RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Shala dhe Maliqi triumfojnë me KO në Mynih

2 min read

Adrian RaatzMynih, Gjermani, 20 qershor 2015 – Granit Bylygbashi dhe Adrian (Maliqi) Raatz kanë triumfuar në Mynih të Gjermanisë me KO. Te dy boksierët treguan boks cilësor ndonëse kundërshtarët e tyre nuk arritën ti mbajnë të gjitha raundet.

Bylygbashi, 5-0-1 (3 KO) përball pati serbin Aleksandër Jankoviq, 8-35-0 (6 KO). Bylygbashi kontrolloi gjithë meçin që nga fillimi deri në raundin e tretë kur Jankoviq nuk arriti më di duroj goditjet dhe dorëzoi meçin. Ai gjatë këtyre tre raundeve mori shumë goditje.

Granit BylygbashiGranit Bylygbashi 2Adrian Raatz 2“Jam i gëzuar për fitoren. Që nga fillimi pata incijativë dhe fitorja erdhi në raundin e tretë ku ai nuk arriti më të mbrohet. Kjo fitore vjen në momentin e duhur pas atij barazimi të papritur që pata në Suedi. Kësaj radhe nuk nxitova dhe bëra boksin tim” theksoi Bylygbashi për Kosova Boxing.

Boksieri tjetër shqiptarë, Adrian (Maliqi) Raatz poashtu pati paraqitje të mrekullueshme. Maliqi mposhti serbin Misa Nikoliq 20-34-2 (9 KO) me nakaut në raund të tretë. Boksieri i cili stërvitet nga trajneri shqiptar Agron Kurtishi, tregoi se ka të ardhme të ndritshme, ndërsa që shënoi fitoren e shtatë në karrierë (6 KO) karshi një humbje që ka në karrierë.

“Jemi duke punuar me hapa të sigurt dhe besojmë që ngadal do të afrohemi aty ku pretendojmë, por Adriani është vetëm 21-vjeçar dhe ne nuk ngutemi sepse karrierën e kemi para” theksoi Nexhat Maliqi, babai i Adrianit për Kosova Boxing.

Mbrëmja u organizua nga shqiptari Agron Kurtishi i cili edhe një herë mbledhi disa nga boksierët perspektiv që ka në ekipin e tij dhe disa të tjerë që po shkëlqejnë në Gjermani. Krahas Maliqit dhe Bylygbashit, Kurtishi në programin e tij pati edhe boksierin romun James Chereji 9-0 (8 KO) i cili mposhti boksierin nga Gjeorgjia Avetsian Kakhaber me diskualifim në raund të nëntë. Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vitë, boksierja që menaxhohet nga Kurtishi, Xenia Jorneac 3-1-0 (1 KO) mposhti gjeorgjianen Sopia Putkaradze me vendim unanim pas katër raundeve.

Në programin e Fight-Power e Kurtishit u zhvilluan edhe katër meçe në diciplinën e kikboksit, K-1 dhe gjashtë meçe të boksit profesionist gjithsejt.

“Kjo është ngjarja ime e pestë për tre vite dhe jam shumë i gëzuar me paraqitjen e boksierëve dhe kikboksierëve të mij, por edhe të atyre që na nderuan dhe madhështuan ngjarjen time duke e bërë këtë ngjarje edhe më të bukur. Poashtu falenderoj gjithë shikuesit që ishin të pranishëm dhe në numër të madh. Me këtë prezentim dhe interesim duhet të mendoj ta bëjë në të ardhmen në një vend më të madh ku ne çdo ditë po rritemi” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
22 qershor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.