RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Ministri Krasniqi takoi boksierin e suksesshëm Naim Terbunja

1 min read

Në vazhdën e takimeve me shumë sportistë kosovarë që kanë arritur suksese të larta në arenën ndërkombëtare, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, ka takuar sot boksierin amator, Naim Terbunja. Ministri Krasniqi e përgëzoi Terbunjen me sukseset e shënuara deri më tash, e me theks të veçantë për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin. Ai shtoi se talenti dhe vullneti i shfaqur nga sportistët kosovarë e bën gjithë popullin të ndjehet krenarë, dhe po ashtu mban shpresat se edhe sportistë të tjerë të talentuar do të kenë shumë shpejtë mundësitë e barabarta me të gjithë sportistët botërorë. Ministri vlerësoi po ashtu se boksi është një sport që Kosova shquhet për talentë dhe për suksese të mëdha, si në të kaluarën por edhe tash. Ndërkaq, boksieri Naim Terbunja, që bën gara nën flamurin e Suedisë, e falënderoi ministrin për pritjen. Ai tregoi për sfidat që ka pasur deri tash si dhe për planet në të ardhmen, e që kryesor është bërja e garave në boksin profesionist.

Kosovaboxing.org
6 Janar 2012

10 thoughts on “Ministri Krasniqi takoi boksierin e suksesshëm Naim Terbunja

  1. Naim Terbunja osht shum veqant si bokser dhe ka cilesi te veqanta te ni bokserit. I uroj boksim te gjate e te sukseseshum ne jeten e tij .

  2. Kit term Kosovar s’di pse po e shkruni? Shqiptar bre shum thjesht. S’ka Kosovar ka vec Shqiptar!

  3. Kete pyetje drejtoja keshilltarit te ministrit, edhe ketu spo folet per shqiptari, por per nje boksier te sukseshem te Kosoves, jo te Shqiperise.

  4. @Admin,
    Keshilltari s’ka shkru ktu!
    At’here Shqiptari nga Kosova nese vec qon aq shum pesh se nga vjen p.s Kosovar masi vec po i tjerrum kaq holl munet me kan edhe serb,turk,goran,magjup kta te fundit ne kohen e Yug… bokser te mire kan qen

    Me respekt

  5. Mire e ki kur po thu per keta po i kemi pas na do machup ma shqiptar se do tjere qe sot e udheheqin federaten e boksit. psh nusret rexhepi, abedin lika, hilmi hyseni, qe e kane qujt veten shiptar dhe e majne hale, bile kane titulla dhe nuk jane shku me marr penzin e serbise si mehmet bogujevci. qfare shqiptari eshte bogujevci kur e ka fal medaljen e srbise edhe e man veten patriot, e ma patriota jane keta romt se eshte marre me ju thane maxhup. maxhup eshte mehmeti e besa edhe shpijun e sdi qysh si vjen marre me majt postin e sekretarit te federates aty. po ska faj aj, ka faj shteti i kosoves qe nuk i hjek keta berlloga.

  6. ehmet boguevci dhe latif demolli jan qikita berlloga qe po na prishin boksin ne Kosove dhe nkoft shteti pak i mencur duhet me i hek qo pa na nxin ftyren qikita shpiuna te dreqit

  7. Te lumt Naim bukuroshi, je yll shqiptar,heren e fundit ne Kosove te kom pa kah bokson, shume ki me mrri

  8. te lumt te qoft naim terbunja per boksi e hatshum qe e bere barvo veq vazhdo me sukse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.