Mati shkëlqen në fitoren e tretë
1 min readMadison Square Garden, New York, 18 janar 2019 – Reshat Matit iu kanë dashur vetëm 30-sekonda për ta përmbyllur ballafaqimin me afrikanin Benyamin Borteye.
Mati (3-0, 2 KO) dhe Borteye (4-4-0, 4 KO) e filluan ashpër duke hedhur grushte që nga ndëgjimi i gongut të parë. Më i suksesshëm ishte Mati i cili me gjeti nofullën e Borteyes duke e goditur me një kroshte të majtë dhe duke i dhënë të djathtën e fortë. Me këtë rast Borteye ra në dysheme, ai u ngrit për të vazhduar më tej, por ishte Mati i cili pa rreshtur goditi atë duke detyruar gjyqëtarin të hyj në mes për të përfunduar përballjen.
Kosova Boxing në fillim të këtij viti i dhuroi dy tituj si: “Boksieri më i mirë amator për 2018” dhe njëkohësisht “Debutuesi më i mirë profesionist për 2018”.
www.kosovaboxing.org
20 janar 2019