Garcia apo Thurman do të dal fitues nesër mbrëma!
2 min readDy të pamposhturit, dy kampionët botëror në kategorinë velter, Danny Garcia (33-0, 19 KO) dhe Keith Thurman (27-0, 22 KO) do të boksojnë këtë fundjavë të shtunën në Barclays Center në Brooklyn të New York-ut për dy titujt e kampionit të botës në WBC dhe Super WBA.
Duke ditur vlerën e dy boksierëve, ky meç është i paprashikueshëm sa i përket fituesit sepse të dytë janë të nivelit të lartë.
Të dy boksierët kanë mposhtur emra të mëdhenjë gjatë karrierës së tyre. Garcia ka mposhtur ish-kampionët botëror is Roberto Guerrero – UD 12, Paul Maliggnagi – TKO 9, Lucas Matthyesse – UD 12, Zab Judah – UD 12, Erik Morales dy herë me KO 4 dhe UD 12, Amir Khan – TKO 4, etj. Ndërsa Thurman ka mposhtur më pak emra të mëdhenj por gjithsesi fitoret e tij ndaj Shawn Porter – UD 12, Robert Guerrero – UD 12, Leonard Bundu – UD 12 etj, e bëjnë gjithsesi boksier me vlera të mëdha.
Për të ndarë një mendim rreth këtij meçi kontaktuam ish-boksierin tonë të mirënjohur Elvir Muriqin i cili njeh rrjedhat e boksit amerikan dhe njeh të dy boksierët tanë mjaft mirë:
“Danny Garcia është më gjatë në skenën e boksierëve të mëdhenj, ndërsa që Thurman në vitet e fundit ka dëshmuar cilësit e tij duke u treguar me më të mirët. Kam përcjellur edhe përgatitjet e dy boksierëve që nga paralajmërimet, pastaj finalizimi i marrëveshjes për meçin e tyre dhe përgatitjet që kanë bërë dy boksierët. Dhe nga ajo që kam parë unë e shoh se Thurman është më shumë se kurr i uritur për suksesë, ky mendoj do të jetë çelësi i këtij meçi, egoja më e madhe e tij për fitore. Pastaj është gjatësia e tij që i përshtatet kundër Garcia-s. Garcia mund të fitoj vetëm me nakaut out, ndryshe jo, fiton Thurman” theksoi Muriqi për Kosova Boxing.
Raportin e gjërë nga ky meç do t`ju sjellim pas meçit me një analizë nga Kosova Boxing.
www.kosovaboxing.org
3 mars 2017