RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Shemsi Beqiri kundër Steve Valente me 22 Shtator

1 min read

Kikboksieri më i mirë shqiptar i zgjedhun nga agjensioni ynë Kosova Boxing për vitin 2011, Shemsi Beqiri do të luftoj me 22 Shtator në Bazel të Zvicrës. Beqiri përballë do të ketë kiboksierin franqez Steve Valente. Ky meç do të zgjojë interesim të madh deri sa do të shfaqet meçi drejtpërdrejt edhe në televizionin Eurosport.

Beqiri këtë vit sërish ka demonstruar dy lufta të mëdha duke triumfuar ndaj dy japonezevë më të mirë në botë, Hirono Yu dhe Yoshiro Satos. Kundër Hirosho Yu fitoi edhe një gjerdan të vlefshëm, atë WFCA titullin e kampionit të botës në Tajboks. Më pastaj iu revanshua në Stokholm të Suedisë japonezit tjetër Yoshrio Satos për humbjen e pamerituar të vitit 2011 Dhe tani synon fitoren e tretë këtë vit.

Në këtë mbrëmje të kikboksit pritet të marrin pjesë edhe tre vëllezërit tjerë të familjes Beqiri.

Pas këtij meçi Shemsi Beqiri do të marrë pjesë në turneun “Golden World Series” në Romë të Italisë, ku do të marrin pjesë 8 kikboksierët më të mirë në botë deri 70 kilogramë. Përveç kikboksierit tonë Beqiri do të janë edhe kikboksierit kulmorë si, Yoshiro Sato, Dzhabar Askerov, Robin Van Roosmalen, Giorgio Petrosyan dhe Ky Hellenbeck.

Këto ngjarje tash e tutje Kosova Boxing do ti prezentoj edhe publikut tonë në televizionin publik RTK.

Artan Vërbica
8 Shtator 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.