith\u00eb sken\u00ebs kosovare.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti:<\/strong><br \/>\n<strong>Artan V\u00ebrbica<\/strong><br \/>\n<strong>28 shtator 2014\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Shpend Ahmeti Ekipi i Tiran\u00ebs ka arritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb fitoj titullin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[19,1],"tags":[1091,490,105,1093,5,207,1095,516,30,717,905,1089,23,869,191,205,1094,1092,79,709,868,65,1090,61],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15887"}],"collection":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15887"}],"version-history":[{"count":32,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15920,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15887\/revisions\/15920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/kosovaboxing.org\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}