RTK

RTKLive
14 Shtator, 2025

Muriqi kundër Williams me 10 Dhjetor

2 min read

Meçi i parashikuar të zhvillohej me 9 Shator ndërmjet Elvir Muriqit dhe Rubin Williams, sonte ka arritur të ricaktohet me 10 Dhjetor në Detorid të SHBA-ve. Shumë adhurues të Muriqit kanë qenë të dëshpruar pasi idoli i tyre ishte larg ringut afër një vit, por ky lajm tani zyratar dhe i nënshkruar nga taboret do ti gëzoj të gjithë. Muriqi meçin e fundit e kishte zhvilluar vitin e kaluar kur mposhti Daniel Judah me vendim unanim pas 10 raundeve. Muriqi i rankuar si i 58-ti në Botë,  me fitore do të rikthehet në ranklistat botërore të top-15. Muriqi i cili ishte dy herë afër për të sfiduar titullin e kampionit botëror, do të ketë sërish rastin. Njeriu i cili boksoi me burrat me të mëdhenjë të kategorisë gjysmë të rënd, Sam Ahmaad, Antonio Tarver dhe Clinton Woods, ka rast të mirë t`ju tregoj të gjithëve se ende ka për ti dhënë boksit, por edhe për ti gëzuar tifozët shqiptar. “Jam i lumtur që arritëm marrëveshje. Ishin shumë pranë që të boksojmë me 9 Shtator, por nuk ndodhi dhe ja tani unë do të ndeshem me Williams me 10 Dhjetor” theksoi Muriqi për Kosovaboxing.org.

Në parameç të Muriqit dhe Williams do të boksoj edhe shqiptari tjetër Stivens Bujaj. Bujaj deri më tani ka zhvilluar 5 meçe, të cilën ka shënuar 5 Fitore (3 KO). Kjo ngjarje do të organizohet nga Bad Boy Promotions.

Artan Vërbica
6 Nëntor 2011

1 thought on “Muriqi kundër Williams me 10 Dhjetor

  1. E nderuara redaksi, nuk me vjen fare mire qe me fshini komentet e mija edhe pse une nuk po e ofendoj askend. Me kete tregoni vetem dobsine e juaj dhe shihni enderra me disa bokser shqiptare qe na kane mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.