RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Prince Bunjaku kundër Chris Bradford, sfidon titullin e botës në kategorinë e rënd

2 min read

Kikboksieri ynë i njohur që jeton dhe vepron në Australi, Atdhe Bunjaku i njohur si Prince, do të zhvilloj duelin e radhës me 4 shkurt në Altona të Australisë. Ai do ndeshët me australianin Chris Bradford. Meçi do të jetë i vlefshëm për dy titujt e kampionit të botës në diciplinën Muay Thai në kategorinë e rënd, versionet WKBF – World Kick Boxing Federation dhe IKBF  – International Kick Boxing Federation. 

Prince Bunjaku i pamposhtur i cili njeh vetëm fitoret, (15-0, 10 KO), synon fitoren e gjashtëmbëdhjetë në karrierë. Ai është kampion aktual në IKBF në kategorinë gjysëm të rënd, deri 82 kg dhe ka pranuar sfidën të kërkoj edhe titullin e botës në peshën e rënd deri 100 kg. Meçi është dashur të zhvillohet në korrik të vitit të kaluar, por për arsye të pandemisë botërore është dashur të pritet për një datë tjetër. 

“Përkundër që veproj dhe jetoj në Australi jam shumë i gëzuar që unë ndjekëm nga mediat shqiptare kudo, si Kosova Boxing. Kjo më bënë mjaft krenar” theksoi Prince Bunjaku për Kosova Boxing. 

Bunjaku është me origjinë shqiptarë. Babai i tij është nga Gjakova, ndërsa nëna nga Manastiri. Të dy prindët e tij kanë emigruar prej kohësh në Australi, ku Atdheu është lindur në Australi. Ai në të gjitha meçet e tij prezentohet si shqiptarë duke ngritur me krenari flamurin kombëtar si dhe atë australian.

“Do të jetë një sfidë e re për mua. Dua të shpallem kampion i botës edhe në kategorinë e rënd”, theksoi Bunjaku.

Kundërshtari i Bunjakut, Chris Bradford është kikboksier i respektuar. Ai ka bilanc prej 27 fitoreve, (9 KO), një barazim dhe 12 humbje. 

Për mediet australiane ai ditë më parë kishte deklaruar: “Princit do ti shkaktoj dhembje. Do ta mposhti dhe do t’ia rrëmbej titujt. Ai asnjëherë më parë nuk është ndeshur më një kalibër siç jam unë”.

Ditë më parë dy kikboksierët u prezantuan për mediet australiane. Meçi po pritet me padurim nga adhuruesit e kikboksit australian por edhe atij botëror.

www.kosovaboxing.org
8 janar 2022 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.