RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Reshat Mati fiton “National Golden Gloves” për 2018

2 min read

Ralston Arena, Omaha, Nebreska, SHBA, 12-19 maj – Me suksesin e arritur dy muaj më parë në turneun “New York Metro – 2018”, Reshat Mati kishte fituar të drejtën të marrë pjesë në turneun “National Golden Gloves – 2018”. Vitin e kaluar nuk ia doli, por këtë vit arriti duke u shpallur boksieri më i mirë amerikan në kategorinë e velter.

Në një konkurrencë mjaft të vështirë ku 28-të kampion të gjitha shteteve të Amerikës ia kishin mësyer në Omaha të Nebreskas. Mati kaloi pesë pengesa duke dalur kampion. Ai shkruan histori i cili bëhet boksieri i dytë shqiptar pas Naim Terbunjës që ngadhënjen në një kompeticion mjaft domethënës. Terbunja e kishte fituar me 2009.

Meçin e parë Mati e kaloi pa luftë. Në meçin e dytë u takua me kampionin nga Mid-South, Javonn Davis duke e mposhtur me rezultat 4 me 1. Me këtë fitore Mati depërtoi në çerekfinale. Ai në çerekfinale shkëlqeu duke e mposhtur kampionin e Knoxville, Sean Charleston, bindshëm me 5:0. Në gjysëmfinale boksoi me kampionin e Florida-s, Jahmeer Edwards. Edhe këtë përballje Mati e fitoi me 4:1. Finalja e priste me kampionin e kampionin e Cincinatti-t, Lavers Carter. Pas një dueli të fortë Mati e fiton Carterin me 4:1.

Ky suksesë Mati hap një shteg dhe rrugë drejt Lojrave Olimpike në “Tokyo 2020”. Ai ka potencial për të përballur me gjithë kundërshtarët e botës në kategorinë e tij. Shpresojmë që shëndeti dhe fati sportiv ta përcjellë. Ai është vetëm 19-vjeçar dhe ka shumë potencial.

Përgatiti: 
Artan Vërbica
21 maj 2018 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.