RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Oliver Dutschler: Gjithçka kishte, mashtrim, racizëm, aktgjykim, skandal, vetëm boks nuk kishte

2 min read

Vetëm një ditë pas humbjes së Agron Xhillës në Nove Zamky të Sllovakisë nga Roman Navicky, menagjeri i boksierit tonë, Oliver Dutschler refen ngjarjen për këtë duel, ekskluziv për kosovaboxing.org. “Ishte hera e parë që udhëtonim për në Sllovaki, dhe nuk e kisha iden se do të kalonim aq keq. Me të arritur atje e pash që do ta kemi të vështirë. Kryetari i Federatës së Sllovakisë ishte edhe menagjer i boksierit Roman Vanicky dhe këtë e kuptova tek kur arritëm në hotal. I thash Agronit, ki kujdes, se meçi do të jetë i përlytë, dhe kjo doli” refen Dutschler.

“Ambienti ishte mjaft madhështor ku ishin të pranishëm rreth 2000 shikues. Qysh në fillim Xhilla filloi të mbizotroj, dhe duke ia lën kundërshtarit mesin e ringut dhe duke përdorur kombinime të njëpasnjëshme. Xhilla i fitoi raundet e para. Më pastaj Vanicky mori urdhërat të bëj boks të fëlliqt, dhe këtë e bëri deri në fund duke mos lejuar Xhillën të tregon cilësit e tij. Në fillim shikuesit ishin korekt, por më pastaj treneri i Vanicky filloi ti shtyej kundër nesh.Fjalët më të rënda ishin këto nga traineri kundërshtar “Mbyte qenin Shqiptar”, i cili nuk u ndalte duke thënë shumë herë dhe duke frymëzuar çekun  thekson Dutschler.

Më pastaj Dutschler tregon se nuk do të ndaloj me kaq. “Do të ankohemi në të gjitha instancat dhe federatat e boksit, për mospritjen e mirë dhe për të gjitha paregullsitë. Ju siguroj se revanshi do të jetë i paevitueshëm” tha Dutschler, i cili ishte mjaft i inatasour. Cdo gjë kishte, mashtrim, racizëm, aktgjykim, skandal”, vetëm boks nuk kishte.

Ndërkohë Kosova Boxing kontaktoi edhe Agron Xhillën i cili ishte mjaft brengosur nga ajo humbje e padëshirueshme. “Unë nuk mendoj se kam humbur. Unë kam dhënë gjithçka në çdo rast. Unë mendova se do të ketë punuar jashtë një avantazh, por në fund u hamenda me vendimin. Ska pas nevoj me ndodh kjo, dhe më dhemb prej çfarë kundërshtari të kem humbje, kjo më shqetson” theksoi Xhilla.

Revanshi Xhilla dhe Vanicky mund të ndodh me 16 Prill, nëse menagjeri i Vancky-t, Laszlo Paszterko pranon. “Kjo do të jetë rast i mirë t`ju tregojmë që ajo që ndodhi në Sllovaki, nuk kishte të bëj asgjë me boks”  tha në fund Dutschler.

Kosovaboxing.org e faleminderon Oliver Dutschler për këto informacione enkas për agjencionin tonë.

Artan Vërbica
21 Mars 2011

4 thoughts on “Oliver Dutschler: Gjithçka kishte, mashtrim, racizëm, aktgjykim, skandal, vetëm boks nuk kishte

  1. hahah po be po shume vertet se vetem ju po ju bejm mashtreime, ju si boksera shqipetar e keni felliqur sportin me tituj dhe mashtrime te rreme…. respekt egziston vetem per luan krasniqin dhe elvir muriqin per askend tjeter

  2. bokserat bojn sakrific te madhe e i mbrojn identitetin shqipetar e shikoje punen tonde nese nuk te intereson per tjer boksera…

  3. o ardian patrioti
    nuk ke faj per kete qe thua ti se gjoja e paskan felliqur boksin keta cuna qe japin gjithcka per sportin shqiptar!!
    me thuaj ti se ca ka me teper luan krasniqi se kto djelmosha?
    luanin gjermanet edhe nga b*#a e munduan te bejne kampion po te gjith e pame qe nga ai nuk ka gje, dhe dhe eshte sportisti i vetem ne bote qe e hodhi flamurin kombtare per toke, dhe me vjen keq por per kete nuk kemi pse te mburremi! per kte le mburren gjermanet, e ne do mburremi me kto te rinj qe japin cdo kontribut per sportin shqiptar!
    a ti sdhiko mos gjen naj shka te kosoves qe te te perfaqsoje kosoven se shqiptaret nuk jan te deshiruar per ty!!

  4. Me se pari shiko emrat e boxereve e tani komentoni .
    Agron Dzila si me Bilance dhe te arritura eshte me i mirre se ai slovaku, dhe jam i bindur se ja kane vjedhe fitoren . E mose fole ksi komente kunder sportistave tane pa mare parasyshe cili eshte.
    Te gjithe e dime se ka shume tituj te ndryshem pore ky eshte boxi i diteve te sodit dhe per me te plotesu ne Ranglistat me te medha te botes vetem nje e kemi sot e ai eshte Nuri Seferi, edhe ky te kishte boxu diku ne slovaki ket meqin e fundite ku 3 here e rrezoi kundershtarin ja kishin vjedhe fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.