RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Huck kundër Godfrey sonte në Erfurt

1 min read

Kampioni botëror në ketegorinë “Cruiser” në versionin WBO, Marco Huck 29-1-0 (22 KO) do të mbroj titullin sonte në Erfurt të Gjermanisë kundër amerikanit Matt Godfrey 20-1-0 (10 KO). Kjo do të jetë mbrojtja e katër për Huck. Kjo do të jetë një rekomandim për turneun e madh “Super six cruserweight” që do të filloj vitin tjetër. “Unë e di që Godfrey është boksier i rëzikshëm, por unë kam qëllimet e mia” deklaroi Huck për mediat gjermane.

“Falenderoj Saurland Event që ma dhanë rastin të luftoj për titull bote. Huck është i mirë, por ai ende nuk ka ushtruar me një boksier të mirë siç jamë unë. Titullin do t`a dërgoj në Amerikë” theksoi Godfrey.

Kjo do të jetë ngjarja e 100-ta për promoterin Saurland Event dhe shënon histori të vërtet për klubin gjerman.

Krenar Fejzullahu
21 Gusht 2010

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.