RTK

RTKLive
17 Nëntor, 2026

Crawford vs. Indongo dyluftojnë këtë fundjavë për unfikimin e titujve botëror

1 min read

Dy kampionët botëror në dy versionet e ndryshme, në kategorinë super të lehtë, amerikani Terence Crawford në (WBC – WBO) dhe afrikani nga Namibia, Julius Indongo (WBA – IBF) do të takohen këtë fundjavë, të shtunën me 19 gusht në Lincoln të SHBA-ve, për unifikimin e katër titujve botërorë. Të dielen në mëngjes me kohën tonë do të kemi kampionin e padiskutuar botëror në kategorinë super të lehtë.

Të dy boksierët janë të pamposhtur, Crawford (31-0, 22 KO) dhe Indongo (22-0, 11 KO) që nuk dinë për humbjet. Kjo tregon se sa i vlefshëm dhe sa interesant do të jetë kjo përballje ku fitorja për secilin do të jetë mjaft e vlefshme dhe aspak e lehtë. Përballja nuk do të jetë vetëm e dy boksierëve të klasit botëror, por edhe dy promoterëve më të fuqishëm në botë, TOP-RANK e Bob Arum e cila menaxhon Terence Crawfordin dhe MATCHROOM e Eddie Hearn e Julius Indongo.

Favorit konsiderohet Crawford por pa gjasa nuk do të jetë as Indongo.

www.kosovaboxing.org 
17 gusht 2017

 

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.