Xhilla i rikthehet fitoreve
1 min readBaden-Württemberg, Gjermani, 26 Mars 2011 – Pas humbjes padrejtësisht javën e kaluar në Sllovaki nga çeku Roman Vanicky, boksieri ynë perspektiv Agron Xhilla nuk e ka vajtuar shumë këtë humbje. Edhe pse kishte deklaruar ditë më parë për redaksinë tonë se i dhemb ajo humbje, ai mbrëmë zhvilloi një tjetër meç në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, duke mposhtur rumunin Hubert Romankiewicz me vendim unanim pas katër raundeve. Xhilla tash ka rekord prej 8-1-0 (5 KO), dhe parasheh të zhvillon tjetër meç me 16 Prill në qytetin Chur të Zvicrës.
Kosovaboxing.org
27 Mars 2011
suksese agron te me tutjeshme