RTK

RTKLive
16 Tetor, 2025

Kosova me 7 kikboksier në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë

1 min read

Prishtinë, 1 Korrik 2012 – Reprezentacioni i Kosovës në kikboks ka udhëtuar sot në Selanik të Greqisë ku do të marrë pjesë në kampionatin botëror të versionit WPKA. Krahas kësaj federate që këtë kampionat e organizon çdo vitë, kësaj radhe do të janë në bashkëpunim edhe me federatat tjera si WKA, WFKA dhe ISDO. Kosovën do të përfaqësojnë këta garues: Ilir Menxhiqi -60 kg, Elvis Gashi -70 kg, Korab Sinani -70 kg, Mixhen Shala -75kg,  Kadri Murseli -80kg, Yll Maliqi -85 kg, dhe Myrvete Uka – 65 kg. Selektori i Kosovës, Lutfi Menxhiqi shprehë synimin e shumë medaljeve në këtë kampionat. “Shpresoj të tregojmë cilësi dhe të sjellim sa më shumë medalje” theksoi Menxhiqi për kosovaboxing.org. I pranishëm në këtë kampionat do të jetë edhe kryetari i Federatës së kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli. Kampionati do të filloj nesër me 2 Korrik dhe do të mbarojë me 8 Korrik.

Kosovaboxing.org
1 Korrik 2012

1 thought on “Kosova me 7 kikboksier në kampionatin botëror në Selanik të Greqisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.