Nuri Seferi mbron për herë të dytë për titullin WBO të Evropës të dielen
4 min readPërgatiti: Avdyl Salihu
“Me 12 gusht të vitit 1912, Hasan Prishtina me trimat e tij e çliruan Shkupin dhe kjo më shtyri që unë pas 100 vjetëve të ndeshem bash këtu. Ky është një gëzim shtesë për mua dhe falënderoi kundërshtarin tim që pranoi të ndeshet me mua. Ju premtoj se do të jetë një spetakël i jashtëzakonshëm, njëri ndër me te suksesshmit që është zhvilluar në këto troje”, tha për “KosovaBoxing”
Të dielën në Palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, “Tajsoni Shqiptar” do të ndeshet për herë të dytë për titullin WBO të Evropës. Përballja Nuri Seferi vs Nenad Stankoviç do të zhvillohet në 12 raunde, meqë është e vlefshme për Kampionin Evropian. Delegat nga Federata botërore e boksit është Suzana Gjyory nga Hungaria, ndërsa referi kryesor në ring do të jetë Zdravko Milojeviq nga Bosnja e Hercegovina. Gjyqtar anësor janë Zoltan Enyedu nga Hungaria, Michael Leu nga Rumania dhe Manfred Kuchler nga Gjermania. Promotori i tij, Islam Shaqiri bëri publike edhe kundërshtarët e dy boksierëve tjerë të boksit profesional Sefer Seferit dhe Agron Xhilës. Kundërshtari i Seferit është boksieri hungarez Gj. Bozay ndërsa Xhila do të ndeshet me serbin Nemanja Rogaçeviq. KosovaBoxing në prag të këtij spektakli kemi zhvilluar një bisedë me aktorin kryesor të këtij aktiviteti, Nuri Seferi. “Jam shumë i përgatitur për këtë ballafaqim dhe do të bëj çmos që triumfi të shkoj në anën time. Këtë sukses dua që ta festoj së bashku me kombin tim, sepse e gjithë ky aktivitet bëhet për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përballja me serbin Nenad Stankoviç është e veçantë për mua kur dihen raportet që kemi pasur me popullin serb. Pra jam shumë i motivuar, por gjithçka është në erën sportive e jo atë politike”, tha Seferi. Në pyetjen tonë, se pse zgjidhet Shkupin për këtë përballje, Sefer tha se Shkupi gjithnjë ka qenë qendër e shqiptarëve. “Me 12 gusht të vitit 1912, Hasan Prishtina me trimat e tij e çliruan Shkupin dhe kjo më shtyri që unë pas 100 vjetëve të ndeshem bash këtu. Kjo datë historike është një gëzim shtesë për mua dhe falënderoi kundërshtarin tim që pranoi të takohet me mua. Ju premtoj se do të jetë një spetakël i jashtëzakonshëm, njëri ndër me te suksesshmit që është zhvilluar në këto troje”, tha Nuri Seferi. Ai për fund tha se ka marrë shumë mesazhe përkrahëse nga e gjithë bota dhe kjo e bën atë edhe më të fortë, pasi të gjithë shqiptarët kudo që janë të dielën do ti kenë sytë kah Shkupi. Ndryshe, Nuri Seferi në mbrëmjen e 7 Tetorit do të lufton për herë të dytë për titullin WBO të Europës, të cilin në vitin 2010 e kishte bërë të vetin dhe e kishte mbrojtur 2 herë me sukses, por shkaku i një sëmundje titulli i tij është shpallur vakant “neutral” nga WBO, dhe tani për fat e mori serish mundësinë të lufton për këtë titull në kategorinë “Cruiser”. Mysafir special i kësaj mbrëmje është ish boksieri Stipe Dervish kampion bote në versionin WBA.
Islami Shaqiri: Gjithçka gati
“Me rëndësi është se tifozët e Nuri Seferit apo të boksit kësaj radhe kanë treguar një interes tepër të madh ku deri më tani janë shitur mbi 6500 bileta, edhe shumë pak kanë mbetur në shitje. Kjo s’ka ndodhur në asnjë meç të boksit në vende të vogla siç jemi ne, siç tha edhe Nuriu ka aq shumë të interesuar nga Kosova, Shqipëria, nga gjithë trojet shqiptare, dhe kështu mendoj se do të kalojmë tepër mirë”, deklaroi Shaqiri, i cili shtoi se “Do të jetë një ambient, një atmosferë tepër interesante ku deri më tani asnjë lloj sporti jashtë koncerteve dhe tubimeve politike nuk e kanë mbushur atë sallë”.
Në vend të Toni Simiç, do boksoje Gj. Bozay
Kundërshtari që duhej që të ndeshet Sefer Seferi në këtë mbrëmje ishte kroati Toni Simiç, mirëpo ai në çastet e fundit ka njoftuar se nuk do të mund të udhëtoj në Maqedoni, pasi ka disa probleme me shtetin amë dhe që passaporti i tij është konfiskuar. Kështu organizatori ka gjetur ekspres kundërshtarin që do ta zëvendësoj Simiçin. Pra bëhet fjalë për hungarezin Gj. Bozay, i cili ka 12 lufta prej tyre 8 fitore.
Programi
19:00 Program artistik si dhe tre përballje boksi amator
21:00 Agron Xhilla vs Nemanja Rogaçeviq
21:30 Sefer Seferi vs Gj. Bozay
22:00 Nuri Seferi vs Nenad Stankoviç
Kosovaboxing.org
5 Tetor 2012

te uroj shendet fat forc si ne ndeshjet tjera qe ke shkelqy ne ring o i madhi nuri, dhasht zoti qe te fitosh edhe ksaj here. me rrespekt besniku gjilan