RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi synon të bëhet kampioni i parë botëror shqiptar

2 min read

Më pak se tre javë na ndajnë nga meçi historik i Haxhi Krasniqit kundër britanikut Nathan Cleverly. A do të jetë Haxhi Krasniqi boksieri i parë që do të fiton titullin e kampionit botëror ? Kjo do të mësohet në natën e 28 Prillit kur Krasniqi do të sfidoj titullin e kampionit botëror në versionin WBO për herë të parë, ndërsa këtë janë kurreshtar të dinë çdo adhurues i boksit shqiptar. Më parë shumë afër ishin Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi ku sfiduan titullin e kampionit botëror  dhe ishin shumë pranë, por fati iu mungoi. Ne sot krenohemi si me Luan Krasniqin ashtu edhe me Shpend Abazin, sepse sfiduan titullin e kampionit botëror me kundërshtarët më të fortë të kohës dhe që lane gjurmë në boksin botëror. Luan Krasniqi boksoi kundër bishës Lamon Brewster që në atë kohë kishte shkatëruar çdo kundërshtar, si Wladimir Klitschko, Kali Meehan, Andrew Golota, ndërsa sekondat e ndanin nga fitorja e Krasniqit, por fati ishte në anën e Brewster. Më pastaj ishte Shpend Abazi i cili boksoi me Roberto Guerreron që është edhe më sot njëri ndër boksierët më të vlerësuar botëror. Abazi luftoi me shpirt e me mund por nuk arriti, të kurorëzohet me titull. Pas këtij dueli Guerrero arriti edhe 10-fitore tjera, duke fituar në shumë kategori nga pendë, super pendë, të lehtë dhe tani me 28 Korrik do të sfidon edhe titullin tjetër të botës në kategorinë velter kundër turkut Selcuk Aydin. Guerrero sot konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mirë “Pound4Pound” së bashku me Manny Pacquiao, Floyd Mayweather, etj. Tani shpresa e re e boksit tonë quhet Haxhi Krasniqi, për momentin. Haxhiu disa ditë më parë ka mbushur  25-vjeç, dhe i patrembur pranoi përballjen me njërin ndër boksieret më të mirë në kategorinë gjysmë të rënd, ku me 28 Prill do të dyluftoj në kryeqytetin britanik në Londër. Krasniqi duket i motivuar si kurr më parë. Ai me shumë shpresë do të mundohet të fitoj titullin e kampionit, por data 28 Prilli do të jetë sfida më e madhe për Krasniqin. Se a do të jetë Haxhi Krasniqi kampioni i parë botëror, kjo do të mësohet në fundjavën e fundit të muajit Prill. Luan Krasniqi dhe Shpend Abazi ishin shumë afër, por shpresojmë që Haxhi Krasniqi të jetë kampioni i parë i yni botëror.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
8 Prill 2012

2 thoughts on “Haxhi Krasniqi synon të bëhet kampioni i parë botëror shqiptar

  1. zoti qoft ne anen tend axhi ne shpresojm dhe besojm se ti do tja rrish qellimit tend se lufton me zemer dhe me plot bindje ne vetvete un te uroj fat dhe suksese ishalla me ndihmet e tmahit allah.

  2. uroj qe sfidanti i trete shqiptar per titullin boteror haxhi krasniqi te jet KAMPION ne verzionin WBO dhe te ket fat pasi qe nathan claverly eshte nje boksier i forte dhe bokson ne shtetin e vet i ka te gjitha ne favor te tij duke u nisur nga gjyqtaretm publiku etj. Por shpresojm qe fitues te jet haxhi krasniqi dhe mos te i behet e padrejt haxhiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.