RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Mirdi Limani

2 min read

Mirdi Limani u lind dhe u rrit në Strugë. Si fëmië i kishte pasion sportet luftarake mirpo nuk kishte mundësinë në qytetin e lindjes ti tregon talentin e tij. Në vitin 1992 shpërngulet për në Gjermani, ku vendoset në qytetin Hanua. Nga rinia e tij e hershme u përqëndrua te sportet luftarake ku talenti dhe puna e bëri atë njërin ndër luftëtarët më të mëdhenjë ndër shqiptarët në sportet luftarake.

Në vitin 1997 fiton titullin a parë në kategorinë “Welter” në diciplinën Thai Kick-box ku shpallet kampion WKA i Gjermanisë. Një vit më vonë me 1998 fiton titullin WKA Internacional të Gjermanisë. Në vitin 1999 sfidon titullin e kampionit Evropian në versionin WKA ku shpallet kampion në kategorinë “Welter”. Në vitin 2000 fiton titullin WKA Intercontinental. Sukseset më pastaj vetem shtohen kun ë vitin 2001 fiton tullin e kampionit botërorë në versionin WKA. Gjatë vitit 2001 dhe 2002 arriti të mbron këtë titull disa here duke mbajtur brezin nën prone të tij. Në vitin 2003 sfidon një tjetër brez të kampionit botërorë ku fiton titullin e kampionit botërorë të versionit WTKL. Një vit më vonë fiton me 2004 fiton edhe një titull tjeter, atë të versionit WMAO.

Në vitin 2006 në palestrën e njohur Ballsporthalle në Gjermani zhvillon njërën ndër luftat më të rëndësishme në karierë. Limani luftoi për titullin ISKA – (International Sport Kikboksit Association) kundër kampionit K-1 Max, amerikanit Fernado Calerros. Limani fitoi në një luftë në pesë raunde ku spektakli dhe audienca e këtij dueli ishte emituar jo vetëm në Gjermani por edhe më gjërë.

Mirdi Limani nga viti 2006 është përballur me lëndime të një pas njëshme. Ai ka vuajtur nga një lëndim në dy kofshët e këmbëve. Ai është kuruar dhe ka pasur për qëllim të rikthet vitin e kaluar me 15 Nëntor 2009 në një duel në Sarajevë por ka vendosur të përgaditet sa më mirë për rikthim në këtë vit.

Mirdi Limani poashtu ka klubin e tij në Frankfurt, Limani Gym ku punon edhe si trainer në shumë diciplina si karate, kick-box, Tea-Bo, Thai Kick-Box.

Titujt :

1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA
1998 – Kampion Intercontinental në versionin WKA
1999 – Kampion Evropian në versionin WKA
2000 – Kampion Intercontinenatl në versionin WKA
2001 – Kampion botërorë në versionin WKA
2002 –  Kampion botërorë në versionin WKA
2003 – Kampion botërorë në versionin WTKL
2004 – Kampion botërorë në versionin WMAO
2006 – Kampion botërorë në versionin ISKA

1 thought on “Mirdi Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.