RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Kosova megjithatë do të marr pjesë në turneun “Dorëza e Çeliktë” në Zenicë

2 min read

Prishtinë, 21 Mars 2012 – Pas shumë përpjekjeve të mëdha për shkak të vizave të Bosnjës dhe Hercegovinës Federata e Boksit e Kosovës është pajisur megjithatë me viza që të marrin pjesë në turneun e 40-të më radhë ndërkombëtar “Dorëza e Çeliktë” në boks, që mbahet më 24 mars në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në këtë turne do të jenë pjesëmarrëse shtatë shtete, për çka dëshmon se është një turne shumë i fortë dhe që organizohet nga Federata e Boksit e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe klubit të boksit Çeliku nga Zenica, njëherësh është edhe në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (EABA). Kosova do të përfaqësohet me dy boksierë: Burim Hasani (64 kg) e Arian Gashi (69 kg). Në turne nuk do të mund të paraqitet boksieri më i mirë i Kosovës, Liridon Zeqiri, për shkak se ditë më parë iu është nënshtruar operacionit në hundë. Është një hendikep i madh për kombëtaren tonë, megjithëse edhe nga këta dy boksierë të përzgjedhur nga përzgjedhësi Xhevdet Peci, besojnë e shpresojnë në rezultate të lakmueshme sidomos t’i sjellin medalje vendit tonë. Në turne është i ftuar edhe gjyqtari i mirënjohur me licencë të AIBA-s, Latif Demolli. Në ekspeditë do të jetë edhe përzgjedhësi i kombëtares Xhevdet Peci, ndërsa ish boksieri i gjeneratës së artë dhe sekretar i përgjithshëm i FBOXK-së, Mehmet Bogujevci, është ftuar si mysafir nderi i turneut.  

Lajmin për Kosova Boxing e bëri, Latif Demolli. Zëdhënës i FBOXK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.