RTK

RTKLive
19 Maj, 2022

Gjithçka gati per turneun “NATO Thank You”‏

2 min read

Hotel Grand, Prishtinë, 21 Mars 2011 – Me organizim të Shoqatës së Sportistëve Profesionistë të Kosovës, dhe nën mbikqyrjen e promotorit Aziz Salihu, të premten me 25 mars do të mbahen garat e turneut tradicional në boks “Nato Thank You”. Ky është viti i dytë që organizohet ky turne me iniciativën e legjendës së boksit kosovar, Aziz Salihu. Ai para përfaqësuesve të mediave, në konferencën e fundit para organizimit të turneut shpalosi detajet e këtij turneu. Ndryshe nga viti i parë, sivjet turneu “Nato Thank You” do të jetë një gërshetim i boksit profesionist me atë amator. Aziz Salihu nuk e ka mohuar se kjo është një mënyrë që edhe vet ai, në të ardhmen të koncentrohet me tepër në menaxhim dhe promovim të boksit profesionist. Për të nderuar këtë turne do të vie në Kosovë Sevdail Sherifi, i cili përballë do të ketë Elvir Behluloviqin. Shpëtim Shala do të masë forcat me kroatin Nnikola Matiq, ndërsa Bujar Sejdiu do të përballet Jasmin Gogic të Bosnës. Krahas boksit profesionit në program do të jenë edhe 4 meçe amatore, me protagonist boksierët më të mirë kosovarë. Të ftuar në këtë turne janë edhe strukturat e larta të KFOR-it e përfaqësues të zyreve diplomatike në Kosovë, ndërsa hapje të turneut do të nderohen edhe viktimat e tërmetit të fundit në Japoni. Turneu “Nato THANK YOU”, mbështet nga Minsitria për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa sponsor medial është Radio Televizioni i Kosovës i cili e sjell në transmetim të drejtpërdrejt më 25 mars në orën 15:15.

Artan Muhaxhiri
21 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.